Dëshira e vetme e Pejgamberit ishte që njerëzit ta gjenin rrugën e drejtë. Prandaj ai përballonte qdo vështirësi.
Urdhrat që i vinin nga Allahu i Lartë, ua predikonte njerëzve pa pasur aspak frikë. Kushdo le të thoshte qfarë të donte, por ai nuk hiqte dorë nga kjo.
Ndërsa ata që i adhuronin idhujt, luftonin më të pa u mërzitur dhe pa u lodhur. Puna e tyre ishte vetëm që ta mërzitnin dhe ta bënin të heqë dorë nga detyra e profetësisë. Ata bënin kurthe tradhtare njëra pas tjetrës.
Ato ditë prej të afërmeve të tij, që ishte me Pejgamberin dhe që e mbronte atë, ishte vetëm njëri. Ai ishte Ebu Talibi, pranë të cilit ishte rritur dhe të cilin e donte shumë. Ebu Talibi ishte një njëri që duhej dhe respektohej nga populli. Sjellja aq e guximshme e Pejgamberit i kishte zemëruar ata që nuk i besonin. Ata tashmë e kishin kuptuar se nuk do t’ia dilnin mbanë më më të. Andaj të gjithë se bashku u mblodhën, shkuan te Ebu Talibi dhe iu ankuan për nipin e tij: “Ebu Talib, ti je i madhi unë, por nipi yt i refuzon idhujt tanë dhe thotë se është gabim t’i adhurosh ata. Madje pohon se është një pejgamber i dërguar nga Allahu. Por ne nuk i pranojmë këto. Ose bëje të heqë dorë nga kjo punë ose ne do të luftojmë me të deri në vdekje.”
Ebu Talibi e donte shumë nipin e tij dhe kishte shumë frikë se mos i ndodhë diqka e keqe atij. Prandaj, nipin që e donte sa sytë e tij, e thirri pranë dhe i tha: “Muhamed. Populli i Mekes erdhen të unë dhe me treguan për gjendjen tënde. Të lutem kij mëshirë për mua dhe veten tënde dhe hiq dorë nga fjalët që i thua.”
Pejgamberi ynë i dashur u mërzit shumë nga fjalët e xhaxhait. Ai xhaxha deri më sot kishte qenë pranë tij edhe në të mirë edhe në të keqe dhe e kishte mbrojtur si sytë e tij, e tani qfarë po i thoshte? Si mund ta linte detyrën më të madhe që atij ia kishte dhënë Allahu? Kjo ishte e pamundur. Ai e donte se i vetmi ishte Allahu i Lartë që mund ta mbronte. Prandaj ai i tha xhaxhait: “Xhaxha, dije mirë se, nëse edhe diellin ma japin në dorën e djathtë dhe hënën në dorën e majtë, prëseri nuk heq dorë nga kjo. Unë e jap edhe jetën time për këtë.”
Pejgamberit i rridhnin lot nga fytyra e bukur. Kur e pa xhaxhai i tij kështu, nuk rezistoi dot, por e përqafoi dhe i tha: Nipi im, vazhdoje punën tënde. Bëj qfarë të duash se për Zotin kurrë nuk do të dorëzoj te ata.”
Ebu Talibi ia dha besën nipit se do ta mbronte gjithë jetën. Kështu nipi i tij u qetësua. Atij i dha krahë dhe fletë dhe qe nga ajo ditë nuk e zemëroi më asnjëherë.
Fragment nga libri “Pejgamberi im i dashur në 365 ditë”