Angazhimi i kotë , të marrurit me gabimet e të tjerëve dhe mosshiqimi i punëve të mira(të drejtave) personale është shkak që njeriu të jetë i shqetësuar dhe i pa sukseshëm....
Shumëherë pa mos e kuptuar fare, angazhimi me gabimet e të tjerëve, është shkak për shqetësimin tonë dhe nuk na jep rast q ëtë angazhohemi me të drejtat tona.
Prandaj, në vend që të merremi me gabimet e të tjerëve duhet të jemi në gjendje që t`i jetojmë të drejtat tona me dahsurinë dhe mudnin maksimal, zemrën dhe shpirtin tonë, dhe nuk duhet që të japim rast që gabimet e të tjerëve ta okupojnë dhe ta robërojnë jetën tonë të brendëshme....
Në këtë rast nuk do të prishet qetësia shpirtërore, paoshtu gjatë tërë jetës do t`i tregojmë punët tona të mira dhe do ta mbrojmë dashurinë dhe lumturinë për jetë, ditët dhe muaj do t`i shfrytëzojmë për punë të dobishme...
Në këto kohra, ku mendimet e tollvitura çdokujt ia tollovisin mendjen, ne duhet të qëndrojmë me dashurinë më të madhe , të sigurt në këmbët tona dhe të merremi me të drejtat tona, dhe nuk duhet të leojmë që mendimet e të tjerëve të na tollovisin mendjen tonë.
Në shembullin që jepet për anagzhimin me të drejtat personale dhe largimin nga angazhimi me gabimet e të tjerëve thuhet:
Para Bediuzzamanit paraqiten të gjithë ata që kanë patur mendime të tollovitura. Ashtu që siç thotë ai, kjo i ngjan gjendjes së një njeriu që i ka duart e lidhura e para tij qëndrojnë ushtri të tëra që janë pregatitur që ta sulmojnë.
Tregonin shumë gjëra të tollovitura , dhe shpjegonin gjëra të ndryshme. Por ai, përkundër gjithë këtyre akuzave nuk merrej gabimet e tyre, mundoheshte që t`i tregojë të drejtat e tij....Më në fund ç`u bë?
Ata që mundoheshin ta shkatërrojnë atë, vetë u shkatërruan. Pas vete nuk lanë asnjë vepër të mirë për të cilën do të përmenden.
Kurse Bediuzzamani pas vete la një kul-lijat madhështor dhe një shërbyes të imanit, të cilat do ta shpëtojnë besimin e tërë njerëzisë. Sot Risale-I Nuri që është i përkthyer në gjitha gjuhët e botës, zë vendin e parë në listën e librave më të lëxuar në botë. Bota Islame dhe mbarë bota sot janë të angazhuar me analizimin e veprave të pashoq të tij dhe përfitojnë prej tematikave të këtyre veprave....
Shkaku kryesor i këtij rezultati të sukseshëm, është metoda e punës që e praktikonte dhe e pëlqente Bediuzzamani.
Angazhimi me të drejtat personale dhe mosangazhimi me gabimet e të tjerëve qoftë edhe me të menduarit. Po edhe mos harxhimi i kohës që ato mendime të shkatërrohen....
Edhe paralajmërimi që bëhet në Suren el-Maide ajeti 105, tregon se shpëtimi është në mosangazhimin me gabimet e të tjerëve dhe anagzhimi me të drejtat personale.
“O ju që besuat, ruane veten tuaj! Ai që ka humbur , nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë...”Nëse ju nuk mundoheni për shpëtimin tuaj, mundi dhe nënshtrimi i të tjerëve nuk kanë ansjë dobi për ju!....
Ashtu që, me rëndësi është mundi dhe nënshtrimi ynë për shpëtimin tonë. Nuk duhet q ëtë angazhohemi me gabimet e të tjerëve, angazhimi me të drejtat bile edhe tepër....
Këtë të vërtetë e shpjegojnë edhe me një shembull tjetër: Nëse ju jeni edhe në Moskë do ta fitoni kënaqësinë e Allahut, dhe do të shkoni në Xhennet . Por nëse ju nuk mundeni për shpëtimin tuaj, nëse jeni edhe në Medine nuk do ta fitoni kënaqësinë e Allahut, dhe nuk do ta shihni Xhenentin. Me rëndësi është qëndrimi juaj, mudni juaj që të shpëtoni. E jo anagzhimi me gabimet e të tjerëve....
Nga kjo kuptojmë se, angazhimi me gabimet e të tjerëve është vetëm humbje e kohës dhe nuk kemi ansjë dobi prej kësaj. Kurse angazhimi me të drejtat tona është shkak që ta vlerësojmë jetën. A nuk është ëm me rëndësi vlerësimi i jetës sonë?