Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lufta e Bedrit fitore madhështore e muslimanëve Sat 5 Sep 2009 - 10:45 | |
| [justify]Kjo qe e para luftë që e bëri qartë dallimin midis kurejshëve idhujtarë dhe myslimanëve. Shkaku i luftës është sa vijon: Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) po vigjëlonte për varganin që kaloi për në Sham, kur ai pati dalë në Dhul Ashira. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi dy burra deri në Haura, që ishte në Sham, për t’i sjellë ndonjë lajm për varganin. Dy burrat vrojtuan të fshehur. Sapo panë varganin e kurejshëve të kalonte, u kthyen në Medine dhe lajmëruan të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) organizoi 313 myslimanë (thuhet edhe 314 ose 317). Nga ata, 82 (thuhet edhe 83 ose 86) veta ishin muhaxhirë, 61 veta ishin prej fisit Eus dhe 170 veta prej fisit Hazrexh. Mirëpo ata nuk ishin pajisur plotësisht me mjetet e nevojshme për luftë. Kishin me vete vetëm dy kalorës dhe 70 deve. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri gati një flamur të bardhë dhe ia dha Mus’ab ibn Umejrit. Për muhaxhirët flamurin e mbante Ali ibn Ebu Talibi, kurse për ensarët e mbante Sa’ad ibn Muadhi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) la zëvendës në Medine ibn Umu Mektumin. Më pas, në vend të tij dërgoi në Medine Ebu Luhabe ibn Abdul Mundhirin, nga Reuhaja. Doli i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga Medinia bashkë me myslimanët për të shkuar në Bedër, që ndodhej 155 kilometra në juglindje të Medines. Bedëri rrethohet nga male të larta në çdo anë. Kishte vetëm tri rrugë kalimi: njëra në jug, Uduetul Kusra, tjetra në veri, Uduetud Dunja; një rrugë tjetër kalimi në verilindje, nga ku vinin njerëzit e Medines. Rruga kryesore e varganeve nga Meka në Sham kalonte brenda këtij vendi të rrethuar me male, të quajtur Bedër. Aty kishte banesa, puse dhe hurma, ku pushonin udhëtarët dhe qëndronin për disa orë ose për disa ditë. Myslimanët e kishin shumë të lehtë që t’i zinin ato rrugëkalime, pasi të kishte hyrë vargani në atë vend të rrethuar me male; kështu armiku do të detyrohej të dorëzohej. Por, ishte e domosdoshme që armiku të mos e merrte vesh aspak që myslimanët kishin dalë për t’i bllokuar atje, pra, vargani i udhëtarëve kurejshë të shkonte në Bedër pa ditur gjë. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk mori menjëherë rrugën e Bedërit. Rruga, që ndoqi ai të nxirrte më pas në drejtim të Bedërit. Vargani i kurejshëve kishte 1000 deve të ngarkuara me mall, që kushtonte jo më pak se 50000 dinarë35. Kryetari i tij ishte Ebu Sufjani; me vete kishte 40 burra. Ebu Sufjani ishte shumë i zgjuar dhe ruhej. Ai pyeste çdo njeri, që vinte ose që shkonte rrugës për lëvizjet e myslimanëve. Kur ishte jo shumë larg Bedërit, Ebu Sufjani mori vesh se myslimanët kishin dalë nga Medinia. Prandaj e ndryshoi drejtimin e varganit për nga perëndimi, që të marshonte anës së bregdetit dhe ta linte krejtësisht rrugën e Bedërit. Ndërkohë, Ebu Sufjani pagoi një burrë që të shkonte sa më parë në Mekë dhe t’i lajmëronte idhujtarët që myslimanët kishin dalë nga Medinia e nuk dihej se çfarë do të bënin. Lajmëtari shkoi në Mekë dhe njoftoi ç’i tha Ebu Sufjani. Idhujtarët u përgatitën me të shpejtë dhe u nisën. Nga paria e tyre mbeti në Mekë vetëm Ebu Lehebi. Idhujtarët kurejshë morën me vete edhe njerëz nga fiset e tjera të Mekës. Mbetën pa ardhur vetëm Benu Adjët. Ushtria idhujtare mbërriti në vendin e quajtur Xhahfe. Ndërkohë, mbërriti edhe letra e Ebu Sufjanit, i cili lajmëronte se kishte shpëtuar me gjithë varganin dhe u kërkonte që të ktheheshin përsëri në Mekë. Por Ebu Xhehli nuk e pranoi një gjë të tillë, nga mburrja dhe mendjemadhësia që kishte. Kështu, nga ajo ushtri u kthye e u nis për në Mekë vetëm fisi Benu Zahra, 300 veta. Ata i urdhëroi për t’u kthyer miku dhe kryetari i tyre, Ahnes ibn Sherik Thekafiu. Të tjerët, 1000 veta vazhduan marshimin e tyre, derisa qëndruan afër Uduetu Kasuasë, jashtë Bedërit, në një fushë të gjerë, prapa maleve që rrethojnë Bedërin. Në rrugë e sipër, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e mori vesh që idhujtarët e Mekës kishin dalë për të luftuar, prandaj u këshillua me myslimanët. U çua Ebu Bekri dhe foli shumë bukur. U çua Omeri dhe foli shumë bukur. Pastaj u çua Mikdadi: “Për Zotin, o i Dërguari i Allahut,- tha ai, ne nuk themi ashtu siç i thanë Benu Israilët Musait (paqja qoftë mbi të!): “… Shko pra ti e Zoti yt dhe luftoni, sepse ne po rrimë këtu.” (5:24) “Ne do të luftojmë djathtas teje dhe majtas teje, para teje dhe prapa teje.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u gëzua dhe i ndriçoi fytyra nga këto fjalë. “Më tregoni o myslimanë, ç’mendim keni?”,- iu drejtua i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). U çua Sa’ad ibn Muadhi, kryetari i ensarëve dhe tha: “Më duket se po na drejtohesh neve o i Dërguari i Allahut. Unë betohem për Zotin që të ka dërguar ty me të drejtë Profet se, sikur të na urdhërosh të hyjmë në det, ne futemi menjëherë të gjithë. Nesër, ne jemi gati t’i bëjmë ballë armikut bashkë. Ne jemi durimtarë në luftë dhe të vendosur e të patundur kundër armikut. Ndoshta, Allahu do të ta tregojë ty trimërinë tonë, që ti të gëzohesh.Prandaj, marsho o i Dërguari i bashkë me ne, drejt të mirave të Allahut! Për Zotin, që të ka dërguar ty Profet, sikur t’i lodhim devetë tona edhe deri në Berkul Gimad36, ne do të vijmë pas teje.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u gëzua dhe tha: “Marshoni dhe gëzohuni se Allahu i Madhëruar më ka premtuar fitoren mbi njërin prej dy grupeve37. Për Zotin, më duket sikur po e shikoj që tani vendin, ku do të vriten ata.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me myslimanët u nisën për në Bedër dhe arritën natën, përnjëherë me idhujtarët. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me forcat myslimane qëndroi brenda Bedërit, afër Uduetud Dunjasë, por Habab ibn Mundhiri i propozoi që të qëndronin tek uji, që ishte më afër armikut. Kështu, myslimanët do të merrnin ujë për vete dhe njëheraz, do të shteronin puset ekzistuese dhe armiku do të ngelte pa ujë. Këtë mendim e pëlqeu i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ashtu u veprua. Myslimanët ndërtuan një tendë, e cila do të ishte selia e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i caktuan roje disa djem nga Ensarët, nën udhëheqjen e Sa’ad ibn Muadhit. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mobilizoi ushtrinë dhe përcaktoi fushën e betejës. Herë-herë bënte shenjë me dorë dhe thoshte: “Këtu do të vritet aksh armik dhe atje do të vritet filani nesër, në dashtë Allahu.” Si u bë natë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi dhe fali namaz gjatë te trungu i prerë i një peme. Edhe myslimanët pushuan atë natë, duke pasur besim në fitoren. Allahu i Madhëruar zbriti shiun, siç thuhet në Kuran: “Dhe kur Ai (Allahu) ju kaploi me një kotje (gjumë), që ishte siguri nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar, largoi prej jush ndyrësirën e Shejtanit, që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe që t’ju forcojë këmbët tuaja.” (8:11) Në mëngjesin e ditës së Xhuma, më 17 të muajit të Ramazanit, në vitin e dytë të Hixhretit, të dyja ushtritë ishin përballë njëra-tjetrës. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri këtë lutje: “O Allah! Ata janë Kurejshët idhujtarë që kanë ardhur këtu me kuajt e tyre dhe me mburrjen e tyre, për të të sfiduar Ty dhe për të përgënjeshtruar të Dërguarin Tënd. | |
|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: Lufta e Bedrit fitore madhështore e muslimanëve Tue 16 Aug 2011 - 11:40 | |
| Lufta e Bedrit Fitorja e Muslimanve fitorja e imanit ndaj kufrit luft kjo e cila a shkrujt ne histori me shkronja te arta inshallah Allahu xh.sh ju ndihmon Mulimanve si ne luften e Bedrit. | |
|