Plakem, e për nënën time gjithnjë jam i vogël. Ulem, por te ajo
gjithnjë jam fëmijë. E vetmja ajo për mua ka derdhur lot, qumësht dhe
gjak. Të gjithë më kanë harruar, po jo edhe nëna ime. Të gjithë më
kanë lënë, përveç nënës sime. Bota për mua u ndryshua, por jo edhe
nëna. Për Zotin, nënë, sa here i ke fshirë lotët prej fytyrës kur kam
shkuar në rrugë? Sa net ke kaluar pa gjumë kur të kam munguar? Sa net
ke kaluar pranë meje kur kam qenë i sëmurë.?
Nënë! Kur kthehesha nga udhëtimi, më prisje në derë me sy të përlotur
nga gëzimi, ndërsa kur udhëtoja, më përcillje me pikëllim në zemër...!
Nënë.
Më ke bartur në prehër me dhembje dhe vuajtje. Më linde me klithma dhe
rënkime. Më përqafove dhe më prite me puthje dhe buzëqeshje.
Nënë..
Asnjëherë nuk ke qarë deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar përderisa nuk
më ke parë mua të lumtur. Kur unë buzëqeshja edhe ti buzëqeshje edhe
pse nuk e dije shkakun. Ndërsa kur vija e pikëlluar, ti qaje edhe pse
nuk e dije shkakun. Tek ti isha e falur para se të gaboja dhe e harroje
gabimin tim para se të pendohesha. Më arsyetoje para se të kërkoja
falje.
Nënë...
Kush më lavdëronte, ti i besoje edhe sikur të më shpallte mbret i
njerëzve. Kush më kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur t'i sillte
edhe dëshmitarët më besnik. Vetëm ti ke qenë e preokupuar me brengën
ndaj meje.
Nënë..
Unë jam gjëja më e rëndësishme për ty, tregimi më i bukur, dëshira më
e ëmbël. Këto më bëjnë të ndjehem mirë, ndërsa ti mendon se kjo nuk
është e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallëngjimi për mua...
Nënë...
Sikur të mundem që me lot falënderimi t'i lajë këmbët tuaja, nga turpi
edhe këpucët tuaja.