Zoti i madhëruar me mëshirën e Tij të pafundme e krijoi njeriun në këtë botë dhe gjithashtu me mëshirën e Tij të pafundme ia tregoi rrugën e vetme të vërtetë. Sikur mos të ishte mëshira e Zotit mbi njerëzinë atëherë njeriu pa profetër (udhëzues) do të endej rrugëve të ndyshme e në fund do të binte në humnerë.
I dërguari i fundit Muhammedi a.s është mëshira më e madhe që iu dërgua njerëzimit, sepse shpallja që e transmetoi ai arriti t’ibashkojë njerëzit me nacionalitete të ndryshme në një shpirt të vetëm.
Hija e kësaj mëshire hyjnore ua zbuti zemrat të gjithë atyre që e pranuan dhe e përqafuan këtë fe, e pastaj kjo mëshirë u shkri e u bë pjesë e tyre. Kjo mëshirë mes njerëzve mban rrjedhën e jetës ashtu siç mban shtrati lumin. Sikur shtrati i lumit të mos e duronte vështirësinë kur lumi rëndohet edhe më shumë, shumë lehtë do të ishte ta vërshonte atë, porpastaj sa do që të pendohet pasojat e vërshimit nuk shlyhen.
Ku bëhet fjalë për muslimanët e vërtetë, tërë bota ua njeh cilësinë e mëshirës, e pranë tyre ndjehen të qetë e të pacenuar. Këtë e vërtetojnë vet shembujt nga jeta e përditshme.
A mund të sjellim shembuj më të bukur se sa kur një grua krishtere që jeton në perëndim kthen djalin e vet në fenë Islame veçse Islamiije për rëndësi të veçantë përkujdesjes ndaj prindërve e vlerë të madhe mëshirës ndaj tyre.
Pra mëshira është një cilësi që buron nga vet Zoti, i Mëshirshmi, e që e mvesh njeiun me tiparet më të pastërta njerëzore duke e bërë atë të dashur për të gjithë.