jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| Titulli: Si notoi anija Tue 29 Nov 2011 - 18:37 | |
| Ku iu urdhërua Nuhut a.s përpara tufanit të tmerrshëm që të ndërtonte një anije, bëri gati dërrasat. Me këshillën e Xhibrilit a.s., shkroi në çdo dërrasë emrin e nderuar të njërit prej pejgamberëve. Por të nesërmen të gjithë emrat ishin fshirë nga dërrasat. I erdhi shumë keq për këtë gjë. I shkroi emrat edhe 3 herë të tjera, por të nesërmen ishin fshirë përsëri.
Kjo e fshehtë u zgjidh me anë të kësaj relevate që iu zbrit Nuhut a.s. : "Tek dërrasa e parë shkruaj emrin Tim, ndërsa tek dërrasa e fundit shkruaj emrin e të dashurit Tim, Muhammedit a.s., që shejtani të mos i fshijë emrat e tjerë." Nuha a.s. bër siç iu urdhërua dhe e ndërtoi anijen. Por i tepruan 4 dërrasa. Për këtë pyeti Xhibrilin a.s.: "O Xhibril! Çfarë të bëj me 4 dërrasat që më tepruan?" Ndërsa Xhibrili ia bëri pyetjen Allahut xh.sh.. Nuhut a.s. i erdhi kjo përgjigje: "O pejgamberi i madh! Tek ato katër dërrasa shkruaj emrin e katër haifeve të pejgamberit Tim të fundit! Anija atëherë do të jetë e përfunduar. Ata katër njerëz janë si katër shtyllat e Islamit. Islami në saje të tyre qëndron në këmbë dhe në saje të tyre përhapet në gjithë botën!"
Anija u përfundua në kë mënyrë dhe më në fund arriti të notonte.
| |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Si notoi anija Tue 29 Nov 2011 - 20:41 | |
| ...Allahu ju shperblefte i nderruar .... | |
|