All-llahu i Madherishem e zgjodhi Muhammedin a.s si me te dalluar nga mesi i 124 mije pejgambereve, umetin e tij nga mesi i te gjithe umeteve, Kur’anin si librin me te zgjedhur nga librat tjere qiellor, Ramazanin si muajin me te zgjedhur, te premten si diten me te zgjedhur, nder mekataret, te penduarin e zgjodhi me te
mire.Meshira eshte dicka e dashur nga te gjithe por meshira gjendet te pak njerez. Meshiren duhet qe cdo musliman dhe muslimane dhe cdo njeri ta kete ne moralin e vet dhe ta zbatoje ate ne cdo hap te jetes, pasi ai qe meshiron do te meshirohet.
Pejgamberi a.s. thote: “Zoti meshiron nga roberit e Tij ata qe jane te meshirshem, ata qe jane te meshirshem i meshiron I Gjithemeshirshmi. Meshironi ata qe jane mbi toke, t’ju meshiroje Ai qe eshte ne qiell”. Meshira e tij ndaj njeriut shtrihet edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter. Vet jeta e njeriut dhe te gjitha te arriturat e tij ne kete jete i perkasin All-llahut xh.sh.
sepse cdo gje qe ekziston, burimin e vet detyrimisht e ka ne meshiren e All-llahut Fuqiplote.All-llahu xh.sh. mbi krijesat e veta ka leshuar meshira te plota prej te cilave ne do te permendim vetem disa. Nga meshira e All-llahut eshte se ka vendosur ne zemrat e prinderve dashurine per femijet.Nga meshira e All-llahut eshte se nuk na denon per cdo gjynah qe veprojme e sikur te mos ishte miresia e All-llahut ndaj nesh askush prej nesh nuk do te pastrohej kurre prej mekateve.
Qellimi i gjithe sheriatit islam eshte qe meshira te sundoje ne shoqeri. Edhe denimet qe permban sheriati islam jane me qellim qe te mbroje shoqerine nga krimet. Po ashtu nga meshira e All-llahut eshte edhe gruaja te cilen e krijoi per te perhapur ndjenjat emocionale, pa te cilat nuk do te ekzistonte meshira dhe dashuria mbi toke. Pejgamberi a.s. thote : “Ademi a.s.derisa jetoi ne xhennet i vetem filloi te merzitej, kur u zgjua nje dite nga gjumi, gjeti ne krah te tij Havane, gruan
e tij.
Kush je ti dhe pse je krijuar? Me quajne Hava i pergjigjet dhe jam krijuar qe te gjesh prehje”. All-llahu xh.sh. ia dhuroi gruan si meshire Ademit.
Kemi edhe nje rast. Ibrahimi a.s. ka qene shume bujar saqe cdo here qe hante buke merrte dike tjeter per te ngrene me te. Nje dite takon nje burre te moshuar tek Ibrahimi a.s. ndizte zjarrin. I moshuari iu perul zjarit dhe e adhuroi, pra ishte adhurues i zjarrit. Kur e pa kete skene Ibrahimi a.s. e nxori jashte i merzitur duke i thene: si ushqehesh me te mirat e Zotit dhe adhuron zjarrin?Ti nuk meriton te hash nga ushqimet qe na jep Zoti. Dhe e urdheron te dale jashte. Pasi qe I moshuari del jashte, vjen Xhibrili a.s. dhe i thote Ibrahimit a.s. se Zoti e porosit: Une e kam duruar ate plak per 60 vjet, kurse ti nuk e durove dot per nje ore?
Atehere Ibrahimi a.s. del per ta kerkuar te moshuarin dhe e gjen. Pasi e pershendet, e fton te hane darke por i moshuari ia kthen
duke i thene se ti sapo me perzure nga shtepia, e si me fton perseri?!Ibrahimi a.s.i tregon qe Zoti e qortoi per veprimin qe
kishte bere. Kur e degjoi kete i moshuari ia ktheu:”Nje zot i ketille e meriton
te adhurohet dhe e pranoi fene e Ibrahimit a.s. Ne duhet ta lusim All-llahun xh.sh
qe ti pasuroj zemrat tona dhe te gjithe njerezve me meshire.