Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka kritikuar fuqishëm karikaturat për Pejgamberin Muhamed a.s., të publikuara në revistën satirike franceze Charlie Hebdo, duke i konsideruar ato si nxitëse të urrejtjes dhe jotolerancës ndaj muslimanëve
Sekretari i Përgjithshëm i OKI, Ekmeleddin Ihsanoglu, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me publikimin e stripit për jetën e Pejgamberit Muhamed, a.s.
Ihsanoglu tha se publikimi është në kundërshtim me normat e gazetarisë së përgjegjshme, dhe keqpërdorur të drejtën e lirisë së shprehjes. Ai shtoi se nxitja dhe përkrahja e urrejtjes dhe intolerancës mbi baza fetare në këtë publikim është në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
Ai i bëri thirrje gazetës që t’i përmbahet dispozitave, veçanërisht atyre në kontekstin e Bashkimit Evropian (BE), për nxitej të urrejtjes dhe dhunës. Ai u bëri thirrje autoriteteve në Francë të marrin masa të duhura kundër kësaj gazete.
Ihsanoglu u bëri thirrje të gjithë muslimanëve të tregojnë mençuri dhe vetëpërmbajtje. Ai përsëriti qëndrimin parimor të OKI për zhvillimin e konsensusit ndërkombëtar për ballafaqimin me aktet e qëllimshme për nxitje (të urrejtjes), në kuadër të Rezolutës 16/18 të Këshillit për të drejtat e njeriut.