Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Tribunali i Hagës kërkon kthimin e Sheshelit në burg | |
- Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës urdhëroi Dhomën Gjyqësore që menjëherë të shfuqizojë vendimin për lirimin e përkohshëm të liderit të Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel dhe urdhëroi kthimin e tij në Njësinë e Paraburgimit të Tribunalit në Sheveningen, raporton Anadolu Agency (AA). Prokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Bramertz ka kërkuar më parë nga Dhoma e Apelit të miratojë apelin e tij kundër vendimit të Dhomës Gjyqësore për lirimin e përkohshëm Sheshelit. "Apeli i Prokurorisë me të cilin kërkohet anulimi i vendimit për lirimin e përkohshëm të Sheshelit është i bazuar në aktivitete publike të Sheshelit, të cilat minojnë bazën për lirimin e tij të përkohshëm", theksohet në parashtresën. Shesheli më 23 shkurt 2003 u dorëzua vullnetarisht në ICTY pas padisë për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo normave të luftës 1991-1993 në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Vojvodinë. Ai që atëherë ka qenë në paraburgim në Hagë dhe rasti i tij është ende në gjykim, i cili filloi me 7 nëntor 2007. Ai akuzohet për persekutime mbi baza politike, racore dhe fetare, për deportim, akte jonjerëzore (krime kundër njerëzimit), vrasje, tortura, trajtim mizor, shkatërrimin e qëllimshëm të fshatrave ose shkatërrim të pajustifikuar nga domosdoshmëria ushtarake, shkatërrim ose dëmtim të qëllimshëm të institucioneve fetare dhe arsimore, grabitjes së pronës publike dhe private (shkelje e ligjit të luftës) në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kroacisë.:
| |
|