Gjërat që duhet tu përmbahet femra kur të dali jashtë shtëpisë:
1. Hixhabi.
2. Mos përdorimi i parfumit.
3. Të eci ngadal, në atë mënyrë që të mos dëgjohet zhurma e këpucëve të saja, All-llahu teala thotë: “Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre.”
4. Nëse del jasht së bashku me motrën dhe në afërsi të tyre ka meshkuj, mos të flasin në mes vete por nuk do të thotë se zëri i femrës është auret, mirëpo, mund të ndodh që zëri i tyre të bëhet shkas që t’u bëj fitne meshkujve.
5. Të kërkoj leje nga bashkëshorti i saj, nëse është e martuar.
6. Nëse udhëton në largësi që nënkupton udhëtim, mos të dal pa Mahrem.
7. Mos të përzihet me meshkuj.
8. Të jetë e pajisur me turp.
9. Të ul shikimin.
10. Mos ta heqi veshjen e saj, që do të thotë zbulimi i saj (i trupit), pasi me të vërtetë i Dërguari (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë: “Çdo grua e cila e heq veshjen e saj tek ndonjë shtëpi tjetër pos shtëpis së burrit të saj, me të vërtetë e ka hequr mbulesen [sutren] ndërmjet saj dhe Zotit të vet”
Përktheu:Ebu Unejs