Shpend Hulaj
Sa herë që vie viti i ri siç është bërë traditë të thuhet për njëhsimin e kohes sipas matjes së sistemit diellor, mua më duhet tu përgjigjem pyetjeve të shumë njerëzve të cilët kush nga kurreshtja, e kush nga deshira që don të dij të vërtetën, kush vetëm pse vetë ngjarja e vitit të ri sjell dilema e ineteresim të jashtzakonshëm si dhe nga shkase e arsye tjera të cilat ata I bëjnë. Kjo edhe përkundër vështirësive të mbjelljes së elementeve islame në tokë, kjo prapë është një fije shprese apo më shumë se aq një optimizem i madh në ngritjen e vetdijës së fetares ne islam dhe një dëshmi për të kuptuar që të njerëzit sado që periudhat kohore të ngadalësojn vetëdijën ndaj fesë ata prapëseprapë ndiejn nevojen e tij (të islamit), kërkojn realitetin e asaj pjese që u takon ta dijnë. Kështu që ata shpeshherë dhe sa herë që ndonjë festë qoftë ajo fetare apo jo, tek ata ngjallet një frymë dashurie për të ditur edhe më shumë për festat ndaj fesë së ciles i takojn, e atë e shprehin me pyetje te ndryshme.” A kemi ne vit të ri? Nëse kemi si e festojmë ne atë, si ka ndodhur, kur është? Atëherë gjithsecili njeri që e konsideron veteveten si përgjegjes në vetdijësimin e popullatës në fenë islame- burimore duhet të mundohet të sqarojë ngjarjet , historinë e kësaj feje të pastërt sepse ngjarjet dhe historia e saj është mizorue dhe është dëmtuar nga shumë shpirtligë e keqbërës. Shpresojmë që sado pak do të jap një rreze drite të rëndësishme në këtë mund timin në sqarimin dhe spjegimin e kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme nga ato më primaret, ngjarje e cila në vetvete përmban tërë arritjet , historinë e kulminacionin e betejave islame mes padrejtsive e mizorive të shkaktuara nga armiqt e islamit përgjat historisë së njerëzimit.
Në vazhdim do të mund të u pergjigjem pyetjeve të shumta të njerëzve përgjatë vet tregimit të kësaj ngjarjeje madhështore të hixhretit.
Do të veçoja punimin në disa pika të veçanta të cilat do të jenë udhëheqëse gjatë interpretimit tonë të hixhretit e që do ta bëjnë edhe më të rëndesishem e më të veçant punimin tonë.
1 Hixhreti të kuptuarit e tij dhe domëthënja e fjalës hixhret.
2 Hsitoria e hixhretit para hixhretit të Muhamedit s.a.v.s tek pejgamberët tjerë.
3 Hixhreti në abesini parprisë i hixhretit në meke dhe rrjedha e tij.
4 Paraparegaditjet e hixhretit të muslimanëve në Medine dhe mënyrat e tija.
1 Domëthënja e fjalës Hixhret dhe kuptimi i saj:
Hixhret do të thotë - largim, shpërngulje, kalim, braktisje dhe ndarje nga diçka.
Në etimologji është shpërngulje e bekuar e Muhamedit s.a.v.s prej Mekes në Medine, me urdhër nga Allahu xh.sh.- shpërngulje me qëllim kthimi, sepse Muhamedi s.a.v.s. duke dalë nga Meka, me lotë në sy tha: “ Mekë oj vendlindja ime e shtrenjtë, për Zotin kurrë nuk do të kisha lëshuar, po të mos më detyronin të të lëshoj.”
Hixhreti i Muhamedit s.a.v.s. dhe i muslimanëve të tjerë nuk ishte shpërngulje e “hijeve dhe shpritrave të trazuar” nga frika për jetën e tyre, por ishte vendosmëri e paluhatshme dhe fillim i një revolucioni e rirreshtim të ri për thyerjen e shpirtrave dhe ngushtim i veprimit të pabesimtarëve. Ishte rrugë e përhapjes dhe shtrirjes së dritës së Imanit dhe shpëtimit, të cilën dritë e kishin burgosur e penguar idhujtarët plot 13 vjet me qëllim që ta fikin dhe ta zhdukin nga faqja e dheut.
Të kuptuarit e Hixhretit:
Fjala Hixhre shpeshherë përseritet në fjalët e njerëzve, mirëpo në të shumtën e rasteve ajo përkufizohet në hixhretin- shpërnguljen nga atdheu- vendi në vendet tjera në përfitim të pasurisë, apo në përmisimin e pozitës jetësore. Nga kjo pikënisje është e udhës që fjalen (hixhret) të cilen e kanë përdorë muslimanët e parë ta sqarojmë që ajo nuk ka synuar në atë domëthënje që ka të bëjë në lidhje me materializmin- pasurinë, sepse nuk kanë bërë hixhret vetëm të varfërit dhe robërit për të shpëtuar nga sistemi tiran xhahili për shkak të gjendjes së keqe që ishin aty, mirëpo nga ata që kanë bërë hixhret ka pasur edhe nga zotërinjt e kurejshitëve. Psh; ata që kanë bërë hixhret në Abesini kanë qenë 83 burra nga muslimanët prej tyre 68 kanë qenë nga zotërinjt e kurejshëve, dhe 15 prej tyre nga të tjerët më me pak pozita. Këta më me pak pozita nuk janë më me pak rol dhe rëndësie apo vlerë nga këta zotërinjt, mirëpo krahasimi bëhet nga ana e pozitës së posedimit të përgjegjësive – udhëheqjes në shoqëri apo ndikimit të tyre, dhe çdo njëri nga këta është konsideruar person nga të afërmit e familjes , apo familjar.. nga këtu fjala hixhret është bërë term dhe është bë e njohur në historinë islame me ato ngjarje që kanë ndodhë në periudhën Mekase me largimin e muslimanëve nga Meka në kërkim të një vendi më të sigurt ku atu sigurohet jeta dhe ku mund ta praktikojnë aty fenë e tyre.
Edhe përkundër të njohjes së kuptimit të fjalës hixhret tek arabët.. përdorimi i saj në fushën e imanit tek ta ishte i ri, sepse ky muhaxhir shpërngules mund të jetë nga zotërinjt dhe të parët e vendit, të posedoj pasuri, forcë e pushtet, por ai prapë bën hixhret në vende tjera edhe pse atij nuk i plotësohet dhe kompensohet asgjë nga ato pasuri që ka pasur në vendin e tij, por ai atë e bën vetëm për shkak të sigurisë se fesë së tij, edhe pse nuk është ai vend në të cilin emigron, bën hixhretin nga darul islam - toka islame.
Hixhreti në Abesini ka qenë i këtij lloji. Kjo është njëra nga këto domëthjënjet e hixhretit e që është: Hixhreti nga vendi pabesimtar i pasigurt në vendin pabesimtar të sigurt.
Domëthënja e dytë është: Hixhreti nga vendi pabesimtar në vend islam, apo në rrugë të pregatitjes së saj që të jetë pastaj nga vendet islame e ky është hixhreti në Medine- Jethrib.
Muslimanët dhanë edhe domëthënje të tretë të hixhretit e që është: e kanë quajtur- thanë hixhret për në rrugën islame duke e konsideruar si muhaxhir i Allahut”.
Edhe përkundër hadithit të Muhamedit s.a.v.s i cili e ka përkufizuar fjalën e hixhretit para çlirimit ku ka thënë i dërguari s.a.v.s.:” nuk ka hixhret pas çlirimit, mirëpo xhihad dhe nijet, dhe nëse u përzënë detyroheni të ikni, ikni”. Dhe me siguri ky përkufizim dmth që përderisa është formuar shteti islam, dhe Meka është bërë pjesë e shtetit islam nuk ka hixhret nga ajo, mirëpo kërkohet dhe nevojitet xhihadi e lufta dhe nijeti (për ta mbrojtur dhe ruajtur), dhe kjo nuk don të thotë që të ndalohet përsëritja e hixhretit në çdo kohë që paraqiten kushtet e nevoja së bashku gruupacion- me të njëjta kushte kohore më të cilat kanë jetuar muslimanët në atë kohë të historisë islame (kur atëherë nuk ka shtet islam). Dhe hixhreti nuk ndërpritet me hixhretin nga vendi pabesimtar në tokën islame, por hixhreti ende vazhdon të qëndrojë përderisa vazhdon të ketë darul harb- vend lufte dhe tokë islame.
Ndërsa kuptimi i katërt i hixhertit është: domëthënje e përgjithshme shumë dimensionale me domëthënja edukative që është bërë përdorues në mesin e muslimanëve, në shoqërin islame për ti kalitur njerëzit në edukatën e përsonalitetit të tyre. Kështu që është bërë e nevojshme për muslimanin që ai të ketë dy hixhrete: “Hixhreti për Allahun që e bëjnë për studim, për dashuri për adhurim, mbështetje, përgjigjje ndaj Allahut, dorëzim ndaj Tij, frikë, shpresë dhe pranim në çdo gjë të tij.
Dhe e dyta hixhreti për ta pasuar të dërguarin s,a.v.s në levizjet e tija, qendrimet e tija të hapura dhe të fshehat, ku duhet të jetë i përputhur me ligjin- sheriatin e tij i cili është sqarues i dashurisë në Allahun dhe knaqësis së Tij.
Përkufizimi i kuptimit të hixhretit - duke e konsideruar atë term islam- përbëhet prej katër domëthënjeve:
1- Hixhreti nga toka- vendi pabesimtar i pa sigurtë në hixhret të vendit pabesimtar të sigurt.
2- Hixhreti nga vendi pabesimtar ne vendin islam.
3- Hixhreti nga qytetet e vendit islam në periferit e saja.
4- Hixhreti në edukimin në fenë e Allahut dhe të dërguarit të tij.
Historia e Hixhretit
Me historinë e hixhretit kemi për qëllim hixhretin e të dërguarve të Allahut para Muhamedit s.a.v.s. kështu që historinë e hixhretit mund ta quajmë po ajo në realitet edhe është synet i pejgamberëve të Allahut xh.sh. pra Muhamedi s.a.v.s nuk ishte pejgamberi i parë e as i vetmi i cili bëri hixhret në historinë e pejgambereve a.s. Ne nuk mund të permnendim dhe të përkujtojmë të gjithë hixhretet, të cilët i kanë bërë pejgamberët ngase çdo hixhret sikur edhe çdo pejgamber është kaptinë në vete. Megjithatë ne shkurtimisht dhe kalimthi do të përkujtojmë hixhretin e Nuhit a.s i cili njëherit konsiderohet edhe hixhreti i parë në historinë e pejgambereve a.s, pastaj hixhretin e Ibrahimit a.s babait të pejgamberëve” dhe hixhretin e Jakubit a.s dhe familjes së tij.
Hixhreti i Nuhit a.s.
Hixhreti i Nuhit a.s. ishte i pari në historinë e pejgamberëve a.s.. hixhreti i tij ishte jetë dhe shpëtim për të dhe për pasuesit e tij, kurse shkatërrim dhe humbje për jobesimtarët, kryeneçët dhe tallësit…
Pasi që Nuhi a.s i bënte thirje popullit të tij që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe të braktisin adhurimet tjera të kota si idhujt dhe idolet, të cilët i kishin gdhendur me duart e veta, ata prapëseparapë nuk besuan. Thirrja e tij e pandërprerë në rrugë të drejtë, veçse shkaktonte largim e ikje. Dhe kur Nuhi a.s. i humbi të gjitha shpresat prej atij populli e mallkoi atë duke iu lutur Allahut xh.sh. që ta shpëtoi atë dhe pasuesit e tij nga pabesimtarët e ata ti dënojë. Kështu, Allahu xh.sh. pranoi lutjen e Nuhit a.s. Allahu xh.sh e mësoi Nuhin a.s. që të ndërtoj një anije me të cilën ai dhe besimtarët do të shpëtojnë nga përmbytja dhe me të do të shpërngulen nga ai popull mizor….
“E, mbaroje anijen nën mbikqyrjen tonë dhe me mësimin tonë, e mos m’u drejto Mua për ata që kanë bërë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytyr”. Hudë 37.
Dhe… urdhëri i Allahut erdhi. Uji gufoi dhe toka u mbush plot me të. Ndodhi vërshimi (tufani), i cili fundosi dhe përmbyti të gjithë jobesimatrët, kurse Nuhi a.s. dhe ata që kishin hypyr në anije, lundronin mbi valet e ujit që dukeshin si kodra drejtë shpëtimit, derisa u ndalën në kodren xhudij, diku në bjeshkët e Ermenisë së sotme apo ne veri të Turqisë sipas supozimeve. Mbas këtij tufani filloi Nuhi a.s misionin e tij, filloi jeta e re, në vend të ri dhe kështu Nuhi a.s. njihet si babai i dytë i njerëzimit.
Hixhreti i Ibrahimit a.s
Ibrahimi a.s u lind ne qytetin “ Ur ” në jug të Irakut, ku edhe i kaloi 70 vjet të jetës së tij. Dhe kur Allahu xh.sh e obligoi atë me shpallje- duke e dërguar si pejgamber, ai fillo ta thërrasë popullin e tij në adhurimin e Allahut, i Cili nuk ka shok. Në fillim e thirri të atin e tij i cili merrej me gdhendjen dhe shitjen e idhujve që të adhurojë vetëm Allahun dhe të largohet nga gdhendja e adhurimi i idhujve, mirëpo, i ati refuzoi thirrjen e të birit!...
Ibrahimi a.s. pastaj filloi të thërasë popullin e tij, duke zhvilluar shume polemika me ta. Mirëpo, e gjithë kjo ishte e kotë, e ata edhe më tej zhyteshin në mosbesimin e tyre, derisa një ditë Ibrahimi a.s. i bëri copë-copë të gjithë idhujt, përveç atij më të madhit, të cilin e la me qëllim që atij idhullit ti drejtohen dhe ta pyesin se kush i ka thyer këta tjerët. Kur idhujtarët kuptuan se atë vepër e kishte bërë Ibrahimi a.s.(meqë e kishin dëgjuar duke u betuar) vendosën që ta dënojnë publikisht ta hedhin në zjarr… mirëpo Allahu xh.sh. me fuqinë e tij e shpëtoi të dërguarin e Tij…
Pas këtyre mundimeve e vuajtjeve Ibrahimit a.s. nuk i mbeti tjetër, pos të shpërngulet prej vendlindjes së tij për në haran në tokën e Kenanëve- Palestinën e sotme. Ai tha: “unë po shkoj aty, ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!” saffat 99
Me Ibrahimin a.s. u shpërngulen edhe bashkëshortja e tij Sara dhe djali i vëllait të tij Luti a.s. së bashku me basskëshorten e tij:
“Atij (Ibrahimit) i besoi Luti , e ai (Ibrahimi) tha: Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti.” Ankebut 26 . mirëpo Ibrahimi a.s. as në Palestinë nuk qendroi gjatë dhe u shpërngul në Egjipt. Mirëpo pas një kohe qëndrimi atje u kthye sërish në Palestinë, së bashku me bashkëshorten Sarën dhe shërbetoren e saj egjiptiase(dhuratë nga faraoni) Haxheren…
Mirëpo ky nuk ishte fundi. Allahu xh.sh deshi që i dashuri i tij të shpërngulet edhe një herë prej Palestinës. Kësaj radhe për në Hixhaz-Mekke, së bashku me bashkëshorten Haxheren dhe djalin e tij Isalmailin, dhe me këtë të përfundojn emigrimet e Ibrahimit a.s.
Hixhreti i Jakubit a.s.
Jakubi a.s. me familjen e tij atë kohë jetonin në Palestinë. Njëri nga bijtë e tij quhej Jusuf i cili më vonë do të bëhej pejgamber. Jusufi a,s, qysh kur ishte i vogël kishte parë një ëndërr në të cilen 11 yje hëna dhe dielli po i bënin
. Kur Jusufi i vogël ia tregoi ëndrrën babait të tij Jakubt a.s. ai filloi edhe më shumë që ta dojë dhe të brengoset për të. Mundimet dhe vuajtjet e Jusufit a.s. filluan prej fëmijërisë së tij kur vëllëzerit e tij e hudhën në bunar, pastaj atë e mori një karavan e quan në Egjipt atë ia shiten një funksionari të lartë në qreverinë e faraonit.
Aty vazhduan sprovat me gruan e funksionarit të lartë dhe përfundon në burg për disa vite. pas daljes nga burgu ai arrin të përfitoj simpatinë e mbretit të atëherhëm kur Jusufi ia komenton ëndrrën të cilen e kishte parë faraoni e askush nuk dinte të ia komentonte. Kur Jusufi a.s. arriti të merrte funksion të lartë te faraoni si minister i bujqësis e në atë kohë kishte kapluar vendin - Egjiptin por edhe Palestinën një thatësirë e madhe dhe njerzit ballafaqohehin për kafshatën e gojes se ku ta gjejnë. Në palestinë atë kohë jetonte edhe Jakubi a.s. Pas disa debatëve me vëllezërit e tij që i pati derisa u tregoi se ai është vet Jusufi e që këtë e përshkruan edhe Kur'ani: " Ata thanë:" a ti vetë je Jusufi?" Ai tha:" unë jam vetë Jusufi ..." ata thanë." pasha Allahun, është e vërtetë se Allahu të ka lavdëruar mbi ne, kurse ne vërtetë ishim fajtorë!" ai tha," sot nuk ka qortim kundër jush, Allahu ju falë juve: Ai është mëshirues i mëshiruesve!" ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do ti kthehet të pamët, e apstaj ejani tek unë me tërë familjen time". "(e morën familjen dhe shkuan) e kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat veti te dy prindërit e tij dhe tha:" Me dëshirën e Allahut hyni në Egjipt të sigurtë!" (Jusuf).
HIXHRETI NË ABESINI PËRPJEKJE PËR TË DALË NGA KRIZA
Hixhreti në Abesini është paraprisë i Hixhertit në Medine. Ky hixhret ishte bërë i domosdoshëm si rezultat i përsekutimeve, vuajtjeve, mundimeve, sprovave e përbuzjeve që u bëheshin muslimanëve nga mushrikët kurejsh. Muhamedi s.a.v.s. filloi të planifikoj për ndonjë rrugëdalje nga kjo krizë nga këto mundime e vuajtje që përjetonin muslimanët. Kërkonte e hulumtonte ndonjë vend më të sigurt. Hixhreti në Abesini është hixhreti i parë i organizuar m parime e plane e me virtyte të larta. Nuk ka aspak lidhje me elemente të qëllimeve të kërkimeve materiale apo të ndonjë toke më të pasur. Pas vuajtjeve e mundimeve të njëpasnjëshme mbi muslimanët e shokëve të Muhamedit s.a.v.s. nuk u kishte mbetur më ndonjë rrugë për jetësë. Të gjitha rrugët për jetesë u ishin ngushtuar. Atëherë Muhamedi s.a.v.s. i lejoi ata që të bëjnë emigrim - hixhret në Abesini duke u thënë atyre: "Atje është një mbret që nuk bën padrejtësi as tirani e as zullum ndaj askujt. Ai është i drejtë e ju shkoni atje derisa Allahu të ju bëj ndonjë zgjidhje më të mirë se kjo në të cilen jeni". Kështu që një grup i muslimanëve dolën dhe shkuan në Abesini ndaj frikës së sprovave të ndryshme dhe për hirë të Allahut duke ikur me fenë e tyre. Ky pra ka qenë hixhreti i parë në islam.
Ideja e të dëguarit s.a.v.s. për të shkuar në Abesini tregon aftësit, largpamësin e tij të madhe që ishte në dijeni rreth ngjarjeve e gjendjes që mbretëronte në gadishullin arabik me pushtetarët e udhëheqjen politike të tyre. Këtu kuptojm që nuk ka pasur vend më të sigurtë e të qetë se Abesinia, ngase fiset arabe ishin të lidhura me kurejshitët me lidhje të forta. Kështu që këto lidhje nuk lejonin që këto fise të pranonin këta musliman në mbrojtje e as muslimanët të mendojn për ndonjë mbrojtje nga ata. Jemeni ishte vendi i pasigurisë dhe i paqetë brenda në mesin e tij për banoret e tij, sepse atë e lëkundeshin luftërat mes persianëve dhe romakëve si dhe mospajtimeve e armiqësive mes jehudive e të krishterëve. Asnjë vend nga tokat e gadishullit arabik nuk ishin të favorshme për vendstrehim të përshtatshëm e për mbrojtje ndaj muslimanëve.
KOHA E BËRJES SË HIXHRETIT NË ABESINI DHE VENDI I ZBRITJES SË MUHAXHIRËVE
Sa i përket përcaktimit të kohës së hixhretit në Abesini së pari duhet të sqarojmë se këtu kemi dy hixhrete. Hixhreti i parë ka filluar siç duket në muajin rexheb në vitin e pestë të shpalljes. Numri i muhaxhirëve të parë ka qenë dhjetë burra, thuhet edhe njëmbëdhjetë burra e katër gra. Atje nuk kaluan më shumë se dy muaj, dhe ata u kthyn përsëri në Meke ngase dëgjuan se banorët e Mekes kishin pranuan islamin. Kur u kthyen e panë se lajmi ishte i rrejshëm, ndërsa në Meke nuk mund të hynin vetëm se duke paguar apo duke kërkuar të merershin në mbrojtje të dikujt. Shpejtë u kthyen në Abesini dhe tashmë e bënë edhe hixhretin e dytë. Numri i tyre tash ishte më i madh deri në 83 burra e 11 gra. Këta muhaxhirë gjatë daljes së tyre kanë pasuar rrugën e karavanëve tregtare derisa kanë arritur në brigjet e portit Shuajbe. Aty kanë marrë dy anije (varka) të vogla, kanë hypyr mbi to duke paguar për gjithsecilin person nga gjysëm dinari. Mirëpo nuk e dimë se ku kanë zbritur në Abesini. Ndërsa Mahmud Shakir ka dhënë një mendim që kjo ka mund të jetë në Mesua. Duke e ditur që porti Adulis tash në jug të Mesuas është me largësi rreth 50 km që ka qenë porti i Abesinis i atëhershëm .. përderisa kryeqyteti Aksom është larg portit në brendësi përreth 200 km. Burimet nga historia islame nuk na e kanë përmendur këtë pjesë të historisë islame të periudhës Mekase.
SHKAQET E HIXHRETIT NË ABESINI DHE QËLLIMI I TIJ
Sa i përket hixhretit në Abesini atë e konsiderojm shpërngulje që bëhet për hirë të fesë apo që nuk mund të ndodh vetëm se kur e kërkon nevoja e domosdoshme për të ikur me fenë e tij nga vendi ku i është bërë e pamundur mbrojtja e fesë dhe e muslimanëve në atë vend. Edhe vazhdimësit e mundimëve e vuajtjeve ndaj muslimanëve e bëjn të domosdoshme kërkimin e një vendi më të sigurt më të qetë në të cilin nuk ka urrejtje e zili për këta persona që kanë besuar Allahun xh.sh.
Megjithatë nëpërmjet disa ngjarjeve që mund të nxjerrim nga hixhreti në Abesini e shohim se domëthënja dhe definicioni i shpërnguljes për hirë të fesë nuk është e vetmja mënyrë ndikuese e nxitëse e këtij hixhreti, sepse në realitet ata të cilet bënë hixhretin në Abesini, në hixhretin e parë kanë qenë të lidhur ngushtë me afërsi gjaku me të dërguarin e Allahut s.a.v.s.. Këta nuk janë përballur me ato sprova e mundime siç janë përballur muslimanët tjerë, kjo për shkak të mbrojtjes që kishin nga Ebu Talibi dhe influencës së tij në shoqëri. Duke shtuar mund të themi që nga ata burra e gra që bën hixhretin në Abesini gjithashtu kanë qenë persona që kanë pasur lidhje familjare edhe me parinë kurejshite. Nga ata që bën hixhretin në Abesini kanë qenë edhe: Muselemete bin Hisham që ka qenë vëllau i Ebi Xhehlit. Ajash bin Ebi Rebia ka qenë vëllau i Ebi Xhehlit nga nëna. Ferasi babai i të cilit ka qenë Nadir bin Harith i njohur për armiqësinë e tij ndaj islamit i cili është mbytyr në luften e Bedrit si pabesimtar. Abdullah bin Suhejl Amir i cili u ngrit kundër të dërguarit të Allahut në luftën e Hudejbis në emër të kurejshëve e vëllai i tij Hatib bin Amir ka qenë nga muhaxhirët e Abesinisë etj. Nëse mënyra për të ikur me fenë dhe frika nga mundimet e përsekutimet do të ishte e vetmja mënyrë, atëherë do të ishte në mundësi të te dërguarit të Allahut që ti urdhëroi muslimanët të ndahen nëpër vende dhe fise arabe. Kjo me siguri do të u kishte sjellur siguri e suksese, mirëpo ajo që ne e shohim është më shumë se një arsye e ndoshta më e thellë. ndoshta edhe Muhamedi s.a.v.s. ka synuar në ato por ndoshta edhe mëshira dhe urtësia në hixhretin për Allahun kanë caktuar të jetë në këtë mënyrë dhe janë arritur këto mënyra të cilat janë vetë qëllimi i saj. Nga këto mund të permendim:
Zgjerimin e thirrjes islame jashtë Mekes, sepse leja për të bërë hixhret muslimanët ka qenë në tokat jashtë gadishullit arabik që e kishin fenë krishtere.
Arsye tjetër është: edukimi i prijësve dhe udhëheqësve të ardhshëm të popullit musliman në një segment të caktuar te edukimit. ndoshta kjo ka qenë njëra nga arsyet e hixhretit në Abesini dhe padyshim ky ka qenë një synim dhe një rezultat briliant i hixhretit. E dimë fare mirë që Muhaxhirët kanë qenë nga zotërinjt e kurejshëve nga bijtë e parisë dhe udhëheqësve apo pronar të pasurive dhe pozitave. Kështu që kjo është e domosdoshme që këta udhëheqësa të ardhshëm të jenë më të aftit dhe të zgjuarit e më të edukuarit në realitetin e mbi të vërtetën kur ata e dinë jetën e tyre që e kanë bërë në injoranc.
HIXHRETI PARAPREGATITJET E TIJA DHE MËNYRA E TIJ
Nga vendi pabesimtar në vendin islam (hixhreti në Medine).
Nëse hixhreti në Abesini ka qenë hixhreti I parapregatitjeve, edukimit e thirrjes në islam në një pjesë të tokës, atëherë hixhreti në Medine ka edhe vlera tjera nga qëllimet e synuara. Vetëm se ajo prapë nuk I përjashton vlerat e edukimit dhe formimit të shtetit dhe përhapjes së fesë.
Hixhreti në Medine nuk fillon me Muhaxhirin e parë që ka dalur nga Meka dhe që ka shkuar në Medine, mirëpo asaj I paraprijnë shkaqe e arsye të domosdoshme të kësaj lëvizje. Gjithashtu asaj I paraprijnë edhe përpjekjet të cilat e kanë mundësuar arritjen e qëllimit të këtij hixhreti. Ky është qëllim I përgjithshëm I formimit të shtetit islam nga vet brenda vendit pabesimtar pa patur pasoja personi I cili e udhëheq këtë lëvizje dhe e bën këtë thirrje që është transferimi në tokën e re me paraqitjen e misionit të vet banorëve të tokës së re. bile nuk ka kaluar vet ai në tokën e re derisa I ka siguruar e qetësuar pasuesit e vet dhe I ka nxjerr nga toka e pabesimtarëve dhe I ka transferuar në tokën në të cilen do të formohet aty shteti islam. Me këtë nuk do të mund të kuptojm realitetin e përhapjes së fesë që e bënte I dërguari I Allahut s.a.v.s. te fiset arabe nëse këtë pjesë të hixhretit nuk e konsiderojm nga pjesa e hixhretit në Medine. Sepse ngjarja e hixhretit është një synim I madh dhe hapat paraprirëse të tij kanë qenë këto periudha hyrëse në arritjen e qëllimit të shpresuar.
Duhet ta njohim vendin e Hixhretit.
Nuk ka dyshim që Jethribi - Medina emrat e së ciles janë të shumtë në transmetimet e burimeve islame derisa numri I tyre arrinë në 100 emra, ka qenë nder dhe krenari e saj që të jetë kryeqyteti I parë I shtetit islam. Kështu që ishin plotësuar të gjitha kushtet që ky qytet të bëhet në tërësi figura e gjithë asaj që e kanë udhëhequr më vonë qendrën islame në botë. Kjo qoftë nga ana e shtrirjes gjeografike apo ekonomike apo e ndërtimit shoqëror ushtarak. Qyteti I Jethribit është një tokë vullkanike që e rrethojnë përreth kopshtet me hurma nga të gjitha anët por edhe në vendbanime e fshatra ka hurma. Një pjesë e saj përbehet nga kullat, kalat apo shtëpia të ndërtuara nga gurët që numri I atyre arrinte deri në 59 kulla. Ato përdoreshin për ruajtjen dhe depozimin e grurit, të msirit dhe armëve. Shumica e atyre të cilët I posedonin këto kulla kanë qenë jahuditë. Për këtë edhe Kur’ani i përmenden ku thotë: “Nuk ju luftojnë juve së bashku vetëm se në vendbanime të rrethuara – fortifikuara apo prapa mureve” hashr 14.
Qyteti I Medines shtrihet në mes pikën e karavanëve tregtare mes veriut e jugut (Shamit dhe Jemenit). Kjo ishte pikë e rëndësishme ngase ajo pranonte në tokën e saj karavanet tregtare vajtje e ardhje të cilat bartnin mall, pasuri prej Adenit nga jugu për në Sham në veri. Gjithashtu pranon karavanet tregtare të ardhura nga Shami për në jug të gadishullit arabik. Kjo është njëra nga ato strategjitë apo infarstruktura e cila e bën Medinen rrugë të famshme e të njohur. Kështu që edhe kjo do të ketë rolin e një selie – qendre në të cilen do të takohen e njoftohen njerëzit me lajmin e fesë së re të cilët shkonin në vendet e gadishullit arabik. Medina nuk njihej si vend tregtar edhe përkundër pozitës së saj që ishte pikë qender e rrugëve të karavanëve tregtare, por mbështetja e saj jetike më e madhe varej në bujqësi, në të mbjellura. Më të njohurat ishin misri, hurmat e rrushi. Në Medine nuk ishte e njohur ndërtimtaria apo zejtaria përveç se kjo ishte e njohur në mesin e jahudive ku ata edhe mbizotronin në tërësi edhe fushat bujqësore dhe arritën të bëhen grupi më I fortë e më I pasur në Medine – Jethrib. Sa I përket formimit shoqëror ka qenë e çuditshme dhe krejt ndryshe nga qytetet tjera arabe. Ajo në barkun e saj kishte fiset Evs dhe Hazrexh që ishin nga gjaku arab. Këta ishin të rrethuar nga jahuditë që ishin tri fise në Medine: Benu Kajnuka që banonin në jug të Medines, Beni Nadir dhe Beni Kurejdha të cilat banonin në lindje të Medines.
Ndërsa sa I përket formimit ushtarak në Jethrib – Medine ishte në gjendje të vazhdueshme të luftës. Si nga dy fiset arabe Evs dhe Hazrexh ashtu edhe ndërmjet fiseve jahudie vetëm se këto nuk e luftonin njëra tjetrën por e urrenin. Ndërsa fiset arabe të cilat nxiteshin nga këto fise jahudie, luftonin ndërmjet veti me luftra të ashpra që zgjatnin deri në 40 vite.
ZGJEDHJA HYJNORE E VENDIT TË HIXHRES
Edhe kjo mënyrë vërtetohet nga hadithet e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. që I trasnsmetojn Buhariu dhe Muslimi që I dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Kam parë në ëndërr që po bëja hixhret po largohesha nga Meka në një tokë tjetër me hurma dhe mendova se ajo ishte Jemame apo Hexhere, mirëpo ajo ishte Medina – Jethribi”. Kur edhe më vuajtjet dhe mundimet ndaj muslimanëve u shtuan I dërguari I Allahut s.a.v.s. u tha shokëve të vet:” Unë jam lajmëruar për vendin e largimit – hixhretit tuaj e ajo është Jethribi. Kush donë le të shkoj atje”.
PLANIFIKIMET PËR NJË HIXHRET TË SUKSESSHËM
Siç kemi thënë që zgjidhja e Medines për të bërë hixhretin ka qenë nga ana e Allahut xh.sh mirëpo kjo nuk e kundërshton edhe anën e asaj që edhe njeriu të bëj planifikime e përpjekje për të pregatitur atë Medinen me të gjitha mundësit e mënyrat e saj për shtëpi të hixhretit dhe seli të shtetit islam. I dërguari I Allahut Muhamedi s.a.v.s. kishte ndërmarrë shumë hapa dhe kishte bërë planifikime për ta pregatitur Jethribin që të pranoj muhaxhirët dhe për ta bërë edhe qendër të shtetit islam e kjo duke qenë ai ende në Meke së bashku me disa shokë të tij që I ndihmonin si nga muhaxhirët edhe nga ensarët të cilet ishin vërë në krye të disa detyrave e përgjegjesive në arritjen e formimit të kryeqytetit të parë të shtetit islam.
E para: Përgatitjen e Medines për pranimin e fesë islame publikisht .. atëherë kur I dërguari s.a.v.s. I thirri 6 apo 8 persona nga fisi Hazrexh që ishin të parët që hynë në fenë islame. Kërkoi nga ata që të pregatiten edhe vitin e ardhshëm e të vijn edhe më shumë persona”. Thotë Ibni Ishaku:” derisa u përhap tek ta islami dhe nuk mbeti shtëpi nga shtëpit e Ensarëve derisa në to përmendej I dërguari s.a.v.s”
E dyta: Bejautul Akabe – betimi në Akabe për herë të parë ku Hazrexhët erdhën sezonin tjetër të haxhit në Meke e takuan të dërguarin s.a.v.s. ku tash numri I tyre ishte rritur prej 8 deri në 12 burra nga Ensarët. Këta ishin përfaqësues e mbikqyrësa të atyre që pranonin islamin nga populli I tyre kryesisht nga fiset Evs dhe Hazrexh. Ia dhanë besën të dërguarit të Allahut Muhamedit s.a.v.s. se do të kryejnë këtë detyrë të mbikqyrjes. Kjo njëherit njihet edhe si betimi I grave ngase në këtë grup ka pasur edhe disa gra. Pastaj I urdhëroi që të kthehen në vendin e tyre e të pregatiten për të pritur vëllezërit e tyre muhaxhirë.
E treta: I dërguari I Allahut Muhamedi s.a.v.s. së bashku me ta e dërgoi edhe njërin nga thirërsit më të aftë të tij e ai ishte Musab ibn Umejri r.a. Thuhet që Musabi kishte aftësi të veçanta për të pregatitur dhe të jetonte në mesin e një ambienti të ri që të bëj parapregatitjet për pranimin e muhaxhirëve që ishte udhëheqës në këtë drejtim dhe njëherit mission I vështirë në pregatitjen e Medines për ta bërë qendër të shtetit islam.
E katërta: Bejatul Akabe Thanije – Betimi në Akabe për së dyti herë: ka ndodhur në mesin e ditëve të bardha. Në natën e errët kanë dalur të dy grupet fshehurazi që numri I tyre ishte 73 bura dhe dy gra ku në këtë rast I dërguari I Allahut Muhamedi s.a.v.s. merr premtimin e duhur dhe konkret në të cilin u sigurohet vendstrehimi atyre të cilët largohen nga Meka për në Jethrib dhe nëse I sulmon dikush ata do ta mbrojnë atë ashtu siç I mbrojnë fëmijet dhë familjet e tyre.
E pesta: Zgedhja e udhëheqësve: ka qenë nga strategjitë më të spikatura që I ka bërë I dërguari s.a.v.s. për pregatitjen e Medines me pritjen e saj. Kërkoi nga ata të cilët ia dhanë betimin në akaben e dytë që të I zgjedhin 12 udhëheqësa – kryefamiljar. nëntë I zgjodhën nga fisi Hazrexh e tre nga fisi Evs. Të gjithëve ua caktoi punët e detyrat e tyre që të jenë në krye të popujve të tyre e ndër ato ishte edhe pregatitja e tyre në pranimin e të dërguarit s.a.v.s. pa patur nevojë ai që të dërgoj emisar nga muhaxhirët. Njëherit edhe të mbajnë përgjegjësi të plotë e që ishte urtësia e edukimit dhe menaxhimit të mirë e të aftë.
E gjashta: Leja për të bërë hixhret: është rruga të cilen e kanë rrugëtuar muslimanët për dalje nga Meka e kjo ende pa dalur vet I dërguari s.a.v.s.
Leja e të dërguarit s.a.v.s. për të bërë hixhretin që ua lejoi shokëve të vet për në Medine sipas Ibni Seadit që thotë në radhitjen e tij që e transmeton nga Aisha r.a.: Kur erdhën te I dërguari a.s. 70 vetë (nga ensarët) iu qetësua shpirti e kështu Allahu e begatoi dhe I dha popull luftëtar që ia shtrinë dorën e ndihmës dhe shpëtimit.
Vuajtjet dhe mundimet edhe më shumë u shtuan mbi muslimanët atëherë kur mushrikët kuptuan se ata po dilnin nga Meka. Filluan të bënin përsekutime ndaj shokëve të tij dhe përqesheshin me ta. Atëherë shokët e Muhamedit a.s. u ankuan te ai për atë gjendje të rëndë dhe kërkuan leje për të bërë hixhret. Ai atëherë u tha atyre:” jam lajmëruar për vendin e hixhretit tuaj e ajo është jethribi. Kush dëshiron të shkoj atje le të shkojë”.
Atëherë populli filluan të pregatiten, të ndihmohenin mes veti dhe dilnin fshehurazi për të shkuar në Jethrib. I pari që ka dalë për hixhret dhe që ka mbërritur në Medine nga shokët e Muhamedit s.a.v.s. është Ebu Selemete bin Abdul Esed. Pas tij ka mbërritur Amir bin Rebia dhe gruaja e tij Lejla bint Ebi Hashime. Pastaj kanë mbërritur shokët tjerë grupe grupe duke u strehuar te Ensarët në shtëpit e tyre të cilët I ndihmuan I shpëtuan e I strehuan”.
Asnjë nuk ka bërë hixhret nga shokët e Muhamedit sa.v.s haptazi përveç Umer ibnul Hatabit. Të gjithë të tjerët kanë dal fshehurazi. Transmeton Ali ibn Ebi Talibi r.a. që kur Umeri r a. është nisur për të bërë hixhret e lidhi shpatën e tij e vuri në shpinë shigjetën e tij e kapi në dorën e tij shtizën e shkurtoi shkopin e tij dhe u nis në drejtim të Qabes. Paria e kurejshëve e shiqonin se çka po bënte e ai bëri tavaf shtatë herë rreth Qabes i qetë i përmbajtur pastaj shkoi te mekami Ibrahim dhe i fali dy reqatë pastaj qëndroi e tha: ; kush dëshiron të e lërë nënën pa fëmijë, fëmijët jetima , gruan e ve le të më dalë përpara e të më ndal”.
Kështu muslimanët ndoqën rrugën e hixhretit në Medine derisa nuk mbeti në Meke nga ata asnjë përveç të dërguarit s.a.v.s, Ebu Bekrit, Aliut apo ndonjë të dënuarit, të burgosurit apo të sëmurit apo të dobëtit që nuk ka mund të dalë.
Disa shembuj përfitues:
Sprovat e muslimanëve dhe shokëve të Muhamedit s.a.v.s. në Meke kanë qenë sprova të vuajtjeve, dënimeve, dhe nga të gjitha llojet të cilat kanë mund ti bëjnë mushrikët prej përqeshjëve përbuzjeve. Kur i dërguari s.a.v.s. u dha leje muslimanëve për hixhret sprova tjetër për ta ishte lëshimi i vendit e shtëpiave të tyre, pasurisë së tyre pozitës së tyre dhe mallit të tyre. Por ata ishin besnik të fesë së tyre të sinqert me Zotin e tyre. Përpara dy sprovave të kaluara pranuan vështirësit e vuajtjet me durim të fortë dhe vendosje të madhe derisa ai u dha leje për hixhret në Medine. U nisën për në Medine duke lërë atdheun e tyre e ata nuk kishin me vete as mallë as pasuri ngase ata detyroheshin të dilnin fshehurazi pa bërë zhurmë. Kjo nuk do të arrihej ndryshe vetëm se duke e lërë pasurinë dhe mallin e ata i lanë ato të gjitha në Meke që ta shpëtojn fenë e tyre. Ata u ndihmuan nga vëllezërit e tyre tëe cilet i pritën në Medine të u ndihmojn e ti strehojnë. Ky është shembull i vërtet i muslimanit i cili e pastroi fenë e tij për Allahun, nuk mërzitet për atdheun e as për pasurinë në rrugë për ta mbrojtur fenë e tij. Ky është shembulli i shokëve të Muhamedit s.a.v.s. në Meke.
Mirëpo banorët e Medines të cilët i strehuan në shtëpit e tyre i ndihmuan dhe lanë shembull të sinqertë të vëllazëris islame dhe dashurisë në Allahun xh.sh. Ne e dimë që Allahu xh.sh. e ka bërë vëllazërin e fesë më të fortë se vëllazërin e gjakut. Për këtë trashëgimnia në fillim të islamit ishte obligim me ligjë si dhe lidhjet e fesë dhe vëllazërinë ne hixhretin në rrugën e Tij. Ndërsa ligjet e trashëgimnis ende nuk kishin zbritur në lidhje me afërsin e gjakut vetëm pas plotësimit të islamit në Medine dhe muslimanët kur tashmë kishin selinë e tyre islame të fortë e të sigurtë. Thotë Allahu xh.sh: “ është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulen dhe luftuan me pasurinë e shpirtin e tyre në rrugën e Allahut, dhe ata që strehuan ( të shëprngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri tjetrit( në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por nuk u shpërngulen, ju nuk keni përkujdesje as ndihmë për ta derisa të shpërngulen edhe ata”. Enfalë 72.
1 Obligimin për të bërë hixhret nga toka e luftës në tokën islame: e transmeton Kurtubiu nga Ibni Arabi: që ky hixhret ka qenë farz- obligim në ditët e të dërguarit s.a.v.s. e ajo është farz ende deri në ditët e kiametit e cila ndërpritet me çlirimin e vendit. Qëllimi ka qenë për të dërguarin s.a. v.s. nëse qëndronte në Meke bënte gabim. Dhe njëjtë si kjo tokë lufte në këtë vend nuk detyrohen- mundësohen muslimanit aty kryerja e riteve islame nga namazi, agjërimi, xhumaja, ezani dhe të tjera nga detyrat praktike. Në këtë argumenton edhe fjala e Allahut xh.sh: “Melaqet që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thonë:” në çka ishit ju?- ata thanë:” ne ishim të paaftë në atë tokë!” (engjujt) ju thanë:” a nuk ishte e gjerë toka e Allahut e të migronit në të? “(e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi I tyre është xhehenemi dhe sa vend i keq është ai! Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, gratë e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).”
2 Obligimi për ndihmën e muslimanëve ndërmjet veti, pa marë parasysh ndryshimin apo dallimin e shtëpive dhe vedneve të tyre derisa ajo është e mundur. Dijetarët dhe prijësat janë në pajtim me atë që muslimanët nëse kanë mundësi të i shpëtojnë të dobëtit apo të zënët rob- burgosurit apo të dëmtuarit nga vëllezërit e tyre musliman, në çdo anë të botës, e nëse nuk e bëjnë këtë atëherë flejnë duke bërë gabim të madh. Thotë Ebu Bekri bin el Arabi; “ nëse në mesin e muslimanëve ka të burgosur e të dobët dhe ata kanë shtet të formuar të tyre, ndihma për ta është obligim edhe fizikisht, ashtu që të mos jetë mbi ne qetësi e rehati derisa ti nxjerrim e ti shpëtojmë ata nëse numri i ynë e arrinë atë apo edhe nëse duhet të japim tërë pasurinë tonë në shpëtimin dhe nxjerrjen e tyre, derisa të mos mbetet asnjë dirhem në arkën tonë për ti shpëtuar ata”. Ashtu siç obligohet edhe dashuria e muslimanëve ndërmjet veti sepse kërkohet që këto dashuri të jenë në mesin e tyre. Nuk guxon të ndodhë diçka e tillë me jo muslimanët si thotë Allahu xh.sh:” “Dhe ata që nuk besuan janë vëllezër të njëri tjetrit e nëse e bëni edhe ju do të jetë sprovë në tokë dhe shkatërrim i madhë”. Enfal 73.
3 Thotë Ibni Arabi:” Allahu xh.sh. i ka ndërprerë lidhjet dashurore mes pabesimtarëve dhe musliamnëve. Muslimanët janë vëllezër të njëri tjetrit dhe pabesimtarët janë vëllezër të njëri tjetrit që ndihmohen në fenë e tyre dhe bindjet e tyre”. Nuk ka dyshim që praktikimi i këtyre mësimeve hyjnore janë baza të ndihmës së muslimanëve në çdo kohë e periudhë.
QËNDRIMI I PABESIMTARËVE KUREJSH ME HIXHRETIN
Kurejshët nuk ndejtën duarkryq përpara kësaj ngajrjeje- ndodhisë së hixhretit që u bë në mënyrë të organizuar, grupe-grupe e cila e ka shqetësuar dhe ia ka prishë gjumin e saj duke ia cenuar qeverinë e saj përfaqësuese në vetësinë e saj në të gjitha traditat dhe çështjet e saja.. injoranca kurejshite- siç do injoranc e kaluar apo e ardhme- kur i kundërvihet çështja e njëhesimit- besimit apo i kundërvihet pejgamberi me fjalën e tevhdiit, besimit- La Ilahe Ilallah- e dinte rolin dhe domëthënjen e qeverisjes së kësaj fjale dhe se ata ishin të synuar me këtë fjalë e cila e kishte domëthënjen që e tërë mbikqyrja e qeverisja të merret nga ata e të I jepet Allahut një të vetmit. Për këtë ata pregatiten kurthe e planifikime në mospërhapjen e saj dhe pengimin e hixhretit.
HIXHRETI PREGATITJA E TIJ MËNYRA DHE PRITJA NË MEDINE
Ndjenja e dashurisë, përjetimit dhe dëshirës për të qenë pjesmarrës na atë ngjarje për ti vënë dorën e ndihmës mu ashtu siç deklaroi edhe kushëriri i hatixhes r.a. Vereka kur i dërguari s.a.v.s. shkoi tek ai për të mësuar shkrim e lexim si dhe për të i treguar për ngjarjet që i ndodhnin Vereka i tha: Vallahi ti je i dërguar i Allahut dhe se sa dëshirë kisha pasur të jem me ty e të të ndihmoj atëherë kur populli yt do të të nxjerrin nga vendlindja jote”. Cdo kush që sado pak e ndjen veten musliman, çdo kush i cili e ndëgjon këtë ngjarje nga një hoxhë apo dijetarë, fëmija nga prindërit e tij, nxënësi nga mësuesi i tij apo ndoshta edhe të gjithë ata të cilet e kanë parë në film këtë ngjarje do të kishin dëshirë të jenë pjesë e asaj ngjarjeje qoftë ajo edhe në zemrat e tyre. Në do të përmendim ngjarjet më të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Thotë Allahu xh.sh.” përkujto( o I dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kurthe kundër teje: të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e Allahu i asgjësonte, se Allahu është më i miri që asgjëson(dredhitë)”. Enfal 30.
“e në mos e ndihmofshit atë(pejgamberin), atë e ka ndihmuar Allahu: kur ata që nuk besuan, e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet:” mos u pikëllo (friko) Allahu është me ne!” E Allahu i zbriti qetësi (në shpirtin ) e atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë: e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e Allahut (është) më e larta. Allahu është më i fuqishmi, më i urti”. Tevbe 40.
Ashtu siç jemi mësuar ta njohim të dërguarin s.a.v.s. i cili në çdo çështje në të gjitha lëvizjet e tija bënte planifikime e strartegji. Dalja e tij, hixhreti i tij për në Medine njihet si njëra nga strategjitë më të njohura-afta të tija. Kësaj strategjie, planifikimi i kanë ndihmuar edhe disa elemente:
Elementi njeri.. elementi kohë..elementi vend.. elementi lëvizja e fshehtë dhe caktimi i Allahut është zbatues.
Hixhreti i Muhamedit s.a.v.s.
Ka ardhë në sahih dhe atë çka e transmetojn dijetarët e sires që Ebu Bekri r.a. kur pa se muslimanët bënë hixhret në Medine erdhi te i dërguari s.a.v.s. për të marrë leje që ishte i fundit muhaxhir. I tha atij i dërguari s.a.v.s.: ngadalë, prit sepse unë shpresoj që të më jepet leje mua” i tha Ebu Bekri: “ për babën dhe nënën time o i dërguar i Allahut a po shpreson në atë? Tha” po” atëherë Ebu Bekri u ndal që ta shoqëroj të dërguarin s.a.v..s. dhe i pregatiti e ruajti për gjatë katër muajve dy kafshë për udhëtim që ishin të tija. Gjatë kësaj kohe kurejshët e panë që i dërguari s.a.v.s. kishte bërë sipmatizues dhe shokë nga mesi dhe vendi jo i gjirit të tyre. Filluan të bënin plane dhe kujdesje që të mos të largohej e dalë Muhamedi s.a.v.s. nga Meka i gjallë. Ata organizuan një kuvend që quhej daru nedve – shtëpia e këshillit ekzekutiv ( që ishte shtëpia e Kasi bi Kilab në të cilën dhe vetëm aty kurejshët merrnin vendime e gjykonin), këshilloheshin aty dhe bënin kurthet ndaj të dërguarit s.a.v.s.. më në fund arriten të bien dakord që të marrin nga çdo fis nga një djalë të ri, të shëndosh që të gjithë së bashku me shpatat e tyre ta godasin të dërguarin s.a.v.s. me një goditje e ta mbysin atë. Kështu që nuk do të mundin Benu Abdu Menafët të i luftojnë të gjithë. Atëherë Xhibrili a.s. e urdhëroi të dërgaurin s.a.v.s. dhe e ndaloi që të flejë në shtratin e tij atë natë. Thotë Aishja r.a. e transmeton Buhariu:” Derisa ne ishim ulur në shtëpin e Ebu Bekrit r.a. në mes të dites i tha dikush Ebu Bekrit:” Ky është i dërguari s.a.v.s , në ato orë në të cilat nuk e kishte zakon të vinte tek ne më parë”. Tha Ebu Bekri:” Ka diçka për babën dhe nënën time. Vallahi nuk ka ardhur tek unë asnjëherë në këtë kohë por vetëm se ka diçka”.tha ajo: erdhi i dërguari s.a.v.s., kërkoi leje për të hyrë i dha atij leje Ebu Bekri dhe i tha I dërguari s.a.v.s. Ebu Bekrit:” del nga shtëpia” i tha Ebu Bekri:” më të vërtetë ata janë familja jote për babën dhe nënën time o i dërgaur i Allahut” tha:” mua më është lejuar të bëjë hixhret” tha Ebu Bekri: merre për babën dhe nënën time o i dërguar i Allahut njëren nga kafshët e mia për udhëtim” tha i dërguari sa.v.s. “ me para”. Thotë Aishja r.a i kemi pregatitur shumë mirë ju kemi dhënë pregatitje për rrugë, ndërsa Esma ka bërë nga qorapët e saj strajcë për ta mbajtur ushqimin dhe është quajtur dy gojore . atëherë i dërguari s.a.v.s shkoi te Ali bin Ebi Talibi dhe e urdhëroi që ta zavendësoj e të flejë në vend të tij e të ua jap të gjitha emanetet dhe mallin që e kishin lënë tek ai njerëzit në ruajtje dhe siguri. Asnjë nga banoret e Mekes që kishin diçka për të ruajtur nuk gjenin askënd tjetër përveç të dërguarit s.a.v.s më të sinqert të sigurt se ky që ta e lënë mallin e tyre në ruajtje. Ebu Bekri r.a. e urdhëroi djalin e tij që të shkoj ditën të i degjoj kurejshët se çka po flasin për ta e ai të bëhet sikur po fle e natën të vij e të ju tregojë për ngjarjet që ndodhnin në Meke. Pastaj Ebu Bekri r.a. e urdhëroi shërbetorin e tij Amir bin Fehira që të i ruaj delet e tija gjatë ditës, pastaj të u vjen në mbrëmje atyre në shpellën hira që të ushqehen me qumështin e deleve dhe urdhëroi vajzën e tij Esman që të u sjell ushqim që u nevojitej çdo mbrëmje. Transmetojnë Ibni Ishaki dhe Imam Ahmedi të dy nga Jahja bin Ibad bin Abdullah bin Zubejr, nga Esma bin Ebi Bekr ka thënë:” kur ka dalë i dërguari s.a.v.s. dhe me të Ebu Bekri e ky i mori të gjitha parat që kishte me vete pesë mijë dirhem apo gjashtë mijë dirhem dhe shkoi. Tha ajo:” hyri tek na gjyshi im Ebu Kuhafe e ai ishte i verbër dhe tha: Vallahi unë po shoh që ai ua ka marrë të gjitha parat e nuk u ka lënë asgjë juve, i thashë jo o babai im ai na ka lënë shumë pasuri dhe të mira. Unë mora disa gurë i mbështolla me nje teshë i vendosa në vendin ku i vinte parët Ebu Bekri e mora për dore dhe i thashë. O babai im eja e preki ato që na ka lënë. Kur ai i preki u qetësua dhe tha atëherë mirë paska bërë këtë me juve. Por jo Vallahi ai nuk na la neve asgjë por vetëm desha që ta qetësoj plakun me këtë. Kur erdhë dita në të cilen do të bënin hixhret i dërguari s.a.v.s. mushrikët u tubuan dhe shkuan përpara derës së Muhamedit s.a.v.s. duke e pritur atë që ta mbysin. Por i dërguari s.a.v.s. doli nga shtëpia e tij në mesin e tyre pa e hetuar ata fare e kur Allahu xh.sh. ua kishte lëshuar një lodhej e kotje e ata i zuri xhumi dhe fjetën.
“Dhe kemi bërë para dhe prapa tyre pengesë dhe I bëmë të flenin e ata nuk të shihnin” Jasin 9.
Pasi që e la Aliun r.a. në shtratin e tij dhe e siguroi atë që nuk do ti ndodhte asgje e keqe atij i dërguari s.a.v.s. u nis me shokun e tij për në shpellën Thevr për të qendruar aty. Sipas supozimeve kjo ka qenë ditën e hënë të Rebiul evelit 622 m, pas kalimit të 13 viteve të shpalljes. Ebu Bekri ka hyrë i pari në shpellë për të shiquar mos ka ndonjë rrezik apo egërsirë brenda. Aty kanë qëndruar tri ditë, e Abdullah bin ebi Bekr u vinte natën u sillte lajmet e ditës që ndodhnin në Meke. Amir ibn Fehira u sillte delet për të pirë qumësht, e kur Abdullahu shkonte Amiri e përcillte me dele dhe gjurmët e tija ia fshinte me delet që mos ta hetonin. Atëherë mushrikët u nisën pasi që kuptuan për ikjen e tij- u shpërndanë në rrugët e Mekes dhe kërkonin ata në çdo kënd derisa arritën në shpellën hira. i dërguari s.a.v.s. dhe shoku i tij dëgjonin këmbët e mushrikëve që silleshin përreth tyre dhe Ebu Bekrin r.a. e kaploi frika dhe i tha të dërguarit s.a.v.s.:” Sikur të shiqonte njëri poshtë këmbëve të tija do të na shohin”. I dërguari s.a.v.s. iu pergjegj:” O Ebu Bekr, çfarë thua ti për dy veta kur janë e Allahu është i treti?”
Sipas një transmetimi thuhet se kur Ebu bekri i tha të dërguarit s.a.v.s. se do të na shohin e i dërguari s.a.v.s. i pergjegjet mos u merzit se Allahu është me ne: thuhet se në atë moment është parë një dritë dhe një dalje nga ana tjetër e shpellës. Me këtë Allahu xh.sh. dëshiron të i tregoj Ebu Bekrit se kur Allahu don ta shpetoj të dërguarin e tij, ai e bën atë në mënyrën më të thjesht e më të lehtë por Allahu dëshiron të na jep mësim se ne në çdo pikëpamje dhe synim duhet të marrim për bazë shkaqet dhe arsyet e ngjarjes edhe pas të dërguarit s.a.v.s.
Allahu xh.sh ua verboi sytë e mushrikëve derisa asnjërit nuk ia mori mendja se aty mund të ketë njeri apo gjallesë, ngase merimanga kishte thurur rrjetën e saj e pëllumbi kishte bërë strofullën e tij. Kur kërkimet u ndërprenë në synim të tyre dolën nga aty pasi që erdhi tek ata Abdullah bin Erkat u siguruan me atë dhe ai ua solli dy kafshët tek shpella. Vazhduan rrugën e bregdetit në udhëtim të Abdullah bin Erkat. Ndërsa mushriket e Mekes dhanë shpërblime të mëdha për atë që e zë të dërguarin s.a.v.s. deri në 100 deve. Suraka ishte në mesin e tyre dhe ai lakmoi në këtë. Një njeri erdhi atë moment dhe tha se kishte parë disa njerëz me të zeza përgjatë rrugës se bregdetit. Suraka i njofti këta por deshi që ky të i kapë, të bëhet i njohur dhe të marrë shpërblimin. Qëndroi edhe një orë në atë tubim dhe u nis në drejtim të tyre. Kur iu afrua kali i tij u fundos me këmbët në tokë deri në gjunj. i dërguari s.a.v.s. nuk e kthente kokën për të parë e Ebu Bekri shpeshherë kthehej për të parë se kush po i ndjek. Suraka u rëzua nga kali por prapë u ngrit dhe u n
Sat 17 Nov 2012 - 11:43 nga Muhamed Dolaku