Më së paku 16 ushtarë të regjimit dhe dhjetë luftëtar opozitar, janë vrarë të enjten nga një përleshje e ashpër në verilindje të qytetit Res al Ajn në afërsi me kufirin turk, njofton observatori sirian për të drejtat e njeriut.
Bataljonet e ushtrisë çlirimtare, kanë hyrë në këtë qytet me shumicë kurde, ndërsa banorët lokal të Saadas njoftojn se luftëtarët opozitar para agimit kanë marrë në kontroll kufirin, e pastaj kanë nisur sulmet në bazat e Res al Ajn.
Ndërsa në Dir Zur, mjeku i cili ka ngritur të vetmin spital të hapur, ka bërë me dije se do ti duhet ta mbyll atë, për shkak të shkatërrimit nga granatimet dhe bombardimet e shumta dhe nga mungesa e preparateve medicionale.
„Shumica e spitalit është bombarduar pa mëshirë nga avionët dhe artileria“ thotë doktor Ebu Lilian.
Po përballemi me mungesa akute të ndihmave medicionale. Nëse nuk sigurojmë material të duhur, atëherë detyrohemi ta mbyllim spiatalin. Maksimalisht po mundohemi të sjellim material nga Turqia, mirëpo qyteti Dir Zur është i rrethuar nga ushtarët e regjimit.
Ebu Lilian, e ka ngritur një spital me katër persona tjerë. Dy vllezërit e tij dhe dy shokë të tij. Ai thotë:“ u japim ndihmë luftëtarëve opozitar si edhe për 8000 familje të cilat jetojnë në mënyrë endacake. Ata nuk mund të shkojnë në spitalin shtetëror i cili gjendet në dalje të qytetit.\mesazhi\Sh.Hulaj