Sa është i logjikshëm perceptimi "Ose krejt ose hiç"?
Disa njerëz si moto të jetës kanë zgjedhur perceptimin "Ose krjet ose hiç"! Ndërsa nëse analizojmë më mirë do të vërejmë se një perceptim I tillë I jetës nuk është tjetër vetëm se një nga shumë pengesat që njerëzit, gjërat që I besojnë si dhe jetën, t`i përjetojnë ashtu si dueht. Dikush nis të bën diçka por në kokë ka këtë mendim ose e bëjënë krejt ose nuk bëj asgjë, kur e sheh se nuk bëj asgjë, kur e sheh se nuk do t`ia dalë t`i bëjë krjet atëherë mendojnë se është e udhës që ta lënë edhe atë që mund ta bëjë.
Por në këtë rast jo vetëm se mbetete pa vepra por bëhet pishman edhe për ata që I ka bërë. Pra mbeten në një qorrsokak. Një qasje e tillë ndaj jetës është tejkalim I kufijve nuk I sjell dobi askujt, njerëzit e tillë janë në mëdyshje dhe veprojnë herë në një anë e herë në tjetrën duke tejkaluar çdo kufi të asaj që është e logjikshme. Duke dashur të bëjë çdo gjë në fund mbetet pa asgjë. Feja islame ka disa rregulla që në rast se iu përmbahemi do ta kemi shumë lehtë t`i shmangemi tejkalimit të kufijve e në rastin tonë t`i shmangemi pasojave të këqija që lindin nga një qasje e tillë ndaj jetës siç është "ose krjet ose hiç!". Një nga rregullat është kjo: Ma la judrekullahu, la judreku kul-luhu....është nga rregullat e cila përfishet nëpër të gjitha librat e legjistraturës islame që përafërsisht ka këtë domethënie: Nëse një gjë nuk arrin ta bësh në tërësi nuk dueht ta ndërpresësh edhe atë që që mund ta bësh. Filloni me ato vepra që mund t`i bëni, ndërsa për ato vepra që për momentin nuk mund t`i bëni duhet të mendoni dhe dëshironi që edhe atyre një ditë t`ju vijë radha.
Me kohë do të shihni se gjërat që dikur I dukeshin të rënda tanimë vetëm se janë bërë të lehta. Aq më tepër me kohë ato do të bëhen tërheqëse dhe veprimi I tyre për ju do të jetë kënaqësi e vërtetë. Askush, përveç pejgamberëve, nuk ia ka dalë që fenë që nga fillimi ta përjetojë në mënyrë të kompletuar. Ne njerëzit e thjeshtë gjithnjë bëjmë gabime si dhe kemi mangësi të shumta. Ka gjëra që nuk I kemi bërë ose I kemi bërë gabime. Një gjë mund të na shpëtojë nga kjo....shpresa dhe vendosmëria jonë se në të ardhmen do të mund t`i bëjmë edhe ato gjëra që tani nuk I bëjmë. Shpresa dhe vendosmëria kanë forcë të na shpëtojnë në shumë raste si psh: Nëse keni ndonjë ves të keq që ju mundon, atëherë nuk duhet të friksoheni! Së pari duhet të vendosni mandej bëhuni të qëndrueshëm tregoni vullnet të fortë, do të shihni se për brenda një kohe kjo vendosmëri do të jep fryte dhe sëshpejti do të mund t`i shmangni ato vese....
Kjo është ashtu për arsye se Allahu xh.sh fuqiplotë atyre që kanë nijet të pastër u krijon shkaqe e mundësi. Ndoshta keni dobësi sa I përket ibadetit dhe për këtë shkaka ju han ndërgjegjja? Sidoqoftë përsëri mos hinqi dorë nga ato vepraqë keni filluar t`i bëni edhe pse janë pak, me kohë do të shihni se Allahu xh.sh ka thënë të vërtetën kur thotë;
"Kush më afrohet një hap Unë I afrohem dy hap". Me qëndrueshmërinë dhe vullnetin tuaj do të shihni se do të ngadhënjeni duke u bërë një besimtarë I vërtetë dhe me tërë veçoritë tjera përcjelëlse.
Assesi mos t`ju kaplojë perceptimi I gabuar "Ose krejt ose hiç" sepse me siguri se një gjë e tillë do të ju shpijë në humbje të vërtetë, në ardhmërinë tuaj shikoni me shpresë dhe me ebsim se do të bëhetë më mirë. Dhe kurrë mos harroni një gjë : Nuk është humbës I vërtetë luftëtari që e humb luftën apo tregtari që e humb pasurinë, sepse ai që e humb pasurinë ka shpresë se përsëri do të fitojë edhe ai që e humb luftën përsëri ka shpresë se herën e ardhshme do të fitojëpor humbës I vërtetë është ai që e humb shpresën....