Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Dënohen me vdekje edhe 22 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane | |
- Një gjykatë egjiptiane ka dënuar sot me vdekje edhe 22 anëtarë të tjerë Vëllazërisë Myslimane. Aktivistët e VM akuzohen se kanë sulmuar një stacion policor gjatë trazirave kur u rrëzua presidenti legjitim Muhamed Mursi. Njëri nga të pandehurit është i mitur, dhe është dënuar me 10 vite burgim, thanë burimet. Po ashtu sot u bë e ditur se do të ekzektutohet dënimi me vdekje për liderin e VM Muhamed Badie, pasi sot u pa me uniformën e kuqe, që sinjalizon se së shpejti do të zbatohet dënimi ndaj tij. Një avokat i aktivistëve të dënuar thanë se do të apelojnë vendimin. Që nga rrëzimi i presidentit legjitim Muhamed Mursi, qeveria e vetëshpallur e Egjiptit ka nisur fushatë të linçimit ndaj grupit më të madh mysliman në vend, i cili me votat e shumicës vuri në qeverisje Mursin. /MESAZHI/:
| |
|