Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ç`ke bërë sot për Allahun??? {Temë Islame} Thu 29 Apr 2010 - 18:05 | |
| Ç`ke bërë sot për Allahun?
Ajo që do ta shpëtojë njerëzin nga hutia ëhstë nxënja e diturisë elementare fetare(ilmihali), të cilat çdo musliman dueht t`i zbatojë në jetën e përditshme. Nëpër ato libra shpjegohet se si arrihet lumturia në këtë dhe në botën tjetër , Edhe të lexuarit e kësaj teme do methënë se kemi bërë diçka për Allahun . Po nëse edhe e praktikojmë këtë , për çdo ditë për ta fituar kënaqësinë e Allahut do të jetojmë me hallall. Ata që nuk e lexojnë ilmihalin prej fillimit dri në fund le t`i hedhin një sy “përmbajtjes” së ilmihalit. Sa e jetojnë Islamin!?
Njerëzit mendojnë se pasurinë që e kanë fituar është merita dhe aftësia e tyre mendore. Në fakt edhe të farfërit kanë mënd. Sa e sa njerëz të mençur ka që për shkaqe të ndryshme janë varfëruar. Domethënë se pasuria vjen nga dy anë. E para është pasuria që vjen nga mendja, të cilën e ka dhënë All-llahu , kurse tjetra është dhuntia e Allahut. Pasurinë që na e ka dhënë Allahu, nëse e harxhojmë në rrugën e tij, do të ishte njëra prej veprave më të bukura që do të kishim bërë për Allahun. Sa do që të jemi të pasur, e shohim se ajo pasuri nuk mbetet në duart tona. Çdo herëë del nga dora jonë.
Isha në avrrimin e një perosni shumë të pasur dhe në varr mendova....Çdo gjë që kishte ky njeri i mbeti në këtë botë. Diploma e tij, posti, të dashurit, pasuria....Çdo gjë i mbet këtu....Shejtani, hyn brenda nga dyert e dobëta të njeriut! Nëse nuk i mbyllim dyert e interesave tona atëherë vetë e ftojmë shejtanin.
Allahu e ka krijuar shejtanin, por njeriut i ka dhënë vullnet të zgjedhë. Në dorën e njeriut është se a dëshiron të bën ndonjë punë ose jo. Puna që bëhet për Allahun, i mbyll dyert e dobëta të njeriut. Në kohën e Isait a.s një njeri e kanë dënuar me gurëzim. Isai a.s thotë: “Gurin e parë le ta hedh ai i cili nuk ka asnjë mëkat”. Të gjithë largohen. Të gjithë kemi mëkate. Allahu xh.sh urdhëron: “Mëshira ime e mbulon hidhërimin Tim”. Fjala për hirë të Allahut, është ndjekja e rrugës së Tij.
Bediuzzamani thotë: “Po , o njeri! Ti me anën tënde materiale bimore dhe me pasionin tënd kafshor; je një krijesë shumë e vogël. Je një krijesë e përbuzur dhe e varfër, je një kafshë e dobët; lundron në valët e tmershme të krijesave të lundrueshme. Por dritën e dashurisë hyjnore që përfshin edhe dritën e besimit dhe me edukatën e ndritshme të Islamit të përsosesh; në anën njerëzore, në anën e devotshmërisë ti je mbret dhe në aprcialen ti je i kompletuar, dhe pse je i vogël ti je një botë në vete edhe pse je i përbuzur posti yt është i madh dhe kujdesi ndaj teje është i madh, mund të thuash: “Rabbi im i mëshirshëm mua botën ma bëri saraj. Diellin dhe hënën në atë saraj i bëri llamba ; pranverën një tufë me lule; verën sofër e begative; kafshët i vuri në shërbimin tim. Bimët i bëri zbukurime të nevojshme në atë saraj.” Së fundi: Ti nëse e ndjek pasionin tënd dhe shejtanin, do të bijsh në gradën më të ulët. Nëse e dnjek Allahun dhe Kur`anin , do të ngrihesh në grada më të larta, do të bëhesh një krijesë e bukur në gjithësi.” | |
|
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Ç`ke bërë sot për Allahun??? {Temë Islame} Thu 27 May 2010 - 15:46 | |
| te them te drejten vetem shehadet kam hek kurse namz nuk bera dhe lexova nje liber per fe Astronima kuranore |
|