E tille eshte dynjaja
Profeti Isa (a.s) ndodhej ne rrugetim me nje bashkudhetar. Ata kishin tri copa buke. Kur u ulen per te ngrene, profeti Isa (a.s) hengri njeren dhe bashkudhetari i tij tjetren. Isai (a.s) u ngrit te laje duart dhe kur u kthye, nuk e gjeti copen e trete. I habitur, pyeti bashkudhetarin, por ai tha qe nuk e dinte. Gjate rruges, profeti Isa (a.s) sheroi nje te verber dhe i tha bashkudhetarit te tij: "Per hater te Zotit, qe ta tregoi kete mrekulli, kush e hengri copen e bukes?" Bashkudhetari iu pergjigj: "Nuk e di." Ai pa dhe disa mrekulli te tjera, por prape nuk tregoi.
Me vone Profeti Isa (a.s) beri tri grumbuj rere dhe i shenderroi ne tre grumbuj floriri. Bashkudhetari e pyeti: "Te kujt jane keto?" Isai (a.s) i tha: "I pari eshte i imi, i dyti i yti, ndersa i treti i atij qe hengri copen e bukes." Bashkudhetari u pergjigj: "Une e hengra." Isai (a.s) i tha: "Atehere merri te tria." dhe u largua. Pas pak , vijne tre hajdute dhe e vrasin duke ia marre floririn. Njeri prej tyre shkoi te bleje ushqim. Gjate rruges, mendoi t'i helmoi shoket e tij qe ta marre te gjithe floririn per vete. Kurse dy te tjeret rane dakord qe sa te kthehej, ta vrisnin dhe ta ndanin floririn bashke. Me t'u kthyer, e vrane. Por, pasi hengren ushqimin, vdiqen dhe vete, per shkak te helmimit. Kur kaloi prane tyre, Isai (a.s) u tha shokeve te tij: "E tille eshte dynjaja, prandaj ruhuni prej saj!"
Marrë nga Kur'an dhe Hadith via Salahudiin..!