Me të vërtetë kjo botë është në duart e tua, o vëllai im, sepse ti posedon dy këmbë me të cilat ec gjithë rrugët e botës, kurse dikush si ti është i privuar nga kjo kënaqësi.
Ndokush nuk ka mundësi të largohet vetë me këmbët e tija, të ecë i lirë dhe të vrapojë me kënaqësi me to, kurse ti je i shëndoshë dhe përsëri po ankohesh.
Mos shiko dështimet e tua të kota, të cilat me kqlimin e kohës mund të arrihen,por shiko një fëmijë, i cili po ecën me pqterica, kurse ti ecën i kënaqur në këtë tokë.Ky fëmijë përsëri buzëqesh dhe është i kënaqur me caktimin e Allahut kurse ti përsëri po qnkohesh.
Ti me të vërtetë je i bekuar dhe e gjithë bota është e jotja prandaj gjithmonë thuaj: "O Zot, më fal kur të ankohem".
Ti ke dy sy,kurse dikush tjetër nuk e sheh lindjen e diellit.Ti me ato sy po shikon bukuritë e kësaj bote kurse dikush tjetër lëngon i vetmuar në një skaj dhe pret që në botën tjetër Allahu t 'ia mundësojë ta shohë fytyrën e Tij.
Ti me gjithë këto të mira përsëri po ankohesh dhe thua se Allahu nuk të ka dhuruar asgjë në këtë botë.Përkundrazi Allahu ta ka dhënë dhuratën më të bukur " SYRIN " .
Nëse ke sy ti e ke gjithë botën përpara prandaj thuaj:
"O Zot,më fal kur të "ankohe ".
Ti ke dy veshë dhe me ato dëgjon zërin e bukur të bilbilit, kurse ndonjë fëmijë nuk ka mundësi ta dëgjojë zërin e nënës së tij.
Megjithë këtë ai është i kënaqur me caktimin e Allahut dhe shpreson se një ditë Allahu do t 'ia kthejë dëgjimin.
Ti,që je njeriu më i lumtur i botës,ke dy këmbë, dy sy dhe dy vwshë përsëri po ankohesh.Sa keq për ty,o vëllai im.
Mos thuaj kurrë se Allahu nuk të ka dhuruar gjë por gjithmonë thuaj se je njeriu më i begatuar i rruzullit tokësor sepse ti gëzon të mira trupore, kur disa të tjerë këto të mira nuk i kanë.Prandaj,gjithmonë kur të shohësh ndonjë njeri me të meta thuaj:
" Lavdërimi i takon Allahut i Cili më begatoi pa masë; o Allah më fal të lutem kur të ankohem! "
Shumë njerëz në botë po vuajnë prej sëmundjeve të ndryshme trupore,kurse ti je një njeri i shëndoshë e i bukur që mund të ecë lirisht nëpër begatitë e Allahut.Ka njerëz që çdo natë nuk flenl prej dhimbjeve kurse ti flen i rehatuar në shtratin tënd, i gëzuar e i qetë.Ndonjëhwrë ulu dhe mendo pak për ata që nuk janë si ti,e ti
je një njeri që i gëzon të gjitha mirësitë e botës e do shohësh se nuk të duhet pasuria e kësaj bote por shëndeti që është pasuria e gjithë botës.
Mesazhi
Me këmbë për të ecur,me sy për të shikuar,me veshë për të dëgjuar dhe ne zemër të shlbdoshë për të besuar.Kjo është jeta.