Egjipt
Gjykata Egjiptiane ka caktuar dënim me një vit burg ndaj ish kryeministrit Hisham Kandil. Ai u shpall fajtor për gjoja se dështimin e tij për të zbatuar një vendim gjyqësor në favor të punëtorëve në një punishte tekstili.
Kompania e tekstilit është ribërë pronë shtetërore pasi ishte shitur nga regjimi i Mubarakut për një shumë të vogël parash. Një numër i të punësuarve kishte ngritur një padi duke pretenduar se kryeministri kishte zbatuar një vendim të lëshuar nga Gjykata Administrative për pavlefshmërinë e privatizimit të kompanisë. Punëtorët ishin kthyer në pozicionet e tyre të mëparshme, ndërsa kompania e tekstilit ishte blerë nga një investitor arab në vitin 2005. /mesazhi/