Xhami në formën e një anijeje që është ndërtuar në Pakistan, sikur u dërgon njerëzve mesazhin se namazi është shpëtim
Xhami ka formën e një anijeje, të quajtur Kutchi, dhe është ndërtuar në rajonin pakistanez të Karaçit.
Xhamia, e cila quhet edhe mesxhid Kashti Wali, është shembulli i fundit i arkitekturës interesante të ndërtesave fetare islame.
Fotot e kësaj xhamisë, të cilat me emrin "Anija e shpëtimit", janë postuar në rrjetet sociale, për një kohë të shkurtër kanë arritur nivelin rekord të klikimeve në internet.
Arkitektët thonë se qëllimi i tyre ishte që besimtarëve t’ju kujtojnë se shpëtimin duhet ta kërkojnë në xhamia. Kjo xhami u ka tërhequr vëmendjen qytetarëve lokalë dhe turistëve.
Në Pakistan ekziston një arkitekturë e xhamive të cilat mund të shërbejnë si model për pjesën tjetër të botës. Një prej tyre është Xhamia Faisal, e njohur edhe si Xhamia e Mbretit Faisal në Islamabad, ku mund të akomodohen 74.000 besimtarë dhe është renditur në mesin e objekteve më të pëlqyera të arkitekturës islame.