Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: DJALLI DHE DYSHIMI (Teme islame) Sun 10 Jul 2011 - 21:18 | |
| DJALLI DHE FUNKSIONI I TIJ
Para se ta kundërshtonte djalli All-llahun xh.sh, ai merrte pjesë së bashku me engjujt dhe bënte punën që bënin ata. Ndërkaq, pasiqë nuk ishte sikur që ishin engjujt të krijuar prej drite, nuk ndodhej nën garancë. Siç është thënë edhe më parë, engjujt nuk kundërshtojnë, nuk ngrenë krye, por veprojnë atë që urdhërohen. Natyra e vërtetë e djallit, entiteti i vërtetë i tij doli në shesh pasi u urdhërua t’i përulet njeriut të pare dhe pejgamberit të pare Ademit a.s, por embrioni dhe fara e revoltës së pranishme ne qenien e tij e cila nuk u shfaq deri atëherë, por në atë moment plasën dhe u sill me vrull, mendjemadhësi iu drejtuar Allahut xh.sh duke i thënë “ Unë jam epror ndaj tij, sepse atë e krijove prej balte kurse mua më krijove prej zjarri!” Sipas ajetit Kur’anor dhe, gjersa çoi krye, djalli quhej iblis, pastaj u quajt djall, dhe më në fund shejtan, dhe iu dha mundësia të jetojë gjer në ditën e kijametit. Pas kësaj djalli iu betua Zotit ku i tha: “Do t’u futem njerëzve nga e djathta e nga e majta, nga para e nga prapa dhe do ti prapësojë!”Po të mos krijohej djalli, jeta e njeriut nuk do të kishte kuptim. E para: All-llahu xh.sh me madhërinë e tij krijoi shumë krijesa si engjujt që kurrë nuk bëjnë mëkat dhe që e keqja e djallit nuk ndikon tek ta. Allllahu ka krijuar njerëzit si pasqyra që pasqyrojnë artet hyjnore ndryshe nga melekët, dhe u ka kundërvënë njerëzve djallin me qëllim sprove dhe matje ndaj besimit të tyre.
DYSHIMI
Dyshimi është ndjenja e lëkundjes dhe pasigurisë së plotë që shkakton djalli në zemrën e besimtarit, duke ia çoroditur imagjinatën më një sërë kujtimesh, portretesh dhe pamjesh. Dyshimi është loja e fundit që luan djalli kundër një njeriu, veçanërisht kundër besimtarit, dukë ia lëkundur bindjet, besimin, qëllimet dhe synimet e shëndosha, duke ia çoroditur imagjinatën me pamje iluzioneve që është larg nga realiteti, gjithashtu ia lëkund besimin dhe sigurinë në vetveten. Shenja e djallit është një pikë e rëndësishme në zemrën e njeriut, veçanërisht besimtarit, ku ai drejton pushkën, topin, shigjetën, është pika në të cilën e merr në shenjë besimtarin. Te muslimanët fillestarë, tek ata që e flijojnë jetën për islam, tek ata nuk ekziston dyshimi. Dyshimi shfaqet te disa muslimanë që i kanë dhënë zemrën fesë, që i kanë shkëputur djallit nga dora të gjitha lidhjet dhe frerët të cilat ai kërkon t’i pengojë ose t’i largojë nga feja, dhe për t’i drejtuar atje ku do ai vetë, dhe dyshimi më së shumti gjendet tek ata që i kryejnë pak a shumë detyrat dhe adhurimet ndaj Allahut xh.sh. Beqir Aliu I-B Qendër | |
|