Udhëheqësi i lëvizjes libaneze Hezbollah tha të shtunën grupi i tij do të qëndrojë në luftën siriane "deri në fund të rrugës", dhe do të sjellë fitoren e presidentit Bashar al-Asad.
Hassan Nasrallah, kreu i grupit, tha në një fjalim televiziv se Siria dhe Libani janë përballur me një kërcënim dhe komplot të hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për t'u shërbyer interesave të Izraelit në rajon.
"Ne do të vazhdojmë deri në fund të rrugës, ne e pranojmë këtë përgjegjësi dhe do të pranojmë të gjitha sakrificat dhe pasojat e pritshme," tha ai në një deklaratë televizive.
Assad vjen nga Sekti i pakicës Alevite, një degë e sektit shiit. Ai ka qenë financuar nga Iranit shiit, ndërsa tani gjithnjë e më shumë po financohet nga Hezbollahu libanez, prokurë e Teheranit e cila u themelua si një lëvizje e rezistencës ndaj Izraelit.
Dhuna nga konflikti sirian, e cila filloi si një lëvizje proteste paqësore, u zhyt në luftë civile, ndërsa po zhytet gjithnjë e më shumë në Liban, veçanërisht në qytetin verior të Tripolit.
/mesazhi/