Nëna e trishtuar tha se Bashar Al Asad ka djegur zemrat e shumë nënave, dhe se "All-llahu do të bëjë të njëjtën gjë me të."
Një familje siriane ka gjetur djalin e tyre, 19 vjeçarin Muhamed Hasun, pasi ata besonin se ai kishte vdekur në një shpërthim bombe në korrik. Mohammed Hasun u gjend i gjallë, por në gjendje të rëndë në një spital turk.
Ikbal Hasun, nëna e djaloshit, i tha korrespondentit turk të agjencisë së lajmeve AA, se ata erdhën në Turqi pasi dëgjuan se Muhamedi është duke u trajtuar në një spital në Adana, në provincën jugore të Turqisë.
Ajo tha se ai u plagos rëndë në një shpërthim gjatë muajit të Ramazanit, por ata nuk arritën ta shohin atë më pas. Kërkimi i tyre solli asnjë rezultat, dhe atyre u thanë se edhe ai do të ishte martirizuar. Më vonë ata mësuan se forcat opozitare e sollën Muhamedin në Turqi.
Nëna e djaloshit tha se ata nuk munden të vinin në Turqi menjëherë për shkak të problemeve ekonomike, por pas huamarrjes nga një fqinj, ata ishin në gjendje për të udhëtuar për në Turqi ku edhe e gjetën djalin e tyre nën kujdesin intensiv të një spitali në Adana.
Ajo tha se ai nuk mund të lëvizë, hajë ose pijë asgjë dhe nuk e njeh askënd. Ajo shtoi se disa familje siriane vuajnë nga këto lloj trishtimesh. Ajo i bëri thirrje botës, në përpjekje për të kuptuar se çfarë kishte përjetuar nën mizorinë e regjimit sirian.
Nëna e Muhamed Hasun tha se ajo ishte e lumtur që është në Turqi, dhe se e ka të qartë se “Turqia ishte nëna dhe babai i tyre i vërtetë " pavarësisht historive armiqësore që iu propaganduan qytetarëve sirian.
Nëna e trishtuar tha se Bashar Al Asad ka djegur zemrat e shumë nënave, dhe se "All-llahu do të bëjë të njëjtën gjë me të". Ajo tha se ata do të kthehen një ditë në Siri, dhe Siria do të rindërtohet me ndihmën e botës islame.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha