Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | (Lajmet Ditore) Zyrtarët e grusht shtetit do të ndiqen penalisht nga ekip ndërkombëtar | |
Një ekip ligjor i prokurorëve ndërkombëtar janë porositur nga Partia për Liri dhe Drjtësi e presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi, për të hetuar grusht shtetin e 3 korrikut. Ekipi ka lëshuar një listë të individëve të cilët do të ndiqen penalisht, i cili përfshinë shumë zyrtarë të lartë si: Gjeneral Abdul-Fatah al-SISI, presidenti i përkohëshëm Adly Mansour dhe kryeministri i përkohëshëm Hazem el-Beblawi. Nga ligjet e jurisprudencës univerzale, emrat e individëve në këtë listë janë duke u hetuar për krime kundër njerëzimit gjatë grusht shtetit, dhe nuk do të mund të udhëtojnë jashtë Egjiptit. Të gjitha vendet që janë pjesë e marrëveshjes së jurisprudencës univerzale do të duhet ndjekur penalisht të akuzuarit, pavarsisht se ku janë kryer krimet. Ekipi udhëhiqet nga Prokurori i Lartë Britanik Keneth Macdonald. Lista e atyre që do të ndiqen penalisht është kjo: Adly Mansour, presidenti i përkohshëm i Egjiptit Hazem al – Beblawi, kryeministër në qeverinë e përkohshme Gjeneral Abdul - Fatah al – Sisi, Ministër i Mbrojtjes dhe kreu i grushtit të shtetit Gjeneral Sobhi Sedqi, Shefi i Shtabit të Ushtrisë egjiptiane Gjeneral Mohamed Ibrahim , ministri i brendshëm Ziad Baha Al – Din, zëvendëskryeministri dhe ministri i përkohshëm për Bashkëpunim Ndërkombëtar Nabil Fahmi, Ministër i Jashtëm Hosam Isa , Ministër i Arsimit Ahmed Jalal, Ministri i Financave Adel Abdul – Hamid, Ministër i drejtësisë Dorriya Sharaf el - Din, Ministër i Informacionit Gjeneral Mohamed Al - Tihami, shefi i Shërbimit Inteligjent Gjeneral Usama Al - Jondi, shefi i Forcave Detare Gjeneral Junis Al - Masri , shefi i Forcave Ajrore Abdul Min'em Altras , shefi i Mbrojtjes Ajrore Mohsen Al - Shathli , shefi i Komitetit Operacionit të Forcave të Armatosura Gjeneral Teuhidi Tawfiq , shefi i Kompleksit Ushtarak Qendror Gjeneral Sayed Shafiq , zëvendës Ministër i Brendshëm për Siguri të Përgjithshme Hasan Al - Kadi , zëvendës ministër i brendshëm, dha dorëheqjen më 26 gusht 2013 Gjeneral Ashraf Abdullah, zëvendës ministër i brendshëm për Siguri Qendrore Gjeneral Usama Al - Sagher, zëvendës ministër i brendshëm në Departamentin e Sigurisë Kajro Gjeneral Ahmed Helmi, zëvendës ministër i brendshëm për Siguri të Përgjithshme Gjeneral Khalid Tharwat, shef i Shërbimeve për Siguri Kombëtare./mesazhi | |
|