REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: DY REKATE DO TË MË ISHIN MË TË DASHURA SE SA KREJT DYNJAJA Fri 17 Sep 2010 - 15:54 | |
| DY REKATE DO TË MË ISHIN MË TË DASHURA SE SA KREJT DYNJAJA Një ditë një dijetar islam kishte shkuar tek varrezat që t’i vizitonte, të përkujtonte vdekjen dhe të merrte mësim nga gjendja e të vdekurve. Kur u kthye, e pa një pemë afër kështu që u afrua të pushonte nën hijen e saj, sepse ishte verë dhe ishte vapë e madhe. Para se të ulej, meqë ishte me abdes, i fali dy rekate, pastaj u ul. E kapi një kotje gjumi dhe kështu pa një njeri nga të vdekurit, i cili erdhi duke tërhequr zvarrë qefinin. I dha selam dhe qëndroi te koka e tij.
- A më njeh mua? – tha. - Unë jam pronari i këtij varri afër teje, erdha të të flas për një çështje të madhe. - Ç'është ajo? – i tha ky. - A i ke parë ato dy rekate që i fale më parë? – tha ia. - Po! – thotë ky dijetari. - Për Zotin! Unë kam shumë dëshirë të kthehem në dynja dhe t’i fali dy rekate të tilla! –tha ai. Ju o të gjallë, jeni miskinë! Ju punoni, por nuk dini, ndërsa ne të vdekurit dimë (se e kemi parë si qëndron puna), por nuk mund të punojmë. Na ka dalë nga dora rasti i jetës së dynjasë. U zgjua njeriu nga gjumi duke marrë një këshillë të madhe nga pronari i varrit afër tij!_________________ | |
|