Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kush cilin e kërkon, i i tillë është!... Sat 23 Jul 2011 - 18:36 | |
| Uji në të cilin mund të përmbytet një njeri, pa marrë parasysh se sa i thellë që është, për të ësë si një oqean.Ngjarjet në përgjithësi janë të ngjajshme me shembullin e lartëpërmendur.Një njeri që plagoset apo vdes në ndonjë ngjarje, ajo ngjarje për të është sikur ta ketë përjetuar luftën botërore.
Për të dhënë gjykim të shëndoshë është shumë e rëndësishme që ngjarjet ti shohim nga një këndëvështrim të pamvarur dhe t`i mendojmë si të veçuara nga ne si individë. Andaj ne mund të gjejmë zgjidhje për problemet e të tjerëve, por nuk mund të gjejmë zgjedhje për problemet tona.Kjo domethënë se ne problemin e kemi mbështjellë në kokë si çarçaf, andaj dhe nuk mund ta shohim çka ka rreth nesh... Është një këngë që thotë kështu: (Të kujtoja) Në çdo cep, Në çdo shishe (të pirë), Por më beso se unë nuk të gjeta dot, askund, por të gjeta në zemrën time. Të gjitha ulërimet që vijnë si pasojë të këngëve të kënduara bëhen vetëm për të kërkuar të vërtetat e besimit.Por kanë gabuar, në vend që të thonë: "Mevla (Zot)", kanë thënë "Lejla". Një tjetër, për shembull ë këngën e tij thotë kështu: "Të kërkoj ty çdo ditë...." Atë çka e kërkon i nuk është ndonjë grua, por ai e kërkon atë që me të vërtetë ia donë zema.E kërkon besmin, adhurimin dhe jetën shpirtërore.Çdo njeri kërkon diçka sipas qejfit të vet. Për çdo njeri egzistojn gjëra që i do shpirti. Por një gjë është e sigurtë, kush cilin e kërkonë, i tillë është....Gjëja më e mirë për të kërkuar është pëlqimi i Allahut xh.sh..Në Asr-i saadet (periudhën e lumturië) të gjithë sahabet kanë qenë në kërkim të marzijat-i ilahije (pëlqim të Allahut xh.sh) Si mund ta fitojmë pëlqimin e Allahut? Atyr çka janë duke vrapuar pas pëlqimit të All-lahut xh.sh disa u thonë dervish, disa të tjerë " të çmendur", kurse disa u thonë "të mjerë", kuse ka nga ata që i shohin me sy të ndryshëm.Sepse njerëzit kur të merren me rigjallërimine botës së brendëshme, nuk i japin shumë rëndëi botës së tyre të jahstme dhe duken si viran.Në truallin njejtë mbin edhe ferra, por edhe vjollca.Njerëzit e këqinj janë sikur ferrat, rriten shumë shpejtë,por vjollcat janë më të kërkuara dhe duhen më shumë.Ferra, nuk mundi të qëndërojë mbi këmbë me fuqinë e saj, kurse vjollca edhe psee dobët nuk u shkatërrua.Përkundrazi,ajo u vendos në vazo dhe në jakë të kostumeve.... Xhenneti, jepet më vonë...Kurse këtu një pjesë e bakllave ta japin që në fillim,Andaj edhe shumica preferojnë një pjesë të bakllavës në vend të xhennetit.Atë bakllavë e hanë pa e shikuar se a është hallall apo harram.Kënaqësitë e kësaj bote janë të tilla. Muslimani në çdo moment duhet t`u gjejë përgjigje këtyre pyetjeve: Vallë a i përshtatet Islamit pozita ime momentale? Për shembull, nwse piloti sikur edhe një sekond nuk i vëren treguesit e aeroplanit që i ka përballë, e humb orientimin.Kështu që rrëzohet nga një lartësi shumë të madhe dhe përplaset në ndonjë la. Muslimani nuk do të koncentrohet në të nesërmen apo të djeshmen, por do të koncentrohet në të sotmen.Zaten, njeriu që e mendon të djehsmen fillon e shqetësohet për gabimet çka i ka bërë në të kaluarën, kurse kjo e shkatërron atë.Andaj edhe thonë se Ura e Siratit është më e hollë se qimja dhe më e mprehtë se shpata... Një çështje tjetër shumë e rëndësishme është edhe kjo:Njeriu që nuk mund ta shëndërrojë këtë botë në xhennet, as as botën tjetër nuk ka gjasa që ta shëndëroj në xhennet....Sepse Islami,është një fe që na ka ardhur për ta shëndërruar këtë botë në xhennet. Ekzistojnë të vërteta të shumta të cilat janë false.Nuk mundmei të bëjmë një vizë të drejtë me vizore të shtrembër.As n# xhenent nuk mund të hyjmë, nëse ekemi kuptuar Islamin në mënyrë të shtrembër.
| |
|