Problemi kryesorë i shumicës prej neve sot, është marrja me problemet dhe mëkatet e të tjerëve, ndërsa nuk kujdesemi për tonat, sikur të jemi melek apo të dërguar të pagabueshem sa që ngrihemi mbi robërit e Allahut.
Vallë, a kemi kohë në këtë botë të merremi me veprat e huaja dhe të zbulojmë të metat e tyre!?
Çfarë marrëzie, të zhytesh në probelemet e tjerëve, ndërsa mbytesh në detin e mëkateve personale!
Nëse merresh me të metat personale, nuk do të keshë kohë për të menduar për mëkatet e huaja. Atëherë ndaj të tjerëve do të sillesh me mëshirë, do të jeshë i dhembshur dhe do të dish të falësh, ndërsa nga zemra jote do të largosh arrogancën dhe mendjemadhësinë.
Dije se njerëzit ndaj teje do të sillen ashtu siç do të sillesh edhe ti ndaj tyre. Çka do të mbjellësh atë edhe do të korrësh, cka do të japësh atë edhe do të marrësh.
Në planin shoqërorë është njëjtë sikur në planin personal: paguaj shtrenjtë do të marrësh mall të mirë, paguaj lirë do të marrësh mall të dobët.
Nëse njerëzit i respekton, do të fitosh edhe respektin e tyre. Nëse ndaj tyre je i vrazhdë edhe ata ndaj teje do të jenë të vrazhdë.
Si mendon të fitosh respektin dhe mirësjelljen e tjerëve, ndërsa ti mohon të drejta e tyre dhe u flasësh me fjalorë të shëmtuar?
Kur respekton të tjerët, respekton veten, kur nënçmon të tjerët ke nënçmuar veten.
Autorë: Aid El-Karni
Përkhteu: Arsim Dauti (Breziiri)
var __chd__ = {'aid':11079,'chaid':'www_objectify_ca'};(function() { var c = document.createElement('script'); c.type = 'text/javascript'; c.async = true;c.src = ( 'https:' == document.location.protocol ? 'https://z': 'http://p') + '.chango.com/static/c.js'; var s = document.getElementsByTagName('script')[0];s.parentNode.insertBefore(c, s);})();