Mos Harro !
Mos harro se një ditë do të shkosh pranë tij.
MOs harro se ka një jetë tjetër të përhershme.
Mos harro se kjo botë është kalimtare.
Mos harro se çdo gjë që bën, shkruhet diku dhe një do të tregohen të gjitha duke të thënë : Lexoje librin tënd "
Ai është me ne. Po ne, më ke jemi ?
Ai na sheh neve. A arrijmë ta ndjejmë këtë gjë ?
Ai di çdo situatë tonën. A jetojmë ne një jetë të ndërgjegjshëm për këtë ?
Jetën duhet ta dish se ka një fund... Ja tek duket edhe fundi i saj... Nuk ka çast frymëmarrje që të mos lëvizim drejt saj.
Le të shkojmë drejt saj me petka të bardha .
Me zemër të bardhë...
Me sy të bardhë...
Me sy të pastra...
Me një libër jete të dëlirë.....
Pa shih, a i ke duart e tua të pastra ?
Kë ke në zemër, pa shihe njëherë. Pa shihe nëse do të mund të dalësh së bashku me atë që ke në zemër përpara Allahut.
- I Dërguari i Allahut ka thënë :
" Nuk ka hajër në fjalën që nuk thuhet për hir të Zotit. As në pasurinë që nuk shpenzohet në rrugën e Zotit."
Ali r.a këshillonte me këto fjalë Hasanin të cilin thërriste me dashuri edhe " drita e syve të mi ":
Bota të merr me të mirë nganjëherë, a thua se dëshiron të të jepet ty e gjitha.
Mos u mashtro me këtë dredhi të sajën... nganjëherë të kthen shpinën, sikur arratiset prej teje, por edhe kësaj mos i kushto rëndësi....
Bota është dëshmitare shumë e çuditshme, nuk di të të bëhet e dashur...
Vllezër dhe Motëra, ç'farë do të ndodhë me ju, kur gjithçka të ketë përfundur?
Të varrosurit do të ringjallen, do të dalin në shesh të fshehtat dhe do të qëndrojnë përpara një gjykatësi madhështor për të dhënë llogari. Zemra dridhen nga frika e gjynaheve të kryera në këtë botë. Hiqen perdet e mbulesat dhe dalin në shesh të metat dhe të fshehtat e tuaja.
Ata do të thonë :
"Të mjerët ne! Si ka mundësi që ky regjistër ka ruajtur çdo gjë, sado e vogël të ketë qenë ajo." Të gjitha ato që kanë punuar janë të shënuara në regjistrin e veprave. Zoti juaj nuk i bën padrejtësi asnjë njeriu. "
O njerëz ju nuk jeni të ndryshëm nga ata që janë larguar nga kjo jetë.
Zëri i tyre u shua, mos harro se edhe zëri yt do të shuhet.. !
------------------------------------
Shkruan : Bujamin SALIJA