Kush është në linjë | 530 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 530 vizitorë :: 1 Bot
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Pyetje per nenen | |
| | Autori | Mesazh |
---|
islami Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 4 Data e regjistrimit : 15/05/2010 Mosha : 34 Nacionaliteti-Sheti : Austri
| Titulli: Pyetje per nenen Sun 16 May 2010 - 0:01 | |
| Selamu alejkum, kam baben shqiptar nenen nga spanja, kur u martua me babain tim ajo ka pranuar fejen islame, por ajo nuk na ka sjell mua dhe vllaznijte e mi sikur femije te saj, gjithmon na ka krijuar mosmarrveshje mes babes dhe tjert pjestart e familjes te babes. tashti jan da prinde, une dhe vllaznijte jetojm me baben, ndersa nena u largua. Tashti ajo u largua na rruga e Allahut, xh.sh., dhe nuk deshiron te na shohe neve, un merzitem cdo her kur e takoj ne qytet sepse ajo kthen shpinen dhe largohet, shum her e kam thirr ne telefon sepse e kam nene dhe me mungon, por ajo cdo her me thot mos me thirr me sepse ja humbi kohen dhe qe nuk don me dit asgje per mua dhe vllaznijte. Pyetja ime esht a kam gjynahe tash qe nuk e thirri nenen time sepse cdo her me keqtrajton ne telefon dhe merzitem shum edhe pse e kam nene ??? ju faleminderit Allahu xh.sh ju shperbleft Lexuar gjithësej | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: Pyetje per nenen Sun 16 May 2010 - 0:39 | |
| Alejkumu selam i nderuari vlla pyetja juaj do te shqyrtohet sepse me sa e pashe ju kur e postuat pyetjen Hoxha vetem s ekishte dale une do ta mar pyetjen ne word dhe do tja dergoj Hoxhes dhe inshallah aj neser do te pergjigjet. | |
| | | AFET BEADINI Imam-Aktiv
Numri i postimeve : 202 Data e regjistrimit : 15/04/2010 Mosha : 47 Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR
| Titulli: Re: Pyetje per nenen Sun 16 May 2010 - 21:21 | |
| Alejkum Selam Vëlla I nderuar. Sipas mësimeve islame Fëmija obligohet që të ketë sjellje të mira dhe ti respektojë e ti prindërit e tij. Respektimi ndaj tyre duhet te përforcohet me vepra të matura dhe të sinqerta. Më tepër potencohet obligimet e fëmijëve ndaj nënës për shkak të mundimeve që I përjetonë ajo gjatë shtatzënisë, lindjes gjidhenjes dhe kujdesit për ritjen e tij. Në këtë kontekst All-llahu xh.sh thotë: 15. Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, ……. (ahkaf 15) 23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). 24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". Isra 23-24)
Kjo tregohet edhe ne Hadithet e pejgamberit a.s. Poashtu Muhamedi a.s mosrepektimin e prinderve e numren ne mëkatet e mdha…. Më e bukura e Islamit rreth prindërve është ndalimi I mosrespektimit të tyre, qofshin edhe idhujtarë e pabesimtarë madje qofshin edhe aq ekstremist; saqë orvaten ta largojnë fëmijën e tyre musliman nga islami. Në këtë kontekst All-llahu xh.sh thotë: 14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. 15. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar. Suretu Lukman 14.-15 Më këto dy ajete muslimani urdhërohet që të mos I dëgjojë për atë që urdhërojnë që ta bëjë, sepse nuk respektohet krijesa që e urdhëronë në mëkate kundër krijuesit. Në anën tjetër, ai urdhërohet t’I respektojë e të sillet mirë me tan ë cështjet e kësaj bote por pa rënë nën ndikimin e tyre në besimin e tij. Ai duhet ta përcjellë rrugën e besimtarëve mirëbërës që I mbështeten Zotit, ndërsa ceshtjen e prindërve të tij ia le Gjykatësit më të drejtë, atëherë kur prindërit nuk do të mund të ndihmojnë fëmijën e as fëmija prindërit e tij. Pa dyshim , ky është kuli I tolerancës që nuk e ka aritur asnjë fe tjetër.
Në pyetjen tuaj Shkrut.. pasi ajo eshte nena juaj, edhe pse eshte e ndare nga ju dhe babai juaj, do te ishte mire qe te mundoheni ti rregulloni mardheniet me te. Nese edhe kjo nuk arihet se paku mundohu te silleni mire me te kur ta takoni. Edhe pse ju Permendet se ajo asnjehere nuk na ka pranuar si femijet e saj, apo nuk eshte sjellur mire me ju, por prape se prape ajo u ka lindur. Une nuk i dije rethan ku jetoni dhe motivet e tjera qe te te jape ndonje pergjigje me konkrete. Zoti ju ndihmofte. All-llahui e dijnë më së miri Afet Beadini | |
| | | islami Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 4 Data e regjistrimit : 15/05/2010 Mosha : 34 Nacionaliteti-Sheti : Austri
| Titulli: Re: Pyetje per nenen Sun 16 May 2010 - 21:52 | |
| selamu alejkum, Ju faleminderit per pergjigjen zoteri Afet Beadini, por pas gjith at mund per te na lindur neve femijet, perse pasi u nda nga babai u nda dhe prej neve, masi ka patur mund perse, nuk ka deshir te na shohe me as te ndegjoj mir e as keq per neve. Pasi u nda me babaen ajo u largua nga feja islame, a ka ndikim ky largimi i fejes qe nuk na don me??? Ju faleminderit Allahu xh.sh. ju shperbleft | |
| | | Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| Titulli: Re: Pyetje per nenen Mon 17 May 2010 - 1:31 | |
| Es-selamu alejkum, së pari ju falemenderojm për pyetjen dhe besimin tuaj ndaj nesh, njëkohësisht edhe ne ndajm brengën tuaj. Me sa e kuptuam pyetjen tuaj, bëhet fjalë për respektin e nënës. Sipas Kur`anit Famëlartë Allahu xh.sh urdhëron që adhurimi ti bëhet vetëm Atij, ndërsa, respekt nënës dhe babës. Në suretul Bekare Ajetin 83 Allahu xh.sh thotë: ".....mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira;........"(Bekare:83) Pra sipas këtij ajeti Kur`anor respekti I prindërve vjen menjëherë pas adhurimit ndaj Allahut xh.sh. Edhe pse nëna ju largon juve, prap se prap ajo mbetet nënë për juve, duhet respektuar edhe pse ajo juve ju largon (refuzon). Edhe pse ajo nuk lejon juve që të bisedoni në telefon ose në rrugë, ju prapseprap do të bëni lutje (dua) tek Allahu xh.sh dhe të mundoheni që të gjeni mënyra apo metota se si të hyni në bised me nënën tuaj. Rasti juaj nuk është I pari , e as që do të mbetet I fudnit, raste të tilla kemi shumë për të cilat raste na rrëfen edhe Kur`ani famëlartë si shembull e kemi rastin e Ibrahimit a.s me të atin etij Azerin edhe spe ai nuk e pranoi thirjen që ja bënte Ibrahimi a.s që të hyj në fenë Islame, aj ishte edhe shkaktari kryesor për djegjen e tij mirpo Allahu xh.sh edhe përkundër kësaj e urdhëroi që të sillet mirë ndaj tij. Ibrahimi a.s kur u largua prej të atit aj ju lut Allahut për babain e tij me këtë lutje:Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit.(Esh-shuara:89) Sipas këtyre shembujve duhet që edhe ju ta luteni Allahun xh.sh që t`ia zbut zemrën dhe ta udhëzon në të vërtetën.
Allahu e dinë më së miri. U përgjigjën: Mr.Uzeir Ibrahimi Hoxhë-Burim-Sherifi | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Pyetje per nenen | |
| |
| | | | Pyetje per nenen | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |