Të mendojm rreth asaj se si dhe sa e kemi kuptuar Islamin.
Si pjestar te fesë më të përsosur,dhe fesë pa asnji të metë si në aspektin e kësaj bote poashtu edhe së botës tjetër,si duket po na vjen turp që jemi pjestar të kësaj feje. Kjo është një përgjegjësi aq e madhe saqë secili prej nesh duhet te dridhet po qese e mendon për pergjegjesin qe ka për këte fe.
Për fat të keq sot shumica po pyesin se përse perendimi është përpara nesh,si në aspektin ekonomik poashtu edhe ne aspektin shkencor?. Përse sot Muslimanët kan nevoj per hulumtimet e tyre, fabrikat, armet, përse ne keto vende jan zgjidhur problemet shëndetesore, ekonimike, politike,sociollogjike,energjetike,etj ndersa tek ne ende po vazhdohet me probleme te njejta, dhe si duket jemi futur në nji qorsokak apo ne nji tunel ku nuk ka shpres për drit
.
Edhe pse pricipet në islam janë të qarta kur vjen ceshtja e kualitetit me shum kërkojm nga perendimi se sa nga vendte Islame? Edhe pse pastërtia ze vend të rëndësishëm në islam, përkundrazi papastërtia mbisundon më së shumti te muslimanët se sa te jo muslimanet, si psh. më së shumti të mbetet lakmia te rruget e qyteteve jo muslimane sesa te rrugët muslimane, po e njejta gje eshte edhe te varrezat,analfabetizmi me shumhetohet te muslimanët sesa te jo muslimanët.
Dituria është një nga atributet e Allahut xh.sh. si dhe Islami është një fe me liber dhe ligjërues, që na jep të kuptojm se Islami ështe fe që në vete përmban shkencë, por zbulime shkencore po bëhen nga perëndimoret, e jo nga muslimanët.
Pra Allahu xh.sh. shpalli librin si komplentim i mendjes se njeriut ,dhe përderisa njeriu i përmbaheshte librit te Allahut xh.sh. jo vetëm me fjal por edhe ne vepra ai ishte shkenctar,ekomist, ipastërt, i dashur si te krijesat poashtu edhe te Krijuesi, prej momentit qe ju largua Librit te Allahut xh.sh e këndej ai jeton larg njerzve i përbuzur, i nëncmuar, i mallkuar dhe nga Allahu xh.sh. jo si njeri i dashur.
Cdo gje qe ka krijuar Allahu xh.sh është krijes e përsosur, pa asnji te met. p.sh. hëna është e krijuar në mënyr më të përsosur dhe ajo asnjiher nuk vonohet ne punën e saj. Poashtu edhe Allahu xh.sh. njeriut ia dha fen pa asnji të met dhe duhet që ai ti përshtatet asaj feje pa te meta, poqese don të jet perparimtar. Ne nuk duhet te ndryshojm fen, por duhet te ndryshojm veten tone ne praktikim e fes, sepse sot shohim shum te rrinj që janë në gjendje të qajn për nji film amerikan, e mos të qajn për gjendjen e besimtarëve.
Pra për nji student musliman është ibadet që ai të meret me at lëmi qe ka; si psh. kimisti të merret me kimi, ai tjetri me astronomi, mjeksi etj.
Duke mos haruar se feja islame nuk është një fe që kufizohet vetem me shartet e Islamit, por një fe që ngërthen në vete te gjitha nevojat e njeriut si në aspektin shekncor, politik, shëndetsor, moral etj.
Kur ta kuptojm Islamin ne të gjitha poret e jetës sonë vetem në kë t mënyrë do te jemi besimtar dhe mundë të krenohemi që jemi Musliman. Rrugdalje tjeter per neve nuk ka perpos të ndryshojm menjden e të kuptuarit te Islamit.
Loti që dal nga syri është I pastërt por poqese fytyra jonë është e ndyt, ajo e perlyn edhe lotin e pastërt, dhe ne nuk duhet të pastrojm lotin por fytyrën
Mr.Uzeir Ibrahimi.