Avokati i Liderit Suprem të Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Badie, ka thënë se ky i fundit po refuzon të merret me hetuesit, të cilët u përpoqën ta marrin në pyetje për më shumë se tetë orë.
Duke folur për Al-Jazeera Misir, avokati i Badie tha se prokurori publik ka ngritur më shumë se 12 akuza ndaj liderit të Vëllazërisë, duke përfshirë akuzat për gjoja se “nxitje dhune”.
Avokati Muhamed Gharib shpjegoi se Badie i ka mohuar të gjitha akuzat penale kundër tij, sepse ai beson se hetimi është i paligjshëm. Ai tha se prokurori publik, i cili përfaqëson autoritetet e grusht shtetit, paraqet një mosmarrëveshje politike,dhe vetë arrestimi i tij kërkon hetim.
Ai gjithashtu tha se Badie gjithashtu ka plan të padis ministrinë e brendshme pas vrasjes së djalit të tij, dëshmorit Ammar Badie.
Sipas Gharib, ndërsa Badie është duke refuzuar të përgjigjet për pyetjet në lidhje me atë personalisht, ai iu përgjigj çdo pyetjeje që lidhet me Vëllazërisë Myslimane.
Avokatët janë duke bërë thirrje për t'i dhënë fund të gjitha akuzave të fabrikuara kundër Badies dhe udhëheqësve të tjerë të Vëllazërisë myslimane, duke theksuar se të gjitha këto akuza ishin të motivuara politikisht. /mesazhi/