Për njeriun janë fitorja dhe humbja.
Njeriu,ose ecën andej nga Zoti e drejton dhe fiton xhennetin,vendin e lumturisë së përjetshme,osedevijon dhe e humbë qtë.
Ardhja e njeriut në këtë botë për t 'u provuar,realizohet vetëm një herë në jetë.
Ndaj,duke u treguar të zgjuar,duhet të përpiqemi me gjithë fuqinë që kemi të shtojmë veprat e mira në këtë botë.
Ç 'të mbjellësh në këtë botë, atë do të korrësh në botën tjetër.
Miqtë e Allahut e kanë vlerësuar këtë botë, si vendin e mbjelljeve dhe botën tjetër si vendin e korrjeve.
Në tefsirin"Ruhulbejan",është tregimi i një skllavi,që bëhet shkak të zgjohet dhe të shpëtojë i zoti i tij Është shumë e vështirë të kthesh në rrugë të drejtë një njeri që jeton në kryengritje dhe shkujdesje.
Por,të përpiqesh të udhëzosh një njeri,që të hyjë në rrugë të vërtetë, është një vepërshumë e vyer dhe shumë shpërblime.
Le ta përmendim këtë tregim në Belh,një njeri i tha shërbetorit që të mbillte grurë.
Ai mbolli elb.
Kur erdhi koha e të korrave i zoti pa që ishte mbjellë elb dhe pyeti menjëherë shërbetorin për arsyen.
Shërbetori,duke bërë sikur nuk po e kuptonte se përse kishte ndodhur ashtu,dha një përgjigje prej naivi:
-Zotëri,mbolla elb me qëllim që të dalë grurë.
Zotëria,duke menduar se shërbetori po tallej me të,i tha i nxehur:
-O budalla! Ke parë ti ndonjëherë që të mbillet elb dhe të korret grurë?
Shërbetori, i cili kurrë nuk ia kishte bërë fjalën dysh të zotit dhe që kish treguar gjithnjë kujdes dhe kishte punuar shumë për të,po përpiqej me çdo kusht të shpëtonte dhe të thoshte të vërtetën.
Kur mendoi se ishte koha e duhur,dha një përgjigje të tillë,që aty e tutje ndryshoi gjithçka:
-
Atëherë, o zotëri! Si shpreson se do të meritosh mëshirën e Zotit, ndërkohë që i kundërvihesh gjithnjë Atij?Pas kësaj përgjigje, i zoti u shtang i tëri.
Kjo ishte një fjalë e vërtetë,qortuese dhe shumë ndikuese.
Shërbetori ishte i vetëdishëm dhe i sinqertë me sjelljet e tij.
Duke ndikuar që zotëria i tij të zgjohej,dëshironte me gjithë zemër që ai të shmangej nga kundërvënia ndaj Allahut.
I zoti u ndikua shumë nga kjo përgjigje, e ndjeu veten fajtor dhe nisi të pendohej.
Iu mbështet Allahut dhe bëri istigfar Atij,duke u penduar për kryengritjet që i kishte bërë Atij prej vitesh.
Pastaj,i dha lirinë skllavit të vet,që kishte dhënë këtë përgjigje kaq domethënëse,që u bë shkak të zgjohej dhe të shpëtonte.
Edhe ai edhe i zoti arritën shpëtimin.
Ja pra,kujdesi që trgohet për të shpëtuar një njeri!
Ja pra,kujdesi që tregohet për kumtin islam!
Ja pra, mençuria dhe zgjuarsia!
Mbi të gjitha, qëllimi i pastër!
Pastaj,sinqeriteti,zgjuarsia dhe përpjekja!
Dhe pastaj,me këtë metodë,të përgatisësh zemrën që të ta pranoj Zoti!
Çfarëdo që të ketë mbjellë njeriu në këtë botë,atë do të korrë në tjetrën.
Bota është ara e ahiretit.
Në arë duhet të mbjellësh gjëra të mira.
Duhet të krijosh miqësi për hir të Allahut dheduhet nisur rrugëtimi drejt Tij.
Në " Ruhulbejan " , lidhur me veprat e mira dhe sjelljet e bukura,në --Nexhmijje,thuhen këto:
"Për njerëzit e imqnit dhe të veprave të mira do të ketë një shpërblim të përshtatshëm me sinqeritetin dhe bukurinë e veprave.
Me disa nga veprat e mira arrihet në xhenet dhenë qoshqet e tij.
Këto janë ibadete fizike,që bëhen me qëllim të mirë.
Me disa nga veprat e sinqerta arrihet tek Allahu.
Ato janë ibadete shpirtërore.
Të kërkosh sinqeritetin dhe të vërtetën.
Sinqeritetin në teuhid.
Të heqësh nga zemra dashurinë për këtë botë.
Të heqësh nga zemra gjithçka tjetër përveç Allahut.
Të drejtohesh nga Alahu, me tërë qenien tënde.
Të dorëzosh tek një murshid vullnetin tënd,i cili të shpie tek e përsosura,tek sinqeriteti dhe tek e vërteta.
Ta përqafosh fort atë dhe të mos mashtrohesh nga dëshirat e kota.
Sepwe ai që mbjell elb,kurrë nuk do të korrë grurë.
Mustafa Erish
Për Forumin Islamieshtedrit:
Merjem Salihi
Marur nga Revista Etika 2012