Këshilli audiovisual i Turqis ka gjobitur transmetuesin televiziv privat CNBC-e me 22.600 euro, për transmetimin e episodeve të serialit të animuar amerikan “The Simpsons”, ku autorët “tallen me Zotin”.
Kështu sot gazeta Hurrijet përcjell, se këshillili i justifikimit të vendimit të saj ndaj serialit “tallja e Zotit”, është në epizodin ku paraqitet personazhi, e ai bën një vrasje sipas urdhërit të Zotit.
Pastaj në serial Zoti i inkurajon personazhet të konsumojnë alkool për vit të ri, dhe gjithashtu paraqesin se si personazhi I Zotit I shërben kafe personazhit shejtan, përcjell gazeta Turke.
“Një nga personazhet e keqpërdorimit të ndjenjave fetare të të tjerëve është se si e nxitin të bëj vrasje. Bibla digjet, dhe se Zoti e satani paraqiten në formën e njeriut”, shkruan në dekleratën e këshillit.
/mesazhi/Sh.Hulaj