SANZOTUMegjithëse ishte komshiu i hyrjes përballë, e shikoja vetëm në lokalin e lagjes.Gjithmonë ulej në një tavolinë pranë dritares dhe luante me letra së bashku me shokët.
Një ditë më thirri duke më thënë:
-Eja të pimë një çaj. S`bën vetëm një përshëndetje dhe kalo.
Shkova ngaqë ishte vetëm.
-Më shqetëson tymi i cigares, prandaj nuk mund të hyj në vende të tilla,- i thashë duke i shtërnguar dorën.-Jam dhe shumë i zënë me punë.
Ishte tip që lëndohej shpejt.
-Po, -tha me një shprehje zemërimi. -Ne s`kemi punë.
-Në fakt, të gjithë kemi shumë punë,-i thashë.A nuk jemi të detyruar të fitojmë botën e përjetshme nëpërmjet kësaj jete të shkurtër?!
-Ke të drejtë!- më tha.Por s`mund të dal kurrsesi prej këtu.
I pyeta arsyen.
-Nuk mund t`ua prish qejfin shokëve,- m`u përgjigj.-Më thërrasin çdo ditë.
-Ti e njeh imamin e xhamisë përballë, apo jo?- e pyeta duke treguar me gisht nga xhamia.
-Si nuk enjof imamin e njëzet viteve!- tha. -Për më tepër, e kam mik familje.Pse pyete?
-Ashtu m`u kujtua, - i thashë.-Edhe ai thërret pesë herë në ditë për në xhami.
U skuq paksa në fytyrë.
-Më përpara nuk isha kështu, -tha duke ulur kokën. -Por me të dalë herët në pension, mbeta i lidhur këtu si një peng.
Tashmë, s`ma merr mendja se do të shpëtoj prej këtu.
Në javën që kaluan nuk e pashë më.Kur i pyeta shokët:
-Qenka shumë i sëmurë,- thanë, - ka kaluar krizë në zemër.
Menjëherë i shkova për vizitë.Ishte sikur t`i kishte rënë të fikët.I biri sa më pa , tha:
-Mirë bëtë që erdhët, babai u bë shumë rëndë.
-A mund të flasë?- e pyeta.
-Jo, -tha. -Por ndonjëherë flet përçart duke thënë "sanzotu".
-Sanzotu?-pyeta i çuditur. -Po ç`do të thotë kjo fjalë?
-As ne nuk e kuptuam, u përgjigj. -Por e dëgjuam mirë,thoshte "sanzotu".
-Mos është ndonjë ilaç.Po shkoj të pyes në farmaci, - thashë.
U ktheva nga farmacia duarbosh.Kur erdha në shtëpi, të gjithë ishin të pikëlluar.
-Babai vdiq, - tha i biri kur më hapi derën.- Për më tepër, duke belbëzuar atë emrin e ilaçit.Mos vallë e gjetët?
-Tashmë nuk ka rëndësi, - thashë duke e ndryshuar temën, sepse në farmaci më qeshën dhe më thanë se sanzou është një fjalë që përmendet në njërën nga lojërat me letra.
Shkrujti:Ilaz Salihi
www.islamieshtedrit.com