Tregohet që Behluli ka qenë një njeri në kohën e halifes Harun Rreshidit, me të cilin ka historia të ndryshme, e nga gjërat më interesante të Behlulit është kjo ndodhi:
Një ditë kaloi halifeja Harun afër Behlulit, i cili ishte ulur në skaj të një varri, e i tha:
- O Behlul, o i marrë, kur do të logjikosh?!!. Vrapoi Behluli dhe u ngjit maje një peme e pastaj thirri me zë:
- O Harun, o i marrë, kur do të logjikosh?!
Iu afrua Haruni afër pemës duke qenë mbi kali, e i tha:
- Jam i marr unë, apo ti i cili qëndron mbi varreza?
Behluli ia ktheu me vendosmëri: - Unë jam i marrë!
Haruni i tha: - E si kjo?!!
Behluli: - Sepse unë e kuptova që kjo është e kalimtare, - duke bërë me shenjë nga pallatet e Harunit, - e kjo do të mbetët, - duke bërë me shenjë nga varrezat. - E kam ndërtuar këtë para asaj, e ndërsa ti, e ke ndërtuar atë (duke aluduar në pallatin e tij) dhe e ke prishur këtë (duke aluduar varrezat), dhe urren që të kalosh nga ndërtimi në shkatërrim! Megjithëse e dinë shumë mirë që ky (varri) është fundi yt, e nuk ka tjetër, e më thuaj mua: - Ku është i marrë?
Iu dridh zemra Harun Reshidit nga fjalët e Behlulit dhe filloi të qajë derisa ju lagë mjekra, e i tha:
- Pasha Allahu ti ke të drejtë...
Pastaj i tha Haruni: - Shto o Behlul.
Ai tha: - Të mjafton libri i Allahut, praktikoje atë!
I tha Haruni: - A ke nevojë për diçka?
Tha: - Po, tri gjëra nëse m’i kryen do të falënderoj.
Haruni tha: - Kërko çfarë të duash?
Behluli tha: - Që të ma shtosh jetën time?
Iu përgjigj: - Nuk mundem!
- Të më mbrosh nga meleku i vdekjes?
I tha: - Nuk mundem!
- Që të më futesh në Xhenet, e të më largosh nga xhehenemi?
I tha: - Nuk mundem!
Atëherë Behluli i tha: - Nëse nuk mund t’i realizosh vetëm tri kërkesa, atëherë çfarë pushteti ke ti? E dije që ti je vetëm një rob i dobët e unë nuk kam nevojë për ty.
Përgatiti: Blerim Arifi