Pse je i mërziturJe penduar 200 vite sa Hz.Ademi?
Apo je hedhur në zjarr si Hz.Ibrahimi?
Je prerë me sharrë si Hz.Zekerija?
A mos vallë je hedhur në pus si Hz.Jusufi?
Apo je gjuajtur me gurë,të kanë hedhur të brendshmet e kafshëve kur po falje namaz,je pështyrë në fytyrë,je detyruar të shpërngulesh,je ndarë nga të dashurit,si Hz.Muhamedi?
Pse je i mërzitur?
Të është prerë hunda e veshët sikurse Hz.Hamzait?
Të janë prerë krahët sikurse të Musab Bin Umejrit?
Je plagosur me shigjetë,shtizë e shpatë sikurse Xhafer Bin Ebi Talibi?
Je torturuar sikurse Amari,Thumejeja,Jasiri (r.ahm)?
Të kanë shtrirë mbi rërën përvëluese dhe kanë vënë shkëmbinj mbi ty,sikurse Bilal Habeshiut (r.a)?
Të kanë hedhur në det sikurse Junusi (a.s)?
Apo të kanë mbuluar plagët tërë trupin sikurse Hz.Ejupit?
Çfarë po mendon,për problemet e dunjasë?!
Nëse do të mërzitesh,mërzitu pse e ke lënë namazin për kaza,që nuk u çove për namaz nate,që ia ke kthyer zemrën dikujt,që nuk ke agjëruar të hënave dhe të enjteve....
Nëse do të mërzitesh,mërzitu pse sot nuk ke bërë vepër për hir të Zotit,mërzitu pse sot nuk ke bërë vepër për hir të Zotit,mërzitu pse nuk i ke kënaqur Allahun dhe të Dërguarin e Tij...
Mërzitu për vëllezërit e tu të besimit,që po dhunohen dhe po vriten barbarisht në Palestinë,Burma,Siri dhe në të katër anët e botës...
Nëse do të mërzitesh,mërzitu pse nuk ke ndihmuar të varfrit,pse nuk ke përkrahur jetimët....
Nëse do të mërzitesh,mërzitu pse nuk e ke dashur Pejgamberin më shumë se pasurinë tënde,shpirtin tënd,pjesëtarët e familjes tënde dhe se gjithçka tjetër....
Nëse do të mërzitesh,mërzitu pse nuk je bërë në kuptimin e vërtetë rob i Zotit,dhe ps enuk je bërë Ummet i Pejgamberit....
Nëse do të mërzitesh,mërzitu nga frika se mund të të mos ndërmjetësojë Pejgamberi....
Ndoshta ke shumë halle....
Ndoshta thua me vete: "Mjaft më!"...
Ndoshta je edhe duke qarë.....
Ndoshta je duke menduar nëse do të përfitosh ndonjë gjë nga fundi i atyre fatkeqësive që të kanë katandisur......
Dëgjo! Zoti yt,ty po të drejtohet:
"Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pamasë."(Zumer,10)
Ndoshta je duke menduar,se pse Zoti pikërisht të ka zgjedhur ty që t`i përjetosh këto......
Në fakt,ata që i zgjedh Zoti janë të rëndësishëm:
"Ne do t`ju vëmë në sprovë ju, derisa t`i njohim ata midis jush që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë."(Muhamed,31)
Në fakt,duhet të mërzitesh nëse nuk ke shqetësime!
Nëse je i shqetësuar,dije që ai të do....
Ja se ç`thotë ai që të do:
"Zoti fut në shqetësime njeriun,të cilit i do të mirën."(Hadith)
Ndoshta ti nuk ke vuajtur sa As`habi Uhdudi....Kur mbreti i tyre i pati hedhur në greminë të ndezur me zjarr dhe e pati djegur,vetëm pse kishte besuar....
Ndoshta ti nuk ke vuajtur sa Ebu Dheri (r.a)...Xhaxhai i tij e pati mbështjellur me rrogoz dhe e pati djegur,vetëm pse kishte besuar....
Ndoshta ti nuk ke vuajtur sa Vahshiu (r.a),i dashuri i tij (Profeti), i pati thënë "mos m`u duk përpara"....
Ndoshta ti nuk ke vuajtur sa Jakubi a.s...I qe marrë nga duart Jusufi a.s
Ndoshta ti nuk ke vuajtur sa Hatixheja r.a.....Ia patën dëbuar nga shtëpia Muhammedin (s.a.v.s)....
Mos harro!Zoti nuk e ngarkon njeriun më tepër sesa ai mund ta përballojë....
Ndoshta Zemra të vuan....
Ndoshta trupi...
Ndoshta është shpirti,ai që përpëlitet....
Ndoshta është vetmia,ajo që ty të ka mbështjellë...
Ndoshta një mijë e një të panjohura...
Në çfarëdolloj gjendjeje qofsh,
Një lutje që t`i shkon gjuhës tënde mbaje gjithnjë:
"La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin!"
Zoti im,më fal gjithçka kam bërë,që Ty nuk të pëlqen.
Nuk ka zot tjetër përveç Teje!
Ti je larg çdo të mete.
Vrtetë, unë i bëra keq vetes sime.
Mëshiromë!
Zoti im!Nuk ka zot tjetër përveç Teje!
"Allahu ju manifeston argumentet;se Allahu është i Urtë i Gjithëdishëm."(Nur,18.)