Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Gjyakata egjiptiane dënoi udhëheqësin e vdekur të VM | |
- Një gjykatë në Aleksandri dënoi të enjten Jamal Madi, një ish-udhëheqës i Vëllazërisë Muslimane në Aleksandri, me tre vjet burg, dhe urdhëroi atë që të paguajë një gjobë prej 50,000 funta egjiptiane (7,143 dollarë), edhe pse Madi vdiq në tetor të vitit 2013. Gjykata tha se Madi u gjet fajtor për nxitje të dhunës në një incident në Bab Sharqiya në Aleksandri, në shtator të vitit 2013. Avokati i Madit, Muhamed Ramadan ka thënë se ai kishte dërguar në gjykatë një dokument që vërteton se klienti i tij kishte vdekur, por gjykata ka hedhur poshtë këtë dokument. Ai do të apelojë vendimin e gjykatës. Gjykata dënoi gjithashtu të enjten edhe 27 mbështetës të presidentit Muhamed Mursi me nga një vit burg, duke urdhëruar ata që të paguajnë një gjobë prej 10.000 funta egjiptiane (1,428 dollarë), dhe dhjetë të tjerë i shpalli fajtor në mungesë, duke i dënuar me nga tre vjet burg dhe një gjobë prej 50.000 funta egjiptiane (7,143 dollarë)./mesazhi/ :
| |
|