Selam alejkum,
ne kohen e fundit duke kerkuar tregime te llojllojshme nga historia, advantura, humor, horror, etj. kam hasur edhe tregime erotike, do me thene tregime nga njerez te ndryshme mbi disa ndodhi qe kan bere ne jeten e tyre me permbajtje seksuale, dhe e kan shkruar ne internet ne form te ndonje tregim.
Fillova te mendoj: a bejne pjese ne gjerat harram leximi i tregimeve erotike?
Kam pyetur disa persona dhe kam marre 2 pergjigje te ndryshme:
1) Po, eshte harram per shkak se eshte njejte sikur shikimi i ndonje film me permbajtje seksuale, ashtu keto tregime qe lexohen jane me permbajtje seksuale.
2) Jo nuk eshte harram nese nuk vin deri te ejakulimi me ane te prekjes, gjate leximit te ketyre tregime; dhe nese leximi i ketyre tregime erotike nuk na shtyn te bejme zina.
Keto jane 2 pergjigjet qe kam marre, tash une jam ne dyshim dhe kerkoi ndihme, keshille nga hoxha qe mendoj se do te mund te me tregoje sa me mire.
Shume falemnderit para kohe.