Kjo ka qenë dimrin e kaluar. Netët e gjata janë shumë të përshtatshme për tubime dhe ndeja, që ashtu të bisedohet me shokët e të ndërrojmë mendime e këshilla të dobishme. Atë natë, tema jonë ishte për kriminelin dhe se si shoqëria jonë e trajton atë: a është human ligji, i cili parasheh dënimin me vdekje, apo më humanë është të jesh më i butë dhe tolerant me kriminelin. Atëherë dikush nga ne citoi ajetin e Kur’anit: “ Vesariku ve sarikatu fakteu ejdijehuma…”
“Vjedhësit dhe vjedhëses prejuni të dyve duart…”
Njëri nga bashkbiseduesit reagoi: “Jo, jo! Kjo është e tepruar, jo njerëzore”. Megjithatë, përkundër asaj që u munduam ne të pranishmit ta bindim atë myslimanin e mirë t’i themi, ta kthejmë në drejtësinë e ligjit të Allahut, që dënimi i rëndë në realitet ka pasqyrë humane etj., gjithçka qe e kotë. Nuk mundëm ta bindnim.
Pas këtij tubimi, nuk kam pasur rast që ta shoh më shokun tonë. Dikur kah pranvera, rastësisht e kam takuar. Ishte dobësuar dhe nervat i kishte të shkatërruara. Isha kurreshtar të di se për çfarë arsye aq gjatë nuk kishte ardhur në shoqërinë tonë. E luta që të vijë nesër. Dhe kështu, derisa ishim të gjithë të tubuar, na tregonte:
E dini që jetoj në periferi të qytetit. Dimrit derisa isha në shtëpi me gruan dhe fëmijët e vegjël, në shtëpi hyn një njeri i panjohur. Fytyrën e kishte të mbuluar, përveç syve, me një shami të kuqe, e në dorë mbante revole. Bërtiti:
Askush të mos lëvizë! Në të kundërtën të gjithë do t’i mbys me këtë revole, zëri i së ciles nuk dëgjohet!
Pastaj e urdhëroi gruan time që t’ia sjellë të gjitha stolitë që i kishte. Në të njëjtën kohë në shtëpi hynë edhe disa njerëz tjerë me fytyra të mbuluara, sikur ky i pari. Nga shtëpia morën gjithçka që ishte me vlerë. Një kohë të gjatë nuk kemi mundur të lëvizim nga vendi as unë, as gruaja e as fëmijët. Njëri nga shokët të cilit ende i kishte mbetur në kujtesë debati i dimrit mbi vjedhësin dhe dënimin e tij, e pyeti shokun tonë të vjedhur:
-Çka mendon tash për prerjen e dorës dhe dënimin e sheriatit për kriminelin?
- Për Zotin e meriton edhe kokën t’ia presin. Revolja e tij e drejtuar në gjoksin tim ka shkaktuar tmerr tek unë, e unë isha i paaftë t’a mbroj veten dhe pasurin time.
Tash ishim të gjithë të një mendjeje që dënimi i rëndë në realitet është sjellje humane dhe se teoria është tjetër, ndërsa praktika tjetër gjë. Ashtu edhe është vërtetuar kumtesa islame: “Ve lekum fil kisasi hajatun” “ “Ju në dhënien e dënimeve keni jetesë”, sepse kur njeriu e di që për krimin e tij do të jetë i ndëshkuar pa mëshirë, atëherë ai frikësohet dhe përmbahet që të mos bëjë krim dhe se parashikimi i dënimit të rëndë do të thotë humanizëm.
Përktheu nga boshnjakishtja:Shpend Hulaj