Muhamed al-Beltagi zbuloi të dielen se ai u transferua për të qëndruar i vetëm nën masa të rrepta të sigurisë brenda kompleksit të burgut Tora në Kajron jugore.
“ Mua më zhvendosën nga burgu Al-Aqrab në mënyrë që të jem larg nga vëllezërit e mi që janë në burg dhe gjithashtu që të jem sa më larg nga bota e jashtme,” shkroi Muhamed al-Beltagi në një mesazh që arriti të rridhte nga burgu.
Al-Beltagi, profesor universiteti dhe mjek me profesion, tha se vendimi për transferim të tij erdhi si ndëshkim për sjelljen e tij në një seancë të mëparshme të gjykimit dhe kundërshtimin e palëkundur për përmbysjen e presidentit Muhamed Mursi.
Ai është një nga disa udhëheqësit e Vëllazërisë Muslimane që gjenden në burg nën akuzat për nxitje të dhunës dhe vrasje, pas rrëzimit të Mursit nga ana e ushtrisë më 3 korrik. Ai u arrestua më 29 gusht dhe u akuzua për nxitje të dhunës, akuza këto që ai i ka mohuar në mënyrë të përsëritur.
Javën e kaluar, al-Beltagi i tha gjyqtarit kryesues të gjykimit të tij, se " i tërë sistemi i drejtësisë nuk guxon të tregojë me gisht në ata që me të vërtetë vranë Egjiptasit. Askush nuk mund të thërrasë fajtorët e vërtetë "
Në mesazhin e tij, ai shkruan se masat e reja ndëshkuese të ndërmarra ndaj tij nga administrata e burgjeve përkojnë me një fushate diskreditimi kundër tij nga mediat lidhur me qeverinë e përkohshme egjiptiane, si dhe konfiskimin e fondeve të tij.
" E gjithë kjo nuk do të na thyejë,” shkruan al - Beltagi në mesazhin e tij. “ Kauza jonë do të vazhdojë të jetojë,” shtoi ai.
Ai tha në një rast para disa muajsh, se u bë pa të drejtë nga një profesor universitar i respektuar, politikan patriotik dhe ligjvënës në një viktimë nga regjimi i grusht shtetit dhe asaj që gënjyen mediat./mesazhi/