Nga: Alex Arrick
Çka mund të bëjmë për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona që të konvertohen në Islam, për të gjetur përkrahje dhe ngushëllim në Islam?
1 Shumë gjëra aktualisht neve po na sillen në kokat tona.
“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve.” (El-Bekare, 155).
Konvertimet e tyre të reja në Islam sigurisht që kanë qenë vendime më të mëdha të jetës së tyre në atë se kanë ndryshuar fenë që ka qenë e panjohur për ta në shumë aspekte. Ka shumë gjëra stimuluese rreth të cilave nuk jemi mësuar, siç janë të qëndruarit në xhami, biseda me myslimanë, dëgjimi i gjuhëve të huaje, përveç asaj amtare, dhe kështu me radhë.
Shpesh, muslimanëve të rinj mund të ju duket si ata janë të zënë ngushtë për shkak se ata nuk janë përshtatur në shoqëri të tilla. Ndryshimi më i madh ka ndodhur vetë në jetën e të konvertuarit, dhe çdo person do të reagojë ndryshe ndaj këtyre situatave.
Derisa ne të mësojmë bazat e Islamit, qoftë para ose pas Shehadetit, ballafaqohemi vazhdimisht me gjëra të reja që ne nuk i kemi dëgjuar më parë. Duhet një kohë e gjatë në mënyrë që të arrihet një sipërfaqe e qëndrueshme dhe mjaft e fortë për të pasur një ndjenjë kuptimi e rehatie në besim. Ky proces është i ngjashëm me atë që shkon në një vend të huaj, ku gjuha është e panjohur , si dhe traditat e mjedisi. Shpesh nuk kemi asnjë ide se nga vijnë traditat e caktuara, nëse ato janë nga Islami apo nga kultura e vet njeriut dhe duhet kohë për të dalluar në mes këtyre të dyjave.
2 Jeta e familjes sonë është e pasigurt
Dikush pyeti një herë, Muhamedin a.s paqja qoftë mbi të: "Cilat janë të drejtat e prindërve mbi fëmijët e tyre?" Ai u përgjigj: "Ata janë Xheneti yt ose Xhehenemi zjarri yt." (Ibn Maxhe).
Njerëzit të cilët kanë lindur në Islam kanë një benificion që themelet i kanë prej prindërve të tyre dhe familjes. Kur'ani është në raftet e tyre, fjalët arabe përdoren në biseda pa nevojën e definicioneve të tyre. Dhe gjendet në një ambient me tradita që ofron pika standarde për pikëpamje botërore. I konvertuari përjeton plotësisht të kundërtën. Ai ose ajo nuk kanë më lidhje fetare me familjet e tyre dhe nganjëherë ato lidhje janë të tensionuara me prindërit lidhur me vendimin për tu bërë musliman. Edhe nëse marrëdhëniet nuk janë të tendosura, nuk ka asnjë të afërm me të cilin mund të flet për Islamin, për të shpjeguar gjërat dhe mungon mbështetje e familjes gjatë atij procesi.
Të gjitha këto gjëra mund të çojnë në sasi të mëdha të stresit dhe zhgënjimit. Shumë të konvertuar shpesh kanë momentet e rënies, kur ndjehen sikur askush nuk është në anën e tyre. Ata që janë me fat që të ketë miq të ngushtë dhe mentorët të cilët u ndihmojnë në këto situata, por megjithatë nuk është e njëjtë sikur mbështetja e familjes. Të konvertuarve u nevojitet një sasi shumë e madhe e mbështetjes emocionale nga njerëzit e shoqërisë së tyre tash islame, që të ndihen si musliman të fortë e me vlerë. Kjo nuk kërkon një terapi të përhershme, por vetëm njerëz të cilët që do tu ndihmojnë atyre të ndihen si në shtëpi.
3 Miqtë na braktisin
"Një njeri ndjek fenë e mikut të tij të ngushtë, sepse të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm se kënd po e zgjedhë për mik." - Profeti Muhamed, s.av.s. (Ebu Davudi, Tirmidhiu)
Miqtë janë të njohur për të qenë brutalisht të sinqertë. Kur i konvertuari ju tregon se ai apo ajo është bërë musliman-e, ata do të reagojnë ndaj këtij lajmi në mënyra të ndryshme. Edhe në qoftë ata kanë miq të cilët i mbështesin ende do ta kenë të pabesuar, paqartë, dhe do të kërkojnë një milion pyetje për të cilat shumica e atyre që kanë lindur muslimanë do ta kishin të vështirë për t'iu përgjigjur. Ngase shumica e të konvertuarve nuk kanë marrë diplomë doktorature të studimeve islame para se ata të bëheshin muslimanë, ata ndonjëherë ndjehen si në një qoshe kur ngacmohen nga miq. Miqtë mund të jetë atje për një kohë, por shanset janë që zakonet e tyre nuk janë gjithmonë ashtu siç dëshiron musliman i ri përreth. Pas disa thirrjeve që i refuzojnë në ndonjë një argëtim, ndoshta ata më nuk do të i thirrin. Miqtë të cilët ju duket se ju kanë lënë mund të çojë në depresion dhe ndjenja të vetmisë, dhe gjithmonë do të marrë kohë për të zëvendësuar një grup të mirë të miqve me një grup të mirë të miqve muslimanë.
4 Ne nuk e dimë se si të kalojmë kohën e lirë
"Muslimanin çfarëdo fatkeqësie që e godet, qoftë sëmundje, shqetësime, pikëllim, madje as gjemb që e shpon, e për atë All-llahu do t'ia falë disa prej mëkateve të tij." (Hadithë Buhariu, Muslimi)
Pasi që formohet një distancë me miqtë dhe me familje, është e vështirë për ta mbushur kohën e lirë, apo të qëndroj i zënur me punë të mjaftueshme për të mos e ndier depresionin. Të konvertuarit do ta hetojnë zbrazëtirën e orarit të tyre që ishte e mbushur më parë me gjëra tjera, siq është rasti dalja me miqtë nëpër koncerte apo ahengje. Kjo jashtëzakonisht është e vështirë për njerëzit në qytetet e vogla, ku nuk ka aq shumë se me çka me u marrë dhe ku numri i muslimanëve është i pamjaftueshëm me të cilët do të kishte kaluar kohën me ta.
Në këto situata, mund të ketë një dëshirë për t'u kthyer tek e vjetra, konkretisht sërish tek zakonet e vjetra dhe të ndihen si "normale" që nuk do të ketë më nevojë për vetmi dhe tjetërsim nga njerëzit e tjerë. Pasi Islami nuk lejon jetën manastire dhe me hedonizëm , kjo e bën një problem për të konvertuarit në Islam, kur një fe është minoritet në shoqëri. Me kohën, situata do të jetë më e lehtë dhe nuk do të ketë asnjë problem për të gjetur një kohë për të përmbushur zbrazëtin, por në fillim ajo mund të jetë e vështirë për të qëndruar pozitiv.
5 Unë nuk di çfarë të mësojë dhe nga kush
"Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos i qortoni ." - Profeti Muhamed, s.a.v.s. (Buhariu)
Të konvertuarit zakonisht përjetojnë disa probleme fillimisht me dallimet në fikh (jurisprudencë). Sipërfaqja e tyre është zakonisht i nga pikëpamjet fetare me një pamje të ngushtë në atë se çka është e mirë dhe e keqe. Shpesh të konvertuarit mendojnë: "A të ngriti duart pas faljes apo jo? Cila e ka më saktë e cila jo?" Fakti është se ka shumë mendime të sakta në lidhje me çështjet të ngjashme në Islam. Të konvertuarit do të gjejnë shpesh dilemë nëse do të zgjedhin mendimin më të lehtë apo më të vështirë.
Në fatmirësi në këto raste kjo kjo bën të kenë konfuzion të dobët. Mos harroni se të konvertuarit nuk kanë familje për tu ndihmuar për të formuar mendimet e tyre mbi këto çështje dhe se ata marrin informacion nga të gjitha anët. Vendimet më të shumta të të konvertuarve është të zgjedhin mishin e therur (me sheriat) apo mishin e Ehlul Kitab( pasuesve të librit; jehudive dhe të krishterëve), por të konvertuarit mund ta ndjejnë detyrimin e zgjedhjes së një mendimi, e jo tjetrin duke u bazuar në limitet e ndonjë njohurie rreth kësaj pyetje .
6 Ne nuk e dimë kur kemi bërë një gabim
" Kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm) ." (Esh-Shura, 43)
Për shkak se ata kur janë në xhami ndjehen si me qenë në një vend të huaj, të konvertuarit nuk e dinë se kur dikush do tu tregoj diçka që është duke bërë gabimisht. Shpesh njerëzit u afrohen të konvertuarve me një qëndrim të "përmisuesit" dhe i jep buçet këshillash të bazuara në limitet e njohurive të veta. I konvertuari shpesh merret me opinione të larmishme që i vijnë nga të gjitha anët. Kjo është shumë e keqe që dikush të ju korrigjon në mënyrë të papërpunuar. Mënyra ideale për të korrigjuar të konvertuarit është ajo e Muhamedit s.a.v.s. me dashamirësi dhe mirëkuptim. Mos harroni se sahabët ishin të konvertuar dhe ata vazhdimisht merrnin udhëzime nga Muhamedi s.a.v.s. Sahabët nuk ndjeheshin të dënuar por të ngritur, krenarë kur ai korrigjohej. Kjo është diçka që duhet të merret parasysh kur u jepet të konvertuarve këshilla, të cilët mund të jenë të ndjeshëm ndaj këtyre gjërave, se ai i cili është mysliman nga lindja (që gjithashtu shpesh kanë nevojë për të njëjtën sasi të këshillave).
7 Ne të vërtetë nuk e dimë se çfarë ju mendoni për ne.
"Asnjë prej nesh nuk do të jetë besimtar i vërtet derisa të don për vëllain e tij atë që e dëshiron për vete." - Profeti Muhamed, s.a.v.s. (Buhariu)
Shumë të konvertuar do të marrin lëvdata dhe fjalë përkrahje nga myslimanët, por ndonjëherë mund të jenë ato armiqësore- animozitet ndaj të konvertuarve. Kjo është diçka që duhet ta dijë Umeti populli ynë se është e rrezikshme – duke kujtuar se ky gjest ka pozicionin para-islamik dhe të racizmit. Ashtu që i konvertuari shpesh ka ndjenjen e inferioritetit për shkak të "Unë nuk jam arab" ose "Nuk jam Desi" (Desi - populli indian me kulturë subkontinentit apo nga Azia Jugore), e cila ndonjëherë mund të çojë të konvertuarin të sillet sikur po vjen nga një kulturë nga e cila nuk është, dhe e cila nuk ka asgjë me islamin. Kjo është diçka që i konvertuari duhet rezistuar, si për shembull, kur një i konvertuar duhet të vesh rroba nga Pakistani, në mënyrë që të "përshtatet në" mesin e muslimanëve, përndryshe ai do të ndjehet ndryshe.
Të konvertuarin duhet lejuar të mbajë kulturën e tij në atë mënyrë që mos të bjen në konflikt me Islamin. Ata duhet të ndjehen të fortë, krenar dhe të ngritur si musliman dhe jo të reduktuar në emërtimin e një bashkësie minoritare. Të konvertuarit kanë shumë gjëra që mund të sjellin në të njëjtën tryezë dhe të u mohohet ajo aftësi është një krim. Salman al-Farisi, një shok i Muhamedit s.a.v.s ishte Persian. Ka propozuar një strategji për luftimin kundër Kurejshëve me hapjen e kanalit-hendekut. Vllezërit arab në Islam të Selmanit kanë pranuar mori sugjerimin e tij dhe e përdorën atë dhe fituan me atë. Po të kishte Selmani ndjenjë kompleksi dhe inferioriteti për shkak të trashëgimisë së tij Persiane, nuk do ta kishte paraqitur propozimin e tij. Duhet të kuptoni se, vëllezërve dhe motrave tuaja të konvertuar tu mbjellni ndjenjën e të qënit pjesë e rëndësishme e komunitetit e cila na lidh me kulturën rreth nesh.
8 Ne shqyrtojmë vendimin e saj
"Nëse dikush nuk tregon mëshirë për njerëzit, All-llahu nuk do të tregojë mëshirë ndaj tij." - Profeti Muhamed, s.a.v.s. (Buhariu, Muslimi)
Në rastin më të keq, të konvertuarit mund të jenë aq dekurajuar që ata të fillojnë të vënë në pikëpyetje vendimin e tyre. Me të gjitha problemet e ndryshme që vijnë pas kalimit në besim, ekziston edhe ndjenja e dëshpërimit që mund të çojë në braktisje. Ndërsa disa raste nuk mund të shmangen. Ka shumë gjëra që shoqëria jonë mund të bëjë dhe tu ndihmojë të konvertuarëve në Islam që të ndjehen të mirëseardhur dhe si muslimanë të fortë. Shumica e tyre kërkojn ndryshim të thjeshtë të sjelljeve e cila duhet hequr mentalitetin "kthehu në shtëpi" dhe largimin nga idetë e ekzagjeruara që nuk pasqyrojnë realitetin.
Hulumtimi i Dr Ilyas Ba-Junusit vëren se 75% e amerikanëve e lënë besimin e konvertuar pas pak vitesh. Kjo është një tragjedi që pasqyron paaftësinë e komunitetit mysliman amerikan për t'u kujdesur për të konvertuarit e tyre. Me statistikat e tilla duhet të pyesni veten: çfarë ne si individë dhe si komunitet mund të bëjmë për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona që konvertohen në Islam, për të gjetur ngushëllim dhe përkrahje në Islam? Kjo është një thirrje lutjeje me mëshirë për myslimanët e lindur si musliman për të bërë atë që do të mund të kuptonin, të u ndihmojë dhe këshillojë ata që hyjnë në Islam. Në vend të tjetërsimit, ne duhet ti përqafojmë ata me krahë hapur.
Përktheu:Shpend Hulaj