Princi Harry i Britanisë ka bërë të ditur se ka qëlluar banorët në Afganistan, gjatë përvojës së tij si pilot ushtarak. Harry, i cili qëndroi në Afganistan për 5 muaj, ka folur në media rreth rolit të tij si pilot I helikopterit “Apache”, dhe gjithashtu ka folur për vrasjen e “objektivave” të tij. “Po, kam vrarë, madje shumë njerëz. Për atë punë ishim atje.” Çdokush godiste mbi objektiva të caktuara, në sasi të caktuara”, tha ai. Princi Harry u largua nga Afganistani të hënën, ndërsa edhe vet pranoi se ishte më i privilegjuari nga të gjithë ushtarët. Llogaritet se numri i përgjithshëm i viktimave civile nga sulmet e trupave ushtarake të huaja janë 14.000. Lufta një-dekadëshe në Afganistan (2001-sot) ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve afganë, nga veprimi i huaj ushtarak, si dhe vdekjen e dhjetëra mijëra civilëve afganë tërthorazi, si pasojë e zhvendosjes, urisë, sëmundjeve dhe mungesës së trajtimit mjekësor.[justify]