Zoti im, Ty tu drejtova dhe të thash: Unë po ndëshkohem dhe po ndjej dhembje!
U përgjigje: “mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!“. Zumer 53.
Ty tu drejtova dhe të thash: Nuk e kam askënd, jam i mjerë!
U përgjigje: “Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet”. Kaf 16.
Ty tu drejtova dhe të thash: Mos më harro mua!
U përgjigje: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)”. Bekare 152.
Ty tu drejtova dhe të thash: O Zot, më jep shpresë..!
U përgjigje: “Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!”. Inshirah 5.
Ty tu drejtova dhe të thash: O Zot, si t’i realizoj ëndrrat e mia!
U përgjigje: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem”. Gafir 60.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU