islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
559 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 559 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty96%KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty0%KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty0%KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty0%KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty1%KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty2%KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Shemsi
S.Moderator
S.Moderator
Shemsi


Numri i postimeve : 1500
Data e regjistrimit : 26/11/2009
Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland

KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty
MesazhTitulli: KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA   KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 26 Oct 2011 - 3:25

KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Keshtu%20nenshtrohet%20dynjaja
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA
SHKRUAN: LULZIM SUSURI

Enes ibën Maliku përmend se e ka dëgjuar Profetin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë:

“Kush synon ahiretin (botën tjetër) Allahu ia bashkon (zvogëlon) problemet, ia mbjell pasurinë në zemër dhe i vjen dynjaja nga pas, edhe pse nuk dëshiron (që t’i vijë). Ndërsa kush synon dynjanë (këtë botë) Allahu do t’ia shpërndajë (shumojë) problemet, ia vendos varfërinë mes syve të tij dhe nuk i vjen nga dynjaja më shumë se ajo që i është caktuar (në kader).”

Zinxhiri i hadithit: Hadithin e transmeton Enes ibën Maliku dhe Zejd ibën Thabiti. Kurse e shënon imam Ahmedi në Musned, 5/183, Ibën Maxhe në Sunen, Darimiu në Musned, Ibën Hibani nr. 82 dhe 83 etj. Ky hadith konsiderohet i saktë në bazë të senedit (zinxhirit të transmetuesve), i cili e përcjell atë. Atë e saktëson Ibën Hibani, kurse Busiri thotë: “Ky zinxhir i hadithit është i saktë.” (Ez-Zeuaid, 252/1). Të njëjtat fjalë rreth saktësisë së tij i përmend edhe Shejh Albani, Allahu i mëshiroftë të gjithë, në librin e tij: Silsile sahiha, hadithi nr. 404.



Komentimi i hadithit: Dhënia pas dynjasë është njëra nga dy sprovat më të mëdha me të cilat mund të pushtohet njeriu dhe të harrohet pas saj. Allahu e ka bërë dynjanë të bukur, të hijshme, aq sa nëse ai nuk është i vetëdijshëm ajo e përmbledh me vete duke e larguar nga Zoti dhe duke e hedhur në zjarr. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, e përshkruan dynjanë me këto fjalë: “Dynjaja është e ëmbël dhe e gjelbëruar (zbukuruar) në të cilën Allahu ju bëri përgjegjës për të parë se çfarë do të punoni, kështu ruajuni nga dynjaja dhe nga gratë.” (Muslimi).

Hadithi në fjalë në vetvete përmend disa pika të rëndësishme, që tregojnë se cilat janë pasojat e dhënies pas dynjasë dhe në të kundërtën cilat janë dobitë e dhënies pas ahiretit. Hadithi përmend:

-Dobinë e dhënies pas ahiretit

-Fitnen dhe rrezikun e dynjasë

-Forma e vetme se si të mposhtet dynjaja dhe të fitores mbi të.

Duke mos harruar se dobitë e interesimit pas ahiretit dhe largimit nga dynjaja nuk janë vetëm këto që përmenden në këtë hadith, por ato janë më shumë se kaq, por pasi janë përmendur vetëm këto në hadith ne do të mjaftohemi me to dhe janë të bollshme për atë që dëshiron të kuptojë.

Besimtari që ka si qëllim të jetës së tij fitimin e Xhenetit dhe punon për të, ai ndër të tjera do të përfitojë edhe në këtë dynja, duke mos i munguar asgjë prej saj, duke mos u dalluar prej të tjerëve, por përkundrazi jeton më mirë se ta, është më i qetë, përfiton të gjitha të mirat e kësaj bote, duke mos u munduar shumë pas tyre dhe në anën tjetër e fiton edhe Xhenetin. Njeriu që me jetën e tij ka synuar arritjen e shpërblimit dhe të Xhenetit ndër të tjera në këtë hadith përmendet se do të përfitojë edhe:

1- “Allahu ia bashkon (zvogëlon) problemet”

Kjo do të thotë se atij nuk i përzihen e as nuk i dalin prej dore punët e tij, çdo gjë e ka të programuar dhe ecën sipas nevojës, duke mos lënë mangut asgjë nga ajo që i nevojitet. Zvogëlimi i problemeve nuk është i përcaktuar vetëm me ato të dynjasë, por është i përgjithësuar, duke na dhënë të kuptojmë se në të futen të gjitha dertet, si ato të kësaj bote, ashtu edhe të varrit, Ditës së Gjykimit dhe të botës tjetër. Pa dyshim se kush e bart dertin e asaj për çka është krijuar dhe për çka ka ardhur në këtë botë, që të interesohet për të, atëherë tjetër kush do t’i bartë dertet e tjera të këtij njeriu dhe do t’ia rregullojë ato, e ai është Allahu i Gjithëmëshirshëm.

Përmendet se atij të gjitha punët i shkojnë mbarë dhe i mblidhet çdo e mirë, i mblidhet mendja, truri i qëndron i përqendruar, i mblidhet familja dhe fëmijët në devotshmëri dhe rreth tij, i mblidhet paraja, i mblidhen në dashuri zemrat e të tjerëve, duke filluar ta duan, ta respektojnë etj. Pra, në përgjithësi i mblidhet rreth veti çdo e mirë e kësaj bote dhe e botës tjetër.

2- “ia mbjellë pasurinë në zemër”

Shumë njerëz mendojnë se pasuria është paraja, duke mos e ditur se pasuria e vërtetë është pasuria e zemrës e jo e xhepit. Për këtë rregull Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Pasuri nuk konsiderohet malli i shumtë, por pasuri është pasuria e shpirtit.” (Tirmidhiu, Ibën Maxhe-sahih)

Pasuria shpirtërore do të thotë është kënaqësia e njeriut me atë që i është caktuar nga Allahu dhe me atë që e ka në duar të tij duke mos lakmuar në atë që e kanë të tjerët, duke mos harruar se kjo nuk do të thotë mosinteresimi për pasuri. Njeriu i tillë nuk jepet pas dynjasë, nuk interesohet për atë që s’është e tij, nuk u lyp të tjerëve, por vetëm Zotit, e ka shpirtin e ngopur, nuk ka ëndje për atë që është e huaja. E tërë kjo vjen si pasojë se ai synim të tij ka ahiretin, i cili është në Duar të Allahut e jo atë që të tjerët e kanë në duart e tyre.

Njeriu të cilit i mungon pasuria shpirtërore atij edhe sikur t’i ketë me miliona të hollat e depozituara do ta shihje se në fakt është i varfër në shpirt, në sjellje, në bashkëpunim me të tjerët, është i pakënaqur me atë që ai zotëron dhe mundohet që të tërë dynjanë ta fusë në duart e veta, ëndje kjo e cila e nxit që të largohet nga rruga e Allahut, për shkak se është i zënë pas grumbullimit të parave. Pra i pasur është ai që e bind veten se ka nevojë për Allahun e jo për paratë, ai që mendon se është i varur nga Zoti dhe jo nga të hollat pa marrë parasysh ky njeriu se sa të holla zotëron, kurse i varfër është ai që mendon se ka nevojë për të holla, beson tek to dhe jepet pas tyre, duke e harruar Allahun dhe nevojën për Të.

3- “i vjen dynjaja nga pas edhe pse nuk dëshiron (që t’i vijë)”

Besimtari nuk jepet pas lezeteve të dynjasë, sepse e di se ato janë të përkohshme, janë mashtruese dhe kjo do të ndikojë që ta pengojë nga arritja e kënaqësisë së Allahut dhe shpërblimit të Tij. Duke qenë i vetëdijshëm për këtë gjë, edhe i rri larg asaj, frikësohet prej saj sikurse frikësohet nga dallgët e mëdha të detit, të cilat përmbledhin para vetes çdo gjë që u del përpara. Ai e di se Xhehenemi është i zbukuruar me lezetet e kësaj dynjaje, të cilat kush mundohet t’i provojë dhe t’i arrijë të gjitha ato pak nga pak do ta çojnë në destinacionin e padëshiruar, pra në Zjarr.

Megjithatë edhe pse besimtari i largohet dynjasë është për t’u habitur se si ajo i shkon nga prapa dhe çdo gjë që Allahu ia ka shkruar për ta pasur dhe poseduar nga ajo i vjen këtij besimtari, edhe pse vetë dynjaja nuk ka dëshirë që t’u shkojë nga pas atyre që nuk e duan, por rregulli i Zotit për të është asisoj, që ajo të shkojë pas çdokujt që nuk e do dhe e kundërta të largohet prej çdokujt që e dashuron dhe jepet pas saj. Shembulli i dynjasë është si ai i hijes së njeriut, të cilën njeriu nëse e ndjek hijen e vet në një shesh të hapur kurrë nuk e arrin atë, sepse ajo ikën para tij dhe e kundërta, nëse largohet dhe ia kthen shpinën hija është ajo që e ndjek, duke mos u larguar kurrë prej tij.

Në të dy rastet tona në këtë hadith, si besimtari, si pasuesi i dynjasë, që të dy nuk do të arrijnë prej saj asgjë më shumë, se sa ajo që iu është shkruar apo caktuar nga Allahu, që kur kanë qenë në barkun e nënës së tyre. Megjithatë që përmendëm në këtë pikë duhet pasur kujdes fakti, se Allahu nuk do nga besimtari që të vdesë për bukë, për ujë apo ilaçe. Ai duhet ta shfrytëzojë dynjanë për aq sa ka nevojë për të, të punojë dhe të angazhohet, por ky angazhim të jetë për t’i shërbyer qëllimit final, të cilit muslimani ia ka vendosur vetes. Ai duhet ta vendosë dynjanë në shërbim të ahiretit të tij, ta shfrytëzojë aq sa ka nevojë për të, duke i ngjarë kështu shembullit të udhëtarit nëpër shkretëtirë, ngase edhe dynjaja është rrugë përmes shkretëtirës. Udhëtari ndalet nën hijen e pemës së rastit, të cilën e shfrytëzon sa ka nevojë për të e pastaj largohet duke e vazhduar rrugëtimin e tij. Pra, ai e shfrytëzon hijen jo për hir të vetë hijes, por e vendos në shërbim të qëllimit të tij dhe për hir të rrugëtimit që ai ka marrë. Kështu duhet shfrytëzuar dynjaja jo për hir të saj, por për hir të ahiretit, duke e vënë në dispozicion dhe shërbim të ahiretit. Në të kundërtën ai që e synon dynjanë ai e ka qëllim që ta ndërtojë dhe të punojë për të, sikurse udhëtari të jepej pas ndreqjes dhe rregullimit të asaj peme dhe hijes, kështu atij do t’i ikte koha e pushimit, ndërsa nga ana tjetër, nëse do ta rregullonte mirë do të ndalej tek ajo hije dhe ta anulonte udhëtimin e tij për atje ku është nisur, e njeriu që prej lindjes së tij është nisur për diku, kjo rrugë ka vetëm dy stacione: Xhenetin ose Xhehenemin.

Në të kundërtën e kësaj që sapo u përmend deri tani është njeriu që jepet pas kësaj dynjaje dhe qëllimi i jetës së tij është ta arrijë atë, të kënaqet në të dhe nuk mendon se a ekziston diçka pas saj apo jo. Njerëzit e tillë Allahu i dënon me shumë të këqija, të cilat përmenden në disa referenca në Kuran e Sunet, kurse në hadithin tonë në fjalë veçohen me përmendje tri prej tyre, të cilat janë:

1- “Allahu do t’ia shpërndajë (shumojë) problemet”

Atij çdo gjë që e ka pasur nën kontroll i del nga kontrolli, i përhapen dhe shumohen problemet, asnjë punë nuk mund ta kryej me rregull, gjithmonë është i mangët, me vërejtje dhe parregullsi në atë që punon. Njerëz të tillë nuk kanë sukses në asnjë punë, ardhmërinë e kanë të zymtë, nuk dalin fitimtarë e as të kënaqur me askënd, bile edhe me familjet e veta janë në kundërshtim dhe të përçarë, pra, është në shumë telashe edhe pse mund të mendojë se i ka punët mirë. Atij i mjafton që me Allahun nuk qëndron mirë, i mjafton se Zoti është i zemëruar dhe i pakënaqur me të.

2- “varfërinë ia vendos mes syve të tij”

Me këtë fjali nënkuptohet se ai jo vetëm që është i varfër në zemër, kjo është mëse e sigurt, por ajo e përcjell në çdo kënd, i është vendosur mes syve të tij. Kjo vendosje mes syve simbolizon faktin se ai gjithmonë e sheh para syve do të thotë gjithmonë i kujtohet varfëria, frikësohet prej saj dhe kurrë nuk është i qetë, e sikur vetëm ta kishte në zemër këtë frikë nga varfëria ndoshta ndonjëherë do ta harronte, por ja që nuk mund ta harrojë, sepse i qëndron para syve. Një njeriu të tillë nuk i duhet pasuria kur është gjithmonë i frikësuar dhe në stres të varfërisë. Kështu është me atë, i cili jepet pas dynjasë, e synon atë dhe punon pandërprerë për të, duke e harruar Allahun e botën tjetër. Në raste të tilla është interesant fakti se persona të tillë e kanë harruar Allahun dhe mundohen me çdo kusht të arrijnë pasurinë e dynjasë e në fakt Allahu ua kthen me të kundërtën e asaj që ata synojnë, pra, ua kthen me varfëri të pandërprerë, me stres të vazhdueshëm.

3- “nuk i vjen nga dynjaja më shumë se ajo që i është caktuar (në kader)”

Ky person edhe pse vrapon pas dynjasë ai prapë nuk arrin të fitojë asgjë më shumë se sa ia ka caktuar Allahu në kaderin (caktimin) e Tij. Kështu që një njeri i tillë humb shumë gjëra, dhe jeton me shumë probleme dhe të gjitha këto vetëm për shkak të dhënies pas dynjasë e në fakt i shkreti nuk ka asnjë mundësi që të arrijë më shumë, se ajo që i është caktuar nga Allahu. Vrapon pas parasë, pas autoritetit, pozitës e emrit, por prapë nuk i vjen më shumë se sa i është caktuar. Për këtë arsye nuk duhet ta harrojmë veten pas këtyre gjërave, sepse paraja, autoriteti, karrigia, emri dhe dynjaja do të vijnë, aq sa të është caktuar nga Allahu që para lindjes do të vijnë, deshën apo nuk deshën këta njerëz, por për besimtarin me rëndësi është të jepet pas ahiretit.

Në fund mos harro:

-Nënshtroje dynjanë e jo ajo ty. Ky nënshtrim arrihet vetëm me një mënyrë, duke mos u dhënë pas saj.

-Pasuria e muslimanit është në pasimin e fesë e jo të kësaj bote, sepse dynjaja sado e ëmbël të jetë prapë i vjen fundi, kurse ahireti është i pafund.

-Dynjanë fute në duar, por jo në zemër, robëroje atë e jo ajo ty.

-Të jesh i pasur nuk është në kundërshtim me këtë që përmendëm deri tani, por të harrohesh pas saj dhe të largohesh prej fesë është në kundërshtim me këtë që u tha.

-Në këtë botë jemi krijuar për të mbjellë e jo për të korrur. Ahireti është ai në të cilin korret ajo që mbillet këtu. Kush mundohet ta bëjë të kundërtën nuk mund të marrë asgjë nga puna e tij, sepse nuk ka në botë askund që të korrësh para kohe apo para se të mbjellësh.

-Askush nuk e harxhoi e as e mori me vete këtë dynja, prandaj merr mësim nga të parët e mos u mashtro.

Njeriu kurrë nuk ngopet përveç nëse nuk lakmon. Lakmitari po ta ketë një luginë me flori do ta kërkojë të dytën e pastaj të tretën e kështu me radhë, kështu biri i Ademit nuk ngopet me asgjë përveç se me dheun që i futet në gojë pasi të hyjë në varr, siç na mëson Profeti ynë, sal-lallahu alejhi ue selem.

Bëhu asket ndaj dynjasë të do Allahu dhe bëhu asket ndaj asaj që kanë njerëzit do të duan ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Jasemina
Motrat islame
Motrat islame
Jasemina


Numri i postimeve : 523
Data e regjistrimit : 19/02/2011
Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK

KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA Empty
MesazhTitulli: Re: KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA   KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA EmptyWed 26 Oct 2011 - 11:15

Allahu ju shperblefte per postimin ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KËSHTU NËNSHTROHET DYNJAJA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E tille eshte dynjaja
» [Hudbe Islame] Njeriu, dynjaja dhe ahireti
» Mëkatet duhet kuptuar kështu ...?
» [Tregim islam] Dynjaja dhe shembulli i njeriut që ikte nga luani
» Herë kështu e herë ashtu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: