Tapeti persian që zbukuron zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel, është i vjedhur, raporton Der Spiegel.
Speigel thotë se ai ka qëndruar atje i patrazuar për vite të tëra, derisa gazetarët zbuluan origjinën e tij.
Sipas revistës, qilimi në fjalë mund të jetë një prej 600 objekteve dhe veprave të artit, që janë vjedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Tapeti i zyrës së Merkelit besohet të ketë qenë pjesë e thesareve të grabitura gjatë kësaj kohe.
Mediat tregojnë se kancelarja Merkel është "tërbuar" për shkak të publikimit të këtij informacioni. Ajo është duke luftuar për kreun e ekzekutivit, përderisa partia e saj i humbi zgjedhjet në Saksoninë e ulët.
Objektet tjera të grabitura gjatë luftës krijuan një koleksion gjigand pikturash, argjendurinash e sexhadesh luksoze.
/mesazhi/