Ebu Derdai tërë natën u falë duke qarë dhe vetëm një lutje e përsëriste: “O Allah ashtu si përsose krijimin tim, përsose (bëje të mirë) sjelljen time.”
Vëlla/motër!
Ebu Derdai e kaloi natën duke u lutur vetëm më këtë lutje, PSE?
Mos harro se me moral të mirë hyn në xhenet, atëherë:
- Mos harro t’i përmirësosh sjelljet tua.
- Mos harro t’i përmirësosh qëndrimet tua.
- Mos harro t’i përmirësosh shprehjet tua.
- Mos harro t’i përmirësosh miqtë dhe shokët,.
- Mos harro t’i përmirësosh dhe korrigjosh temat, shkrimet, publikimet në facebook.
Dhe në fund, mos e harro këtë lutje: “O Allah ashtu si përsose krijimin tim, përsose (bëje të mirë) sjelljen time.”
Ulvi Fejzullahu