* Edhe kafshët i mallkojnë krijesat njeri nëse nuk bien shi dhe thonë :
Kjo është për shkak të mëkateve të krijesave njeri.
* Mëkatet trashëgojn poshtërsinë dhe përbuzjen.
* Mëkatet shkatërrojn mendjen sepse mendja ka nur,( dritë) ndërsa mëkatet shuajnë këtë dritë.
* Mëkatet t'i largojnë të mirat materiale dhe shpirtërore që i ke.
* Mëkatet mbjellin frikën dhe pasigurinë në zemër.
* Mëkatari është në burgun e shejtanit , pra është pengu i tij, dhe në burgun e epsheve të veta," shejtani është ujku i njeriut."
* Mëkatet të vërbojnë largpamësinë, sepse bllokojnë dyert e dijes, dritën në zemër etj.
* Mëkatet të largojnë turpin, sepse nuk të bëjnë më përshtypje.
* Mëkatet e bëjnë njeriun që të harrojë vetveten.
* Mëkati t’i vështirëson punët në përgjithësi, dhe që të gjithë dyert i mbyllen, sepse ai që i bindet Allahut, Allahu atij i jep rrugëdalje.
Mëkatarit zemra i errësohet, dhe e ndjen ashtu siç ndjen errësirën e natës, sepse bindja është dritë, ndërsa mëkati është errësirë, ndërsa mëkati është errësirë dhe sa më shumë t’i shtohet errësira, aq më shumë i shtohet shastisja e tij, derisa të humbi dhe ai nuk ndjen, porsi i verbër që ecën natën i vetëm dhe nuk e kupton pse ecë.
*Mos e shiko se sa i vogël është mëkati, por shiko se kujt nuk je i bindur.*
Sa gjë e shëmtuar do të jetë për atë njeri që ka fytyrë të bardhë, kurse ditën e llogarisë mban në dorë librin e zi.
Shembulli i mëkatit është sikur shkrepsa, që nëse e hedh në pyll, mund të djegi të gjithë pyllin.
Ai që mbjell mirësi, do të korri paqë dhe qetësi dhe ai që mbjell të keqen, do të korri më fund pendim.
Armiku më i betuar i njeriut është vetja e tij, shet të përjetshmën për kalimtaren.
Nata dhe Dita do të dëshmojnë kundra teje, sepse ti ke lënduar ato.
Ke ndotur zemrën dhe shpirtin tënd, të cilat Krijuesi t’i dhuroi të pastra.
“ Një njeriu i ndalohet bereqeti dhe i pakësohet rrizku për shkak të gjynaheve që bën.”
Shkurt e qartë me një fjalë po e përfundojë:
*Dëmi i mëkatit në trup ështe, porsi dëmi i helmit në trup.*
-----------------------------------
Shkruar nga: Bujamin SALIJA