Muhamedi a.s. ka thene:
“Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për rrugë, e një ditë i zuri nata para
një shpelle, në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe
plotësisht e mbylli hyrjen e shpe-llës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shk¬ëmb është
vetëm që ta lusim All-llahun e Madhërishëm që ta largojë për hir të vep¬rave
tona të mira.”
Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe
asnjëherë para tyre nuk u kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as
mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë
për kopenë time, e nuk iu erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola
qumështin në enë dhe ua solla, por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoj,
por edhe që t’i ushqej familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë
dhe kam shi¬kuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgja¬tur deri në agim. Fëmijët
e mi aty te këm¬bët e mia, klithnin të uri¬tur, por u kam dhënë qumësht pasi
prindërit janë zgjuar dhe kanë pirë qumështin që u kisha sjellë. O Zoti im! Nëse
këtë e kam bërë vetëm për Ty e për askë tjetër, atëherë na e largo ne¬ve këtë
shkëmb nga hyrja e kësaj shpe¬lle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi lëvizi pak, por
jo edhe aq sa të mund të dalin!
Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam
dashuruar më tepër se tërë botën, - sipas një transmetimi tjetër - e kam dashur
aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat
prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbre¬tëronte uria e kushërira
e dashur më erdhi dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet me mua.
Dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë u bëra pronar i saj, - sipas një transmetimi
tjetër - kur e përqafova ashtu siç e përqafon burri gruan e tij, ajo (duke qarë)
më tha: “Frikësoju All-llahut dhe mos ma merr virgjinitetin pa të drejtë.”
Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më
tepër se çdokë tjetër, e lëshova në liri duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fi¬tuar kënaqësinë Tënde, na e largo
këtë në të cilën jemi!” Shkëm¬bi përsëri lëvizi edhe pak nga hyrja e shpellës,
por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.
Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar, përveç një njeriu i cili u largua para se ta merrte mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si du¬het dhe pasuria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im më erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devetë dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar.” Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe shkoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe e vazhduan rrugën.”
(Muttefekun alejhi)