Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Durimi (Teme islame) Tue 12 Jul 2011 - 9:56 | |
| DURIMIDurimi si veti e mire njerezore lehteson veshtiresite e jetes. Ne terminologjine e gjuhes arabe, durimin e gjejme si SABR qe do te thote “te ndalohesh, te frenohesh, te permbahesh”. Por, ne terminologjine e fjalorit islam ka kuptimin e permbajtjes se njeriut nga epshet e veta, duke praktikuar urdhrat e All-llahut xh.sh.
Te njeriu i cili mundohet t’u largohet mekateve dhe i lufton ato eshte prezent durimi. Ne kete rast durimi eshte kenaqesia e njeriut me kaderin(caktimin) e All-llahut xh.sh. dhe si i tille njeriu eshte i kenaqur cdohere me ate qe vjen nga All-llahu xh.sh. Prandaj, per muslimanin durimi eshte i nevojshem sepse vetem prezenca e Tij e ben qe te ndalohet nga veprimet e shemtuara, nga veprimet e ndaluara nga ana e All-llahut xh.sh.
Durimi eshte prej cilesive me te larta te besimtarit, prandaj, ne Kur’an e takojme ne me shume se 90 vende. Keshtu per te paren here kete fjale e takojme ne suren El-Bekare ne ajetin 45 ku All-llahu thote: “Ndihmohuni ne mes vete me durim dhe namaz, vertet ajo eshte pune e madhe pervec per ata qe kane frike”. Dhe, per se fundi here durimin e takojme ne suren El-Asr ku thote: “Pasha kohen! Nuk ka dyshim se njeriu eshte ne nje humbje te sigurt. Me perjashtim te atyre qe besuan, bene vepra te mira, porositen njeri-tjetrin t’i permbahen te vertetes dhe qe keshilluan njeritjetrin te jene te durueshem”.Keto ajete na hedhin drite ne shqyrtimin e ketyre fjalive. Perdorimi i fjales durim ne rastin e pare eshte qe, kur na drejtohet te kerkojme ndihme me durim na jep te kuptojme se durimi eshte njera nga shkaqet me te medha qe te fitohet ndihma e All-llahut xh.sh, e krahas kesaj edhe te gjitha te mirat tjera. Pra, duke qene durimi present ne njeriun, realizohen te gjitha qellimet tjera. Durimimund te shpjegohet apo te kuptohet ne dy menyra: Ne menyren e pare e kemi durimin mbi te sprovat(telashet) e kesaj bote. Nuk ka dyshim se jeta e kesaj bote eshte e mbushur me sprova te ndryshme. Njeriu perjeton lloj-lloj sprovash qe te keqija duken ne syrin e njeriut, por, vetem All-llahu i din re apo i keq, fukara apo pasanik, sepse natyra e jetes eshte e tille. Por, besimtari keto fatkeqesi i pret me kenaqesi dhe bindje ne shpirt se jane nga All-llahu xh.sh. Shikuar ne nje aspekt, shohim se fatkeqesia eshte e pergjithshme. Zemren e kaplon frika, barkun uria, trupin semundja etj. Por, keto nuk jane te medha nese me durim dhe me shprese ne meshiren e All-llahut xh.sh perballohen. | |
|