Agjencionet informative turke, bëjnë të ditur sot (xhuma), për dezertimin e 26 oficerëve të ushtrisë siriane mbrëmë në Turqi, në mesin e tyre janë edhe dy komandant. Ky konsiderohet dezertimi më i madh nga ushtria e Beshar Asadit prej shumë muajsh.
Lajmet informative Anadoll, thotë se oficerat dezertues, në mesin e tyre 11 janë oficer me gradë nënkolonel, dy me gradë major, dy me gradë tetar, katër me gradë komandant dhe pesë me gradë toger, të ciliët kishin kaluar nga provinca Hatay së bashku me familjet e tyre dhe një numër ushtarësh tjerë, që gjithsejt përbëjnë 71 persona.
Në zhvillimet tjera, qendra për informim e sirisë bënë të ditur se forcat e ushtrisë së regjimit, kanë kryer një masakër në periferit e qyetit Dir Zur. Deri më tani dihet për 15 viktima dhe dhjetë të plagosur. Shumica e viktimave janë gra nga fshatrat, si dhe përleshje të reja në fushën e njësiteve mbrojtëse të qytetit.
Qendra njofton se shumica e viktimave janë gra.
/Mesazhi/Sh.Hulaj