islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
427 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 427 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty96%MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty0%MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty0%MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty0%MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty1%MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty2%MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jasemina
Motrat islame
Motrat islame
Jasemina


Numri i postimeve : 523
Data e regjistrimit : 19/02/2011
Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK

MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! Empty
MesazhTitulli: MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE!   MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE! EmptySat 17 Sep 2011 - 16:07


MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE!

“Mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju” (Bekare-216)
“Është e mundur që juve të mos ju pëlqej diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” (Nisa-19)

Ndodhë që një dëm në fakt të jetë dobi (urtësi Islame)

Shkruan: Lulzim SUSURI

Falënderimi i takon Allahut i Cili e shpalos realitetin herët apo vonë, i Cili e dallon të vërtetën nga gënjeshtra dhe secilit ja zbulon fytyrën e tij reale në dunja para ahiretit.
Në Betjën e Uhudit shumë mysliman menduan se e humbën atë betejë, pati prej qafirëve që besuan se lufta kundër Muahmedit, sal-lallahu alejhi ue selem, u fitua dhe çdo gjë morri fund. Por në realitet kjo betejë ishte vendimtarja dhe ajo që myslimanëve ua ktheu ujin në mulli të vetin sepse disa herë më shumë mësuan dhe përfituan nga ajo betejë se sa që pësuan në të. Për shkak të saj pas asaj dite ishin në gjendje të bënin çmos në betejat tjera vetëm të arrinin deri tek fitorja, pra që nga ajo betejë e deri në fitoren e tërë luftës i merrnin të gjitha shkaqet e mundshme për fitore, bile arritën ta hapnin hendekun me kilometër të tërin me duart e tyre vetëm që të fitonin dhe vërtetë ky mësim ishte shkak për fitim.
Kështu shumë dijetarë shkruan për dobitë që besimtarët i patën nga kjo betejë e Uhudit dhe në fund arritën të nxjerrin me dhjetra apo edhe qindra dobi nga kjo betejë përkundër betejave tjera si për shembull ajo e Bedrit në të cilën dobia më e madhe ishte materiale (duke mos mohuar dobitë tjera) porse këto të betejës së Uhudit karakterizohen më shumë si dobi të akides-besimit, mbështetjes në Zotin, mos-kundërshtimin e urdhrave të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, marrjen e sebepeve-shkaqeve praktike, dëgjimin e udhëheqësit... etj. e vetmja humbje e ndjeshme ishte vrasja e disa besimtarëve të cilët edhe ata në fakt nuk humbën asgjë porse fituan më shumë se këta të gjallët pra fituan atë për të cilën kishin shkuar të luftonin-Xhenetin.

Dikush vdiq por mësuan të tjerët, feja eci para, gjeneratat e reja përfituan nga çdo aspekt dhe lutjet për ta nuk kanë të ndalur. Pra çka humbën në këtë betejë myslimanët? Asgjë, absolutisht asgjë. Zatën besimtari ka lindur dhe e di se do të vdes, jeton për të vdekur, lufton për tu vrarë e për të fituar Xhenetin, punon për të arritur kënaqësinë e Zotit dhe kështu këta dëshmorë të betejës së Uhudit të gjitha i arritën, pra nuk kishte humbje për myslimanët.

Ajo që ndodhi në fund të Ramazanit dhe pas tij duke u mohuar disa kërkesa të besimtarëve (ajo e mësim-besimit nëpër shkolla dhe e lejimit të shamisë nëpër po këto vende...) si dhe ngjarjet që pasuan më vonë deri sot (17/09/2011) u panë disa gjëra që nuk ishin parë më herët u hapën tema që nuk ishin në shesh më parë dhe ndodhën shumë gjëra që nuk mund t’i shkruaj të gjitha e as nuk kam synim të flas për to të cilat secili i ka të njohura sot.
Njerëzit karshi tyre u pozicionuan në pozicione të ndryshme, secili veproi sipas besimit, logjikës, arsyes, interesit apo çmendurisë së tij.
Sa i përket myslimanëve tek disa prej tyre ka pasur mundësi të futet frika dhe mërzia apo mendimi se mos ndoshta kjo është një fitore e së kotës mbi të vërtetën apo humbje e betejës. Mirëpo nëse i analizojmë më detalisht dhe rrënjësisht këto ngjarje nxjerrim nga dobitë aq shumë sa duhet të na gëzojnë e jo të na brengosin. Aq janë marrë mësime sa kurrë nuk do ta paramendoja se do të ndodhnin bile edhe po të ngriteshim ne hoxhallarët e në mënyrë teorike tua shpjegonim popullit nuk do të arrinim tua shtjellonim aq mirë dhe realisht siç e bëri praktika e këtyre ditëve.

DOBITË E NGJARJEVE TË FUNDIT:

Pa humbur kohë do të mundohem të ceki disa dobi të përfituara këto ditë që do të jenë hajër për besimtarët në kohën e tashme por edhe në të ardhmen:
1-Nxjerrja në shesh e fytyrave të vërteta të shumë njerëzve të kamufluar dhe të fshehur pas maskave të tyre. Ky është shkaku pse populli thotë: “Në ditë të gazepit secili e tregon veten se kush është në realitet”. Shumë kush e zbuloi veten aq lehtë dhe pa mund sa në asnjë formë tjetër nuk do të arrinim t’ia nxirrnim atë mllef që e kishte pasë në zemër.

2-Gjithsecili u pozicionua aty ku e pa të arsyeshme dhe kështu sikur filluan të pastrohen rreshtat dhe secili të futet në radhët të cilëve ju takon, besimtarëve, ateistëve, komunistëve, armiqve, atyre që nuk ju intereson asgjë, etj. kjo u vërejt shumë qartë tek klasa politike ku me një shkundje të lehtë secili e tregoi veten dhe pozicionin që mban. Pra, sprovat e këtyre ditëve ishin Furkan për kosovarët-pra dallues të vërtetës nga e pavërteta sepse i pozicionoi gjithsecilin në vendin që e meritonte.

3-Populli besimtarë i këtij vendi që ishin të dyshimtë dhe akoma besonin se filan apo fistek njeriu është burrë i mirë këto ditë vet e morën vesh se kush çka është. Morën leksion aq të rëndësishëm sa nuk do të mund tua shpjegonin me vite të tëra dhe nuk do ta kuptonin kurrë aq mirë në teori siç e kuptuan në praktikë.

4-Kuptuam se në Kosovën e shekullit tonë nuk ka komunistë me emër porse paska komunistë me vepra e punë, sepse prej cilësive të komunistëve ka qenë ndalimi i fesë dhe maltretimi i myslimanëve, e sot veprohet njejtë ndalohet feja në shkollë dhe maltretohen musimanet, pse maltretohen ato? Veç për faktin se janë të ndershme dhe duan të bartin shami.

5- Nëse kanë vdekur komunistët janë akoma gjallë nxënësit e tyre që fotografitë e Enver Hoxhës i mbajnë, nëse jo në dhoma, por në zemra po.

6-Thirrja për standarde Evropiane qenka e kotë dhe mashtrim i popullit sepse këta njerëz këto fjalë i kanë mësuar përmendësh dhe i përsëritin sikurse papagalli që thotë diçka por në fakt nuk e kupton se çfarë po thotë. Po të ishte realitet pretendimi i tyre atëherë prej standardeve Evropiane është edhe garantimi i të drejtës së mësim-besimit, shamisë apo të drejtës për tu veshur si të duash dhe të drejta të tjera që ata i kërkojnë. Apo ndoshta njerëzit tanë të politikës standard Evropian i thonë dhe e kuptojnë vetëm degjenerimin, veshjen, lakuriqësinë, drogën, mësimin e çmendurive dhe “edukatave” degjeneruese të popullit.
Përse këto standarde Evropiane kur janë të atilla që përfitojnë prej tyre myslimanët nuk na qenkan të lejuara, nuk i implimentojnë e as nuk pranojnë përkundrazi i luftojnë dhe armiqësojnë pa kurrfarë turpi e as përgjegjësie. A nuk është kjo lojë me dy parë letra sipas interesit?!

7-Kam vërejtje edhe karshi EULEXIT dhe të gjithë ndërkombëtarëve që janë në Kosovë apo monitorojnë gjendjen në vend pse nuk ndërhyjnë dhe të këshillojnë këta politikan që i thyejnë ligjet e Kushtetutës së vendit duke ua marrë të drejtën e manifestimit të bindjeve fetarë që janë të garantuara për secilin besimtarë të çdo feje, e në anën tjetër nëse thyerja e kushtetutës është në dëm të ndonjë minoriteti atëherë menjëherë ngrihet zëri i tyre dhe ua ngrehin veshin këtyre politikanëve të cilët në moment pendohen kërkojnë falje dhe bëhen si pula para kasapit. Nëse ligji dhe kushtetuta janë për të gjithë dhe vlejnë njejtë atëherë pse të shikohet për dikë me mikroskop e për tjetrin të mbyllen sytë. Kjo nuk është fer!

8-Nuk ka askund në botë që dikush mund të ndalojë të vishesh si të duash, nuk e di në çfarë shekulli jetojnë këta njerëz që njeriut i përzihen edhe në rrobat e veta se si të vishet ai. Mund të ndodhë çudia që nesër të na detyrojnë të hamë apo të mos hamë ushqime të caktuara e kam frikë të na detyrojnë edhe sa t’i hedhim kripë ushqimit e sheqer çajit apo kafes.

9-Vet pushtetarët po e vërtetojnë se ata qenkan njerëz të anti-moralit, njerëz që ua garantojnë të degjeneruarve të gjitha të drejtat e tyre me kushtetutë qofshin këto të drejta në kundërshtim me të gjitha ligjet e feve, të natyrshmërisë njerëzore të kombit tonë, traditave, edukatës, njerëzisë etj, kurse në anën tjetër të ndalohet diçka që garantohet dhe pranohet me të gjitha pikat e parapërmendura. Nëse pederi (kështu leje e mos e ndrysho sepse me qëllim e kam shkruar ashtu) paska të drejtë të martohet me burrë atëherë pse të mos ketë të drejtë vajza myslimane të bartë shami. O Zot çfarë marrëzie e fundit në llojin e saj.

10- Kurrë nuk kam dëgjuar që ndonjë drejtor e ka përjashtuar një vajzë apo djalë pse është veshur në mënyrë provokative, që e ka nxënë me drogë në shkollë, është nxënë duke bërë amoralitet apo të ngjashme, atëherë pse të përjashtohen ato vajza që nuk e kanë asnjërën prej këtyre pikave, porse prej kësaj mësojmë se tek ne luftohet morali dhe ndihmohet kundër-morali.

11-Disa mësues dhe drejtorë shkollash janë në gjumë dhe nuk e shohin gjendjen e nxënësve të tyre apo ndoshta kjo gjendje e degjeneruar po ju përshtatet atyre dhe deklarojnë pa kurrfarë turpi, sikur ne nuk e dimë realitetin e përditshëm, se gjoja nuk paska degjenerim në shkollat tona. Nga kjo pikë përfitojmë faktin se tani në Kosovë do të mbetet i edukuar dhe i moralshëm vetëm myslimani dhe djali e vajza e myslimanit, e jo e tërë shoqëria shqiptare siç ishim para njëzet vitesh dhe dalloheshim prej shkijeve me moral e edukatë, respekt e turp... porse kjo shoqëri (duke filluar nga mësuesit që i duan këto situata-e jo të gjithë ata) po prishet dhe do të mbetet i mirë dhe i dobishëm vetëm besimtari e besimtarja jo të tjerët. Kjo, edhe pse nuk duhet të ndodhë e as nuk është mirë për popullin, porse jep të kuptojmë se njerëzit e sinqertë, ata seriozë dhe të edukuar e shkolluar në frymë të shëndoshë e morale, e kanë ardhmërinë para vetes, e këta siç shihet nga realiteti janë vetëm besimtarët, andaj kah ajo po shkojmë, pra kah marrja e situatës në duart tona.

12-Kjo situatë i ka bashkuar myslimanë duke i harruar për ca kohë polemikat që dikush mund t’i ketë mes vete dhe i ka mobilizuar karshi këtyre problemeve duke ju ndihmuar të arrijnë vëllazërinë dhe bashkimin mes tyre të cilin ndoshta po të mos kishin ndodhur këto probleme nuk do të bashkoheshin mes vete për një kohë të gjatë.

13-Gjithashtu hoxhallarët fituan një përvojë të re karshi këtyre telasheve e cila ju kishte munguar më herët dhe filluan të kaliten me probleme të reja që nuk i kishin më parë, gjë e cila veçse po i forcon dhe i ngritë ata në të gjitha aspektet duke ua plotësuar personalitetin edhe nga ky këndvështrim.

14-U habita edhe me disa pleq komunistë që lapsat e tyre ishin pluhurosur prej kohësh dhe askush nuk dëgjonte për ta, kur ja papritmas ju erdhi radha që nga shtrati i vdekjes të shkruajnë edhe ata diçka nga mendja e “ndritur” sepse vetëm kjo ju mbet mangu. Të shkretët pasi në forma tjera nuk arritën të dalin në skenë sepse askush nuk i bënte hesap atëherë e gjetën një derë të hapur që tu hynin në qejf të tjerëve dhe emrat e tyre të shkruhen edhe një herë nëpër media dhe e shfrytëzuan rastin. Të tillët do t’i këshilloja që më mirë do të ishte të merreshin me përgatitjet e funeraleve të tyre, t’i blinin gjërat që kërkohen për vdekjen e vet si dhe t’i shkruanin këshillat e fundit për bijtë e tyre e të mos merreshin me gjëra që nuk ju takojnë. Porse nga rasti i këtyre njerëzve mësojmë se i keqi sado që plaket ai mbetet i tillë dhe ai që nuk ka mend në të ri ai nuk do të ketë as në pleqëri.

15-Dolën në shesh edhe disa njerëz të fesë që bartin titullin hoxhë të cilët për karrige dhe interesa të ngushta personale ishin në gjendje të pozicionoheshin kundër të gjithë vëllezërve të tyre mysliman, me çfarë preteksi apo arsye? Me arsye aq të kota dhe rregulla të mbrapshta për të cilat Allahu nuk ka zbritur kurrfarë argumenti, me rregulla që cilësohen shpikje apo bidate në fenë tonë dhe terminologjinë Islame si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. E çdo shpikje-bidat është humbje e çdo humbje shpie në Zjarr. populli thotë: “Trimi dhe shoku i mirë njihet në ditë të vështirë” andaj këta trima mu atëherë kur Bashkësia Islame e r. së Kosovës pati krizat më të thella që pas luftës në vend se t’i dilnin në ndihmë u munduan t’i ngulin thikën pas shpine porse secili le ta dijë mirë se kush ja bënë ai ja ka bërë vetes së tij. Zoti kurrë mos i ngoptë ata që janë të uritur për atë që nuk e meritojnë. Këta të ngratë pa kurrfarë turpi ngriten dhe pështyjnë përpjetë e e tërë ajo ju bie mbi fytyrat e veta porse të mashtruar pas deklaratave që po u mundësohen të dalin në media mendojnë se kanë bërë diçka mirëpo askush të mos harrojë se nuk është me rëndësi a ta shohin fytyrën njerëzit në këtë botë apo jo por me rëndësi është që në Ditën e Gjykimit Allahu ta shikojë fytyrën tënde e të buzëqesh me ty, andaj frikësoju Allahut!

16-Mësuam se Bashkësia Islame e Kosovës e cila respektohej dhe ishte në sy të mirë të qeveritarëve paska qenë e tëra mashtrim dhe aktrim për interesa të tyre. Derisa BIK-u heshtte dhe nuk ua prishte askund (e të cilën jam i bindur se nuk e bënte për asgjë por vetëm për hir të stabilitetit të vendit) bile edhe atëherë kur i bënin padrejtësi ata e donin dhe shpreheshin se ne jemi në bashkëpunim dhe do të arrijmë çdo marrëveshje me të...e shumë e shumë lajka tjera. Myftiu mr. Tërnava dukej se po çmohej tek të gjithë ata kur ja një sprovë e vogël, një kërkesë e drejtë dhe e arsyeshme këtë institucion e largon nga admirimi i këtyre njerëzve dhe menjëherë fillojnë shigjetat e gjakpirësve të mos ndalen së gjuajturi. Aq të trajnuar ishin për shpifje sa nuk ju erdhi vështirë ta futnin edhe në radhët e fundamentalistëve e radikalistëve. Kësaj radhe shpëtoi pa i thënë terrorist apo Al-kaid por nuk e di a do të shpëtojë herëve tjera.
Nga kjo kuptojmë se këta njerëz nuk kanë shok të vërtetë, nuk kanë sinqeritet, e as besnikëri, por të mbajnë afër derisa je në shërbim apo pajtim me ta je i mirë e atëherë kur ua prishë atëherë je i keq, edhe nëse e ke me të drejtë.

17- Që nga pas lufta politika kosovare fillimisht ka arritur që myslimanët t’i ndajë dhe identifikojë si dy grupe, ata me mjekra dhe ata pa mjekra. Këtë ndarje e ka përfunduar qysh herët kur ishte akoma kryetarë i BIK-ut Dr. Rexhep Boja. Ndarje kjo e cila ka qenë e dëmshme për myslimanët porse asaj dikur i ndihmonin edhe disa hoxhallarë. Ju betohem në Zotin se që atëherë isha i bindur se një ditë do të vijë që këto dy grupe të ndara t’i ndanin edhe në disa nëngrupe grupi i parë nuk pati nevojë që të tjerët t’i frynin shumë zjarrit porse si më të ri që ishin dhe jo të pjekur sa duhet disa filluan të keqkuptoheshin mes vete dhe secili kënaqej me katër apo pesë vetë që i kishte pas vetes dhe kështu nuk ishte ndonjë kafshatë e vështirë për tu përtypur. Porse problemi ekzistonte tek BIK-u i cili është institucion zyrtarë, i rregulluar mirë dhe i vetmi legjitim që i përfaqëson myslimanët e Kosovës të çfarëdo bindje qofshin ata. Kjo nuk ishte e lehtë të arrihej kështu përdorën metoda civilizuese dhe bashkëkohore që t’ia dilnin mbanë. Çfarë bënë: futën përçarje në mesin e hoxhallarëve të BIK-ut që punonin deri dje së bashku dhe kjo pati sukses edhe pse jo aq ndikues, porse e ardhmja mbetet fshehtësi për ne.
Kjo pra ishte dobia e kësaj pike se kjo politikë e sotme vendore nuk ka respekt ndaj askujt që thërret në Islam pa marrë parasysh a është me mjekër apo jo, të gjithë janë njësoj porse dikujt i vjen rendi më herët e tjetrit më vonë.

18-Do të vijë dita që këta njerëz që nuk e votuan mësim-besimin, nga degjenerimi i madh që do të pësojë rinia nuk do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë e as t’i ndalin këta të ri me asgjë, andaj do të kërkojë prej myslimanëve që me metodat e tyre efikase të bëjnë diçka për ta parandaluar këtë të keqe. Kjo është shumë e sigurt të cilën e besoj më bindshëm se vet vdekjen që do të më godet porse nuk jam i sigurt se atëherë a do të ketë akoma shpresë për rininë apo do të jetë shumë vonë.

18-Mos reagimi dhe heshtja e kishës katolike karshi propozimit për mësim besim paksa më ka habitur dhe pata filluar të pyes veten: pse heshtën këta besimtarë të fesë së tyre kur dihet se kërkesa për mësim besim ka qenë e vlefshme edhe për ta sepse edhe fëmijët e tyre do të mësonin për fenë e vet. Pra pyetja që akoma nuk kam gjetur përgjigje nga mediat deri sot është se këta besimtarë a thua nuk e përkrahin këtë iniciative apo ka ndonjë arsye tjetër të cilën me dëshirë do të doja ta dija?


19-Nuk u miratua asnjëri ligj në parlament, as ai i mësim-besimit e as i lejimit të shamisë, po, kjo është e vërtetë. Por, a humbën ndonjë gjë myslimanët? Jo nuk humbën asgjë përkundrazi të humburit ishin ata që e kundërshtuan, sepse nëse nuk pendohen nga kjo që bënë dhe nëse nuk e përmirësojnë gabimin e tyre, do të jenë të humbur në këtë botë dhe në botën tjetër.
Myslimanët mbetën në të njëjtin pozicion që ishin para asaj dite. Shamia edhe më herët ishte e ndaluar, mësim-besimi edhe më parë nuk praktikohej në shkolla.
Neve mbetëm aty ku ishim nuk humbën asgjë sepse ajo që u refuzua në fakt nuk e kishim para asaj dite kështu që ne dolëm fitimtarë në të gjitha këto pika që i përmenda më lartë dhe të tjera që nuk janë cekur. Kurse ata që humbën ishin mohuesit e këtij propozimi sepse ata së pari bënë mëkat pastaj myslimanët ua dhanë një grusht të fuqishëm duke ju treguar se ne nuk jemi të dobët e të pa organizuar e as në gjumë siç mund të mashtroheni ju.

ATYRE QË VOTUAN KUNDËR:

Në fund u drejtohem të gjithë atyre që ishin në parlament dhe votuan kundër këtyre dy ligjeve me këto fjalë:
-Kjo fe nuk është e jona por e Zotit andaj Ai do ta ruaj dhe për këtë ka garantuar. Askush nuk mund ta mposhtë, nëse e ndihmoni do të fitoni shpërblimin e asgjë tjetër ndërsa nëse e kundërshtoni do të dënoheni kurse fesë dëm nuk do t’i bëni.
-Të dy këto ligje do të votohen dhe nuk ka si të ndodh ndryshe. Kjo do të ndodhë herët apo vonë.
-Të gjithë emrat tuaj do t’i mbaj të shënuar të sigurt pa më humbur asnjë dhe ju betohem se atë ditë kur të miratohen këto dy ligje nëse nuk jeni në parlament do tu dërgoj mesazhe apo forma tjera të informimit për tu treguar. Por nëse atëherë keni vdekur atëherë do të vi tek varret tuaja dhe tu tregoj çfarë ka ndodhur në Kosovë.
-Nëse ndodhë që unë të vdes para asaj dite atëherë do tua lë amanet shtatë fëmijëve të mi që ata tua përcjellin këtë lajm juve për së gjalli apo së vdekuri. Mirëpo fakti se këto ligje do të miratohen nuk ka nga të shmanget, sepse jemi në shekullin e njëzetë e një (e jo në komunizëm) në të cilin asgjë nuk mund të ndalet me dhunë aq më tepër realiteti më i madh në botë-BESIMI NË ZOT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mos u brengos???!!!
» Udhëheqësi Hezbollahu zotohet për fitore në Siri
» Lufta e Bedrit fitore madhështore e muslimanëve
» Fitorja e madhe e egjiptianëve, fitore e aksionit islam (FOTO)
» Agjërimi është si pema,trungu është durimi,shpirti i tij i vetëm është devotshmëria.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: